Dyfishohet taksa për tokat bujqësore – Sa do të paguhet për hektarë dhe kush përjashtohet nga detyrimi?

10 Tetor 2023, 21:40Ekonomia TEMA

Dyfishohet taksa për tokat bujqësore – Sa do të paguhet

Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh,  parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka.  Por sa do të jetë niveli i taksës për hektarë?

SCAN TV ka siguruar shembujt të një barre tipike tatimore të ndërmarrë nga Ministria e Financave, duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori në bashki të ndryshme.

Konkretisht, në Bashkinë Tiranë, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli aktual i taksës është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 1000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 10 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %,  dhe taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 10 mijë lekë.

Nëse do marrim si shembull Bashkinë Lushnje, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli i taksës aktuale është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 700 lekë/m2, vlera e taksueshme është 7 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 7 mijë lekë.

Pra e thënë ndryshe, edhe në këtë rast, përqindja e aplikuar për tokën bujqësore do të jetë e njëjtë për çdo bashki, në bazë të vlerës së tokës, dhe në ato njësi ku vlera është më e madhe, detyrimi për tu paguar nga qytetarët që disponojnë parcela bujqësore do të jetë më i lartë.

Sipas draftligjit, përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes. (Elisabeta Dosku)

7 Komente

  1. k
    komisar tepelene

    bravo Edo sa me shume ti shtypesh aq me shume te duan,shume pak tax u ke vene ,kush nuk e paguan gati eshte Zamir mane me shoke ta perlajne gjithe tokat

    Përgjigjjuni
    1. P
      Phoenix

      Po mbysin pavaresine ushqimore, qe te jeni te varuar te kompanite Globale te Bill Gates e kompani edhe per nje Patate e Donmate. Duke krijuar varesi te ushqimi, pastaj do ju skllaverojne e heqin qafe si minjte, nen nje rend feudal teknokrat te papare kurre ne historine e njerezimit, Po nuk u zgjuat dhe shpejt, nuk kini asgje ne vije, me kriminelet qe pretendojne se ju duan te miren e ju qevieisin, qofte ne pozite apo opozite se nje mut i nje haleje jane ata, pavaresisht maskave e ngjyrave qe veshin. Zgjohuni dhe mos kooperoni me skllaverine dhe shkaterrimin tuaj e te femijeve, niperve e mbesave tuaja.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Bobo, ! I griu me taksa fshataret e shkrete ky spiuni i Serbise, Rama hajduti . Ngrihuni more te gjithe kunder ketij armiku te eger te Shqiptareve, se po ju merr jeten

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          Ketij po i vin verdalle ,po e mbush kupen avash avash dhe populli s eshte budalla ,ngeli duke ngritur taksat ,dhe per vete bredh si kurvat evropes,dy dite se kapin ne shqiperi kete ,lere qe kuvendin as e ka pare me sy

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti1991

            Duhej, sepse prodhimi buqesor eshte rrrtur shuuume. Ata qe merren me buqesi e blegtori nuk dine c,ti bejne parate e fituara nga prodhimi. A thu valle, vetem sarkazma na ka mbetur???? buqesine e blegtorine e ka marre lumi o shok qeveritar.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Y

              60 perqind e tokes eshte pa punuar.duhet te paguajne shume ata qe nuk e punojne token ndersa ata qe e punojne duet te paguajne shuman simbolike

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jugu

                Kjo eshte nje politike vertet e mire e Rames se keshtu i ben njerezit te punojne token, te marrin prodhime, te shesin, dhe te fitojne lek. Nese nuk e punojne, atehere shteti ka te drejte ta sekuestroj dhe tja japi atij qe e punon, firmave te medha qe e ven ne shfrytezim dhe vendi perfiton shume keshtu. Bravo Rama, me keto politika bujqesore qe po ndjek e ke voten e fermereve/fshatareve edhe per 20 vite. Ec aty bobo.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje