Nënçmimi rekord i euros në tregun financiar shqiptar, fenomen që ka vënë në vështirësi eksportuesit e disa segmente prodhuesish, ka nxitur një debat të nxehtë, që fokusohet në masë të madhe te efektet negative të një leku kaq të fortë, duke lënë jashtë diskutimit efektet pozitive. Por cilët janë praktikisht efektet pozitive dhe negative të nënçmimit të euros, apo cilët janë humbësit dhe fituesit?
Sigurisht që humbësit e mëdhenj janë eksportuesit, veçanërisht ata që kanë nënshkruar kontrata të shtrira në kohë me blerësit evropianë. Thjesht duke ju referuar të dhënave zyrtare, bie në sy se vetëm gjatë muajit prill importuesit e prodhuesit kanë humur rreth 80 milionë euro nga zhvleftësimi i kësaj të fundit. Një tjetër sektor që ka shprehur shqetësime, është turizmi, por ai e ka shumë më të lehtë se eksportuesit e prodhuesit t’i axhustojë çmimet me kushtet aktuale. Rënia e fuqisë konsumatore për disa kategori që të ardhurat i kanë në euro, sepse me të njëjtën sasi eurosh do të mund të blejnë më pak lek. Zhvlerësimi i kursimeve në euro, është një problem tjetër i dukshëm, duke parë se ato do të humbisnin ndjeshëm nga konvertimi në lek, ndërkohë që këto depozita, kanë edhe norma më të ulëta interesash nga bankat.
Ndërkohë që problem shumë më i mprehtë janë qytetarët e varur nga remitancat. Nga emigracioni hyjnë ço vit një total remitancash në vlerat 700-800 milionë euro. Këto të ardhura thelbësore për shumë familje shqiptare vuajnë shumë këtë zhvleftësim, pasi me të njëjtën sasi eurosh të marra nga familjarët jashtë kufijve blihen më pak mallra e shërbime, por gjithashtu humbasin edhe kur i depozitojnë në banka.
Por, cilat janë efektet positive? Shqipëria ju gëzua një norme inflacioni më të ulët se mesatarja e rajonit a më gjerë. Sipas Bankës Qendrore, një normë kaq e ulët inflacioni i detyrohet në masë të madhe mbiçmimit të lekut ndaj monedhës së përbashkët evropiane. Në këtë kontekst, qytetarët që i kanë të ardhurat në lek mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të mallrave të importit, pavarësisht se kjo gjë nuk është reflektuar në masë te konsumatorët, ndërkohë që ka filluar të aplikohet disi nga njësitë e mëdha të tregtisë me pakicë. Përfitues të drejtpërdrejtë janë edhe bizneset importuese, të cilat mund të blejnë më lirë mallrat në vendet e Bashkimit Evropian.
Individët që kanë të ardhura në lek dhe kanë marrë një kredi në euro janë fituesit e mëdhenj, pasi paguajnë këste më të vogla. Me një vlerë më të ulët lekësh, ata mund të blejnë më shumë euro. Turistët shqiptarë që do vendosin të pushojnë jashtë kufijve kanë aktualisht shansin t’i gëzohen çmimeve më të ulëta, ndërkohë që përfitues janë edhe personat që marrin shërbimet shëndetësore në Euro, ashtu si dhe të rinjtë që studiojnë jashtë kufijve e që pagesat i bëjnë në monedhën e përbashkët evropiane.
Gjithashtu individët që kanë pasur dëshirë të udhëtojnë si turistë në vendet e Europës, tashmë kanë mundësinë më të mirë për ta bërë, pasi një biletë ose një rezervim në euro mund sigurohet duke shpenzuar më pak para (këtu janë përfshirë ata individë që të ardhurat e tyre janë në lek)
Për sa i përket bizneseve ndikon pozitivisht importet që kryen në euro pasi ato bëhen më të lira. Importet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi përbëjnë pjesën më të madhe të bilancit të pagesave. Një gjë mund të thuhet me siguri: Qeveria është fituesja e madhe e nënçmimit kaq të fortë të euros. Për vitin 2022, borxhi publik ra në shifra drastike, sa 64% e PBB, dhe një pjesë e mirë e kësaj rënieje i detyrohet pikërisht uljes së kostove të shërbimit të borxhit.(Lorenc Rabeta)
Në tregjet financiare ndërkombëtare, këtë javë është shtuar kërkesa për lekun shqiptar,duke qenë se euro është shverësuar shumë.
Kjo eshte gje e mire deri diku per qytetaret se mund te kene me shume euro kur dalin jashte e te ulen cmimet te mallrat e importit neper dyqane sidomos ne ushqime e tek karburantet; euro me mire te shpallet monedhe zyrtare si leku paralel me te; blerjet e medha ne euro behen si shtepia makina siguracione mallra sherbime etj etj etj, por po filloi te paguhet edhe kafja edhe paketa cigares e shishja ujit ne euro ashtu si ne lek kjo eshte mire se meson popullaten me kete monedhe per te ardhmen;tregtaret me pakice te mos ngrene cmimet por madje edhe ti ulin po munden; Kurse eksportuesit shteti ben mire te vijoje tu kompesoje humbjet.
...bile bile po bene euron monedhe zyrtare si dhe lekun atehere edhe pagat ne shtet e privat mund te jipen edhe ne euro, e duke qene vend i vogel e ekonomi te vogel ne shume pak vite dhe euro do jete dominante ndaj lekut ndoshta 5, 6 a 7 vjet nuk duhen per kete gje, ose edhe pak me shume kete e vendos banka e shtetit; problem do jete rritja spekullative e cmimeve nese euro behet monedhe zyrtare, ketu hyne ne loje bankat pastaj qe te kene likuiditete te mira ne euro qe mos te ngrihen cmimet kacafiu...
Duhet nje Fullane ne drejtimin e Bankes se shtetit, dhe te punojne per interesat e shtetit ka nje bollike ne euro ky shance nuk i vjen me shqiperise. Banka e shqiperise te presin leke e te blejne euro ne trege dhe ketu euro te perdoren ne investime ne energji djellore qe te prodhojn me shum euro. Na pelqen apo sna pelqene shum djeme po rrezikojne ne evrope algli dhe po fusin valute pa esape ne shqiperi. Te pakten shteti te gjejne nje menyre ta mblethe kete valute dhe ta investojne per te hapur vende pune dhe te rrisin mirqenjen e shqiptareve.