
Qeveria është e pakënaqur me kontributin e sektorit të turizmit në buxhetin e shtetit për këtë sezon turistik, i cili surprizoi me shifrat e vizitorëve të huaj. Në 2022, të ardhurat në total arritën në 2.8 miliard euro, ndërsa pritshmëritë janë se këtë vit do të arrijë në 4 miliard euro. Por sipas zv.ministres së Turizmit Vilma Bella, ulja vite më parë e TVSH për hotelet në 6 % nuk ndikoi sa duhet në formalizimin e tregut. Ndaj dhe qeveria do të përcaktojë nga viti që vjen çmime referencë në këtë sektor.
“Qeveria iu përgjigj kërkesës së vazhdueshme të biznesit për të ulur TVSH, por realiteti na tregon se jo të gjithë subjektet janë sjellë korrekt me shtetin në pagesën e detyrimeve. Informaliteti është ende prezent. Ndaj dhe ne si qeveri do të bëjmë një marrëveshje me platformat online siç është Air BNB me qëllim evidentimin e saktë të apartamenteve që jepen me qira. Të gjithë duhet të trajtohen njësoj brenda sektorit”, u shpreh Bello në emisionin E-ZONE në Vizion Plus.
Qeveria nuk ka një të dhënë të saktë të apartamenteve apo vilave që jepen me qira në platformat online. Por mendohet se janë 8 mijë apartamente në booking dhe rreth 20 mijë në Air BNB. Rreth 80 % e tyre janë në informalitet të plotë duke mos paguar detyrime në shtet. Sipas një studimi të PNUD, ky treg xhiron në një vit rreth 20 mln euro.
Se ç’me kujton rripin e Gazes kjo foto.
si gabelt eshte tirana turp
Jo edhe aq por politikanet shqiptare po bejne cmos qe ti ngjaje... Ja shiko se si po vrapon qeveria qe te mos lere asnje shteg qe edhe shqiptaret te punojne. Vrap te taksoje gjithe ata qe punojne, ndersa ata qe vjedhin, drogaxhinjte, tutoret, te korruptuarit ... ata nuk i "takson" dot. Ahmetajt u "ikin" nga duart, ndersa nje apartament ne Vlore do ta taksojne sepse kane gjetur te bejne akord me AIRBNB. Pse nuk takson Ols Carin te parin meqe ia di edhe pasurine!?
O shoku kjo eshte strategji dhe une kam frike se nuk eshte e hartuar nga shqiptaret. Kjo eshte strategji qe te zbrazet Shqiperia. Ne rast se nuk ke mundesi te krijosh te ardhura per te jetuar normalisht, e vetmja rruge mbetet emigrimi. Kam frike se dikush na e ka zhytur kete here. Ky kaqoli i gjate sado budalla qe eshte nuk mund te krijoje gjera te tilla. Them se eshte dore e huaj.
i njejti popull
Vendimi o qeverrise driteshkurter!! Ky vendim, ne nje kohe shume te shkurter, ka per ta çuar cmimim e qirave e shtepive ne Tirane, ne qiell!! Kush ka nje apartament ne nje vend te mire dhe qe deri tani e ka leshuar me qira afat gjate, tani e tutje nuk do e beje me, me AirBnB, mund te kapi shifra shume here me te larta, duke leshuar me dite per turistet, venomen qe hasen gjithandej neper perendim!!! Te gjitha universitetet me te rendesishme te vendit jane ne Tirane, nuk e di se si mund te behet nje dakordesi e tille duke penaluzuar keshtu studentet , praktikisht mund te studioje vetem ai qe perballon ato shpenzime, e do jene te shumte ata qe nuk munden, edhe pse me aftesi te larta! Iniziative politike jo prej nje qeverrie te majte!!
Nje veprim shume i gabuar nga ana e Qeverise. Pse? Kush ka nje apartament dhe e jep me qira apo AirBnB ka bere nje investim, nuk e ka bere Qeveria ate investim, dhe gjithe riskun e ka marre persiper individi. Me Kujtohet ne vitin 1994 erdhi ne Itali, Modigliani, fitues i cmimit Nobel ne ekonomi dhe i thane qe Napoli ka ekonomi informale. Ai tha shume mire, ekonomia informale kur Qeveria nuk hap vende pune eshte nje faktor pozitiv per ekonomine. Ne ate kohe hapja e nje vendi pune ishte afer 300 mije USD. Por sot eshte me shume me shume dhe Qeveria nuk i ka keto leke. Faktet e tregojne kete. Dhe keto 8000 apartamente me qira dhe 33 mije AirBnB, jane nje investim rreth 15-20 miliard dollare po te gjente Qeveria alternative pune per pronaret. Taksa duhet te jete minimale, jo me shume se 3%. Shqiperia ka nevoje per 10 vjet te tjera pune dhe nivel turizmi (nese ka fat me kohen) prej 10 milion turistesh ne vit, te stabilizoje keta njerez, konsumet nga turizmi qe ne asnje menyre nuk duhet te bien (bujqesi, industri ushqimore, agriturizem, suvenire, artizanat etj) per te perballuar shpenzimet ne infrastrukture. Persa i takon turizmit elitar (fjale shume madhe dhe BOSHE), Shqiperise i duhen vite (ambienti super i paster dhe i rregulluar, muzeume te klasit te pare e trashegimi kulturore qe ne nuk e kemi si te Italise, Greqise, Kroacise, Turqise, industri ushqimore me stardartet e BE etj. Pra turizmi elitar do te shtohet gradualisht ne numur dhe paralelisht me turizmin masiv, besoj do bashkejetojne per nja 10-15 vjet. Asnje shtet nuk e refuzon turizmin masiv, as Italia, as Turqia, as Greqia as Kroacia, keto gjera i vendos tregu. Por per taksen e AirBnB apo apartamenteve, mendojeni mire se do shkaktoni efekt te kundert, do rriten cmimet dhe do pakesohen ardhjet, kjo eshte e sigurte. Maksimumi 3%, pse jo edhe ZERO.
ne kemi qeveri palaco te korruptuar
Qiraja eshte fitim qe taksohet kudo neper bote. Nuk eshte drejt ligjor qe te jete taksuar ne 0%
Nese ben biznes do paguash taksa zoteri. Se na hapet barkun ju qe keni grabitur te tera apartamentet ne Tirane, keni rritur cmimet dhe komplet fitimin e fusni ne xhep.