Bizneset në Shqipëri superfituan në kohë krize! – 105 milionë euro më shumë nga tatim-fitimi, “thyhet” rekordi i 5 viteve të fundit

24 Shkurt 2023, 21:50Ekonomia TEMA

Bizneset në Shqipëri superfituan në kohë krize! – 105

Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi i fitimit mbi biznesin rreth 47.7 miliardë lekë për gjatë vitit 2022.  Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e  Financave, krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga ky zë janë rritur me 12.1 miliardë lekë apo 105 milionë euro.

Përpos rritjes me thuajse 40 për qind krahasimisht me në vit më parë, të ardhurat nga ky zë kanë tejkaluar edhe planin vjetor me 1.7 miliardë lekë. Për të bërë një pasqyrë më të mirë të ecurisë së bizneseve, fitimit dhe tatimit të arkëtuar mbi këtë fitim, SCAN TV ka analizuar shifrat e 5 viteve të fundit, të cilat kanë qenë sfiduese për ekonominë, duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhën që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pandemisë dhe së fundmi kriza e rritjes së çmimeve.

Ajo që vihet re se të ardhurat nga tatim fitimi në 2022 janë  më të lartat e regjistruara ndër 5 vite, duke shënuar rritje që kapërcen edhe nivelin 40 për qind, ndërsa të ardhurat më të ulëta regjistrohen në vitin 2020 kur dhe ishte kulmi i pandemisë Covid 19, që u pasua me një rënie të aktivitetit tregtar.

Një ndër arsyet e kësaj performance, lidhet me efekti i rritjes së çmimeve, ku shumë subjekte mund të kenë marrë furnizim përpara krizës dhe pas fillimit të saj kanë përfituar duke rritur çmimet dhe rrjedhimisht kanë fituar më shumë. Nga ana tjetër duke qenë se ky tatim mblidhet pasi zbriten shpenzimet, efekti krizë, mund të ketë sjellë “stepje” në kryerje shpenzimesh nga ana e sipërmarrjeve, duke i mbajtur ato në nivele minimale.

Po ashtu, rritja progresive e numrit të bizneseve aktive në vend është një tjetër tregues i kësaj performance. Ndërsa një tjetër arsye ka të bëjë me pagesën në kohë të kësteve nga ana e tatimpaguesve, duke qenë se një vit më parë për shkak të pandemisë ka pasur vonesa të konsiderueshme, ku dhe u aplikua amnisti për gjobat e vendosura.

Sipas tatimeve, aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje  në të gjithë vendin paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara.  Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm. (Elisabeta Dosku, Scan)

3 Komente

  1. N
    Noci

    Kjo tregon se eshte rjepur ky popull nga biznesi duke vendosur çmime pa asnje llogjikë ekonomike.Nuk e di a ekziston shoqata per mbrojtjen e konsumatorit por ne bote ka raste kur u behet thirrje konsumatorëve per bojkotimin e subjekteve te veçanta

    Përgjigjjuni
    1. g
      gjergji

      Te "shkretit" shqiptar.vuajn per buken e gojes.Vazhdojne te rrejne e mashtrojne,te ankohen,lypin apo vjedhin "se nuk mbushin barkun me buke".E vazhdojne ......Te pazanat,te pa shkolluar,injorant ne kulm,por vazhdojne te drekohen apo darkojne ne restaurante te shtrejne te mbushura plote e perplote te shtundeve e te djelave e te jene pronar te maqinave super te shtrejta qe paguajne jo pak per mirembajtjen e tyre e natyrisht jo pak edhe per benzinen e pa llogarit shtepijat e tyre super te mirembajtuara e te mira.Te shkretit emigrant qe vijne te kalojne pushimet ne Shqiperi!!!! Deshroj e uroj inshalla:qe ky popull sherohet nga "semundja" e genjeshtres e mashtrimit sa me shpejte te jete e mundur,te punojne e te mos rrefuzojne te punojne,se vetem me pune sigurohet nje jete e mire.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me kembe ne toke

        Dhe nje faktor tjeter per tu evidentuar qe zoti gazetar kur ben nje shkrim nuk i futet nje analize te thelle. Per muajt nentor- dhjetor,nga ana e Tatimeve,te gjitha bizneseve ju eshte komunikuar dyfishimi i pagese se kestit te tatim- fitimit,pavaresisht analizes nese keto biznese per vitin 2022 parashikoheshin me fitim apo me humbje.Besoj se ky urdher ka qene direkt nga M.Financave ,apo D.P.Tatimeve,ose nqs nuk ka patur prapavije politike ,ka qene urdher i drejtuesve te D. P.T per te "tejkaluar" planet e realizimit te te ardhurave dhe te ruajne ende by.... ngrohte ne karriget e ngrohta te administrates shteterore. Ketij gazetari qe ka bere kete shkrim i sugjeroj qe mbas dy-tre muajsh te bej nje tjeter shkrim ,me te njejten teme, ku te evidentoj realisht sa eshte tatim fitimi real qe shteti duhej te arketonte per 2022 dhe jo sa paradhenie ka marre per zerin tatim fitim. Jam i sigurt qe per 2023 ,nje pjese e madhe e bizneseve,tatim fitimin e kane te parapaguar nga 2022 per shkak te kerkesave absurde dhe presionit qe kjo administrate tatimore ben mbi biznesin ne muajt e fundit te vitit me qellim realizimin dhe tejkalimin e te ardhurave te planifikuara.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje