Bizneset eksportuese “shkarkohen” nga tatim-fitimi – Qeveria merr masa për të kompensuar zhvlerësimin drastik të Euros

7 Qershor 2023, 22:41Ekonomia TEMA

Bizneset eksportuese “shkarkohen” nga tatim-fitimi – Qeveria

Monedha e përbashkët europiane preku të mërkurën nivelin më të ulët të saj nën 107 lekë. Zhvlerësimi euros pëgjatë muajve të fundit ka qenë shqetësimi kryesor për bizneset eksportuese, për shkak të humbjeve të mëdha që u ka shkaktuar.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka vendosur te lëhtësojë subjektet që punojnë me kontrata porosie, sç janë ato në industrinë e veshjeve dhe këpucëve, me qëllim amortizimin e pasojave të shkaktuara nga kursi i këmbimit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që shtyn pagesën e kësteve të tatim-fitimit për këto subjekte deri në Mars të vitit 2024, ndërkohë që do të kenë lehtësi edhe sa i takon rimbursimit të TVSH.

E pyetur nga mediat lidhur me emetimin e një eurobondi të ri me vlerë 600 milionë euro, Ministrja pranoi këtë vlerë por theksoi se ende nuk janë mbyllur procedurat, dhe gjithë procesi pritet të përfundojë brenda kësaj jave.(Elisabeta Dosku)

1 Komente

  1. k
    k

    Europa eshte ne krize prandaj shvlefsohet euro,kurse shqiperia lulezon me ekonomi te forte ,duke forcuar lekun.Kete jave ,nëper tregjet financiare botërore,kishte kërkesa te mëdha per lekun shqiptar.

    Lini një Përgjigje