Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksë mbi truallin e ndërtimit për banesën e tyre. Drafti i ri i qeverisë i hedhur për konsultim, i siguruar nga SCAN, jep shembuj konkretë të një barre tipike tatimore për një taksapagues për parcela toke për qëllim banimi në bashki të ndryshme duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për atë kategori.
Konkretisht, nëse do ti referohemi bashkisë më të madhe në vend, Tiranës, për kategorinë truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2, niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 26.073 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 13 milionë lekë.
Me nivelin e taksës 0.1 për qind të propozuar, taksa për tu paguar në të ardhmen është 13.036 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë. Siç shihet nga shifrat, taksa e aplikuar deri më tani ka qenë modeste dhe pa ndikim në të ardhurat buxhetore.
Për një truall rezidencial me sipërfaqe 500 m2 në Durrës, niveli aktual i taksës është 0.56 lekë/m2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 280 lekë, çmimi për m2 vlerësohet në 15.000 lekë/m2, dhe vlera e taksueshme në këtë rast është 7.5 milionë lekë. Me nivelin e taksës 0.1 për qind të propozuar, taksa për tu paguar në të ardhmen është 7500 lekë, ku gjysma paguhet vitin e parë dhe gjysma vitin e dytë.
Pra edhe në këtë rast, aplikimi i taksës mbi truallin është progresiv, sa më e lartë të jetë vlera aq më shumë do të paguajnë qytetarët. Sa më e vogël të jetë vlera e truallit për banim për m2 , aq më i ulët do të jetë detyrimi.
Baza e taksës për truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi ose posedim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i truallit bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së truallit në posedim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli.
Sipas projektligjit, vendosja dhe mbledhja e taksës mbi parcelat, për kategoritë tokë bujqësore dhe truall, bëhet deri në datë 31 dhjetor 2027.
Po kur ndertohet pa leje sa eshte taksa,se ato qe marrin leje per te qene ne rregull me shtetin e hajne taksen kokes Ato qe ndertojne pa leje favorizohen nga shteti dhe i legalizohet objekti.Shtet hajdut qe nuk i kthej kurre pronat te pronaret e vertete por ja dha atyre qe nuk kishin lidhje me pronen fare
Mese e drejte ! fatekeqesisht ! qe neve si Popull jemi zero ! Vrasim njeri tjetrin per nje metere Toke ose pse me pe ne sy ! dhe kure vjen puna per vjedhje kolosale te Mbijeteses se Tokes private ! zbrete Penecilina Sali dhe ju thote njerezimit ! zbrisni Jetoni ku te doni ! vidhni ku te doni ! vudhni ke deshironi ! se edhe une pervece vjedhjeve Miliarda do te djege ne fund shqiperine ! pervece vjedhjeve dhe djegjes qe do beje do ju dhuroje te gjithve Qytetareve te vjedhin te hapin Depot e Armeve dhe pastaja askush nuk do te kete kohe te meret me Tokat private...se njerezot do te vriten me njeri tjerin ! dhe neve perseri si komunsta dhe Patriot ete Dikatorit hoxha do ti sherbejme shperberjes te shqiperise..
Vidh Ministrat e Ramutit ,paguan populli,prish koncensionet ,paguan populli ,prape gjyqin me Beketin dhe pallati Bashes paguan populli ,me tigrat e Belinda buces paguan populli ,,O Ramut hajduti po mire ore po gjithe ato pallate te pa hipotekuara ku vete taksa ,sepse pallati eshte i pa regjistruar o hajdut i rilindjes
Keta flasin per taksa kur dihet qe toka u nda me reformen agrare te Saliut.Nga Vicidoli dikur me saraje tani.Kur zoteron nje shtepi taksa duhet te jete me e vogel por edhe sipas siperfaqes dhe kur ke te tjera qe i jep ose nuk i jep me sera taksa eshte me e larte.Mbaroni me regjittrimin e toårs ne te gjithe vendin e pastaj merruni me batakcinjte e hajdutet ne fillim qe kane vjedhur e rrembyer prona e troje e pastas per te teja gjera.