Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ka shënuar një rënie me 0.8 pikë në muajin gusht, por pavarësisht kësaj, qëndron 8 pikë mbi mesataren historike.
Rënia erdhi kryesisht nga ulja e besimit në industri, ndërtim dhe shërbime, ndërsa tregtia ka shënuar një rritje të fortë.
“Kjo tregon një ngadalësim të lehtë të ritmit të optimizmit në ekonomi, i ndikuar nga pritjet e zymta të bizneseve, sidomos në industri dhe shërbime, por gjithsesi mbetemi mbi mesataren historike”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Edhe besimi i konsumatorit ka pësuar një rënie të lehtë, duke reflektuar pasiguri për situatën ekonomike dhe financiare të familjeve.
Në të kundërt, sektori i tregtisë vijon të mbetet në rritje, falë pritshmërive më pozitive për punësim dhe shitje.
“Shifrat tregojnë se tregtia po ruan një performancë solide, e ndihmuar nga konsumatorët vendas dhe turistët, por sfidat mbeten në sektorët prodhues dhe ndërtimor, të ndikuar nga kostot e larta dhe pritjet për ngadalësim të kërkesës”, shtoi Xhepa.
Ekspertët theksojnë se nevojiten politika që nxisin investimet dhe rrisin produktivitetin, për të ruajtur ecurinë pozitive të ekonomisë në muajt në vijim.
O ekspert… kur pritsherit per gjetje pune jane ne orizont, zakonisht rriten te gjitha deget ekonomike dhe jo disa sic na thua. Pershembull nje shembull… rritja ekonomike gjermane me 5 vitet e fundit ishte aty, por ne sektorin baze, ate te makinave kishte ulje gjate ketyre viteve por disa “ ekspert” thonin njesoj si ju qe ne pergjithesi kemi rritje dhe do vije edhe rritja ne sektorin e makinave pasi do ndjeke ekonomine. Rritja erdhi haaaaa sektori i makinave ne krize totale. Fundi i shembullit: Kur nje sektor ekonomik nuk shkon mire, prit krize-ngadalsim. Tani egziston edhe kjo “ kush do e mbaje mend eksertizen tuaj kur te vije dita”