Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

3 Tetor 2023, 17:31Ekonomia TEMA
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të

Nga Leons Hasani

Republika Popullore Kineze më 7 shtator 2023 festoi 10-vjetorin e lançimit të projektit “Një Brez, Një Rrugë” nga presidenti Xi Jinping në një fjalë të mbajtur pranë Universitetit Nazarbayev në Kazakistan. Pas një dekade iniciativa “Një Brez, Një Rrugë” e shtrirë në 154 shete të botës po trumbetohet nga ana e qeverisë kineze si një sukses global me transformime të qenësishme në jetën ekonomike të vendeve që janë pjesë e projektit të saj.

Por si qëndron e vërteta, cilat janë faktet kokëforta që projekti “ambicioz” kinez ka lënë në vendet që janë të përfshira? Sa realiste janë vlerësimet e njëanshme të efekteve negative që ka prodhuar ky projekt dhe përse ato relativizohen nga ana e qeverisë kineze? A ka patur ky projekt raste dështimi në dhjetra shtete dhe a ka sjellë pasoja të parikuperueshme falimentimi në aspektin ekonomik?

Të dhënat empirike të një dekade të këtij eksperimenti a duhet të na bëjnë të ngrejmë pikëpyetjen se cili është qëllimi real i projektit “Një Brez, Një rrugë” i Republikës Popullore Kineze? E në fund Shqipëria si pjesë e këtij projekti çfarë përfiton?

Përpara se të shpjegojmë dhe analizojmë të gjitha pikëpyetjet e ngritura më sipër dhe të bëjmë përthyerjen e ndikimit të tyre në realitetin e ekonomisë shqiptare, le të ndalemi pak tek qëllimi zyrtar i deklaruar i projektit.

Përmbledhur shkurt qëllimi i projektit “Një Brez, Një Rrugë” i deklaruar nga vet presidenti Xi Jinping është unifikimi i tregut global përmes konsultimit të politikave, krijimit të linjave të reja rrugore, lehtësimin e tregëtisë dhe qarkullimin monetar mes shtetit kinez dhe shteteve që janë pjesë e këtij projekti.

Tani le t’i rikthehemi fakteve dhe pikëpytjeve të ngritura. Projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” parashikon që të investojë 1 deri në 8 trilion dollarë në infrastrukturë (rrugë, hekurudha, porte, aeroporte, teknologji, burime nëntokësore, shendetësi, etj) në vendet që janë pjesë e këtij projekti, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Por si është ngritur skema e financimeve të këtyre projekteve, ku i gjen shteti kinez paratë që investon në sektorët strategjikë të këtyre vendeve, pra çfarë interesi ka Kina në këtë projekt global?

Skema është shumë e thjeshtë: shteti kinez nëpërmjet sistemit të tij bankar financon përmes kredisë projekte strategjike në shtetet antare me një normë interesi deri në 5%, me kushtin për të qenë aksioner në investim, si dhe në rastet kur kredia nuk shlyhet kolaterali (vepra e investuar) kalon në menaxhimin e palës kineze për 99 vite.  Rikujtojmë këtu që norma e interesit që jep FMN për projekte të ngjashme nuk shkonë më shumë se 2%. Gjithashtu vlen të theksohet se mbi 500 institucione bankare në shtetin kinez që kanë financuar projekte të ndryshme në mbi 60 shtete kanë probleme serioze me likuiditetin dhe bilancet financiare.

Përtej kësaj, gjithkush prej jush mund të mendojë se kjo është një marrëdhënie mes shteteve në kushtet kur të drejtat dhe detyrimet që lindin nga marrëveshjet janë të njohura nga të dyja palët po njësoj.

Por historia e projektit “Një Brez, Një Rrugë” është e mbushur plot me dështime edhe për vende si Italia, një shtet i fuqishëm i G7-ës që zgjodhi t’i bashkohej këtij projekti. Bilancet tregtare mes Italisë dhe Kinës vitet e fundit flasin për një rënie drastike të eksporteve të Italisë si në volum, po ashtu edhe në vlerë drejt Kinës. Ndërkohë që eksportet kineze kanë pushtuar me produktet e tyre tregjet e brendshme te Italisë. Gjithashtu Kina është bërë aksionere e porteve më të rëndësishme të Italisë, duke përcaktuar politikat e porteve lidhur me trarifat, kuotat, kohën e qëndrimit dhe hapësirat e porteve dedikuar kontenierëve kinez. Ekspertët e ekonomisë, por edhe institucionet shtetërore të Italisë po e mendojnë seriozisht gjetjen e një zgjidhjeje afatshkurtër për t’u çliruar nga kthetrat e projektit “Një Brez, Një Rrugë”, i cili erdhi me premtimin për ta bërë Italinë një vend me rritje ekonomike të qëndrueshme, por që në fakt ndodhi e kundërta.

Duket se edhe drejtimi politik i Italisë e ka kuptuar gabimin që kanë bërë paraardhësit e tyre në mars të vitit 2019 dhe kjo u vu re qartë nga prezenca e kryeministres italiane znj. Meloni në konferencën e Partneritetit për Investime në Infrastrukturën Globale ku u inicua krijimi i Korridorit Ekonomik Indi, Lindje e Mesme dhe Europë (IMEC) mbajtur më 9 Shtator 2023 në New Delhi të Indisë.

Sri Lanka është shteti tipik që projekti “Një Brez, Një Rrugë” përmes kredisë i falimentoi ekonominë duke jua dhënë në menaxhim kompanive kineze portet dhe sektorët me strategjikë të ekonomisë për një afat prej 99-vitesh. Probleme të ngjashme kanë shtete si Greqia, Mali Zi, Kazakistani, Portugalia, Indonezia, vendet e Gadishullit Afrikan, Lindja e Mesme etj. Po ashtu Rumania, Lituania, Republika Ceke, Sllovenia dhe Kroacia kanë bllokuar shumë projekte të sponsorizuara nga bankat kineze.

Bëmë një panoramë të asaj se çfarë ka prodhuar më së shumti projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” kudo ku ka gjetur akses në këto 10 vite për të kuptuar se çfarë ndodh ose çfarë pritet të ndodh me vendin tonë nëse i drejtohemi bankave kineze për të investuar në sektorët strategjik në kuadër të këtij projekti.

Shqipëria i është bashkuar në Maj të vitit 2017 projektit kinez “Një Brez, Një Rrugë” dhe deri më sot nuk ka patur asnjë përfitim direkt apo indirekt në ekonomi.

Ajo që duhet theksuar në këtë rast është se Shqipëria ende nuk ka rënë në peshën e borxhit që Kina krijon përmes projektit “Një Brez, Një Rrugë”. Do të ishte fatale për ekonominë shqiptare nëse do të pranonte të zhvillonte projekte strategjike bazuar mbi një filozofi tashmë të dekonspiruar ndërkombëtarisht.

Shqipëria është e lakmueshme jo vetëm për qëllimin e deklaruar të projektit “Një Brez, Një Rrugë”, duke e shndërruar atë në një zonë të lirë ekonomike për investitorët kinezë si një nga urat kryesore lidhëse me rrugët tregtare globale për të transportuar mallrat kineze, por nga ana tjetër qëllimi politik i Republikës Popullore Kineze është i pastër ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj çdo vendi që është pjesë e këtij projekti.

Me të drejtë projekti “Një Brez, Një Rrugë” është cilësuar nga shumë ekspertë, institucione, shtete dhe organizata ndërkombëtare si një iniciativë me qëllim të pastër për pushtimin ekonomik dhe politik të vendeve më të vogla dhe më të varfëra duke vendosur një rend të ri botëror nën udhëheqjen e Kinës.

Shqipëria është një vend antarë i NATO-s me një pozicion gjeografik tejet strategjik si në aspektin tregëtar, por edhe atë ushtarak nga shtete të cilat kërkojnë të sfidojnë NATO-n. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm që udhëheqësit politikë të Tiranës zyrtare duhet të mbajnë në konsideratë në çdo marrëdhenie me Pekinin zyrtar referuar këtu zhvillimit të projekteve infrastrukturore përmes kredive.

Projekti “Një Brez, Një Rrugë” ka rënuar ekonomikisht shtete më të fuqishme dhe më të mëdha sesa Shqipëria, duket sikur i ka kthyer ato në koloni kineze që vetëm ushqejnë rrugët tregëtare të Kinës. Mësimi që duhet të nxjerim nga shtetet që kanë luajtur me zjarrin e borxhit kinez duhet të na bëjë të jemi më vigjilent si në orientimin e politikave ekonomike, por edhe në marrëdheniet tregëtare që ndërtojmë me shtetet e huaja. Sepse në të kundërt do të kishim një shkatrim të strukturës ekonomike, një goditje të financave publike dhe buxhetit të shtetit, privatizim të sektorëve nga kompanitë kineze, si dhe një ulje të prodhimit dhe konsumit brenda vendit si pasojë e borxhit dhe normës së lartë të interesit të vendosura nga bankat kineze.

Shqipëria nuk duhet ta humbasi kurrësesi orientimin e saj euroatlantik jo vetëm në vlera por edhe në zhvillimin e projekteve jetike të vendit, të cilat duhet ti bëjë me patjetër vetëm me partnerët e saj strategjik si gurë i vetëm i garancisë për të zhvilluar ekonominë dhe për të mbrojtur qytetarët e saj. 

13 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Nga do qe ta kthesh ne jemi nje shtet i falimentuar, i shitur tek te huajit, pasurit nentokesore po i administrojne te huajit, dy hidrocentrale ja shiten turkut, aroportin e pati gjermani ja shiti kinezit, mos flasim per shkatrimin e industris nxjerse e perpunuese te naftes, keshtu ti zoteri artikullshkrues po na bene nje propagand bajate properendimore dhe kunder kines, nuk na the ç'perfitim kemi patur nga keta te perendimit, 1- ne nxjerjen dhe perpunimin te naftes 2- termocentrali i vlores 3- hidrocentrali kalivaçit 4- keshi etj vetem vjedhje, shkurt shqeperia u shite per nje euro...

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Lexoje edhe njehere se ndoshta e kupton. Nje ndihme te vogel , lexo kushtet e kredise dhe ndoshta e kupton

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan

        Nga ky putana i Putanës pret ti te thithe ndonje gje. Ky di vetem t'ua thithë muzhikëve

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Armand? Ti flet per 'kushtet e kredise " ? Eshte e thjeshte fare zgjidhja ne kete rast , mos merr kredi ti, Kina nuk te detyron te marresh kredi. Por keta Perendimoret po na vkedhin po na grijne more. Shqiperia nuk merr asnje lloj fitimi nga pasurite nentokesore , te gjitha fitimet i vjedhin firmat perendimore. Pershembul .. ne Shqiperi punon nje tren qe e merr naften nga Ballshi, dhe shkon ne buze detit Vlore dhe e cojne jashte , dhe firma kanadeze , vazhdon e thote, qe " po dal me humbje" qe te mos paguaje azgje nderkaq qe po e vjedh naften tone ne mes te dites . Plus qe ppo na vjedhin edhe tek Energjia elektrike. Rrijne kot ato 2 anijet qe gjasme do prodhojne energji elektrike, dhe ne pagujame miliona dollare tek firma Amerikane qe i zoteron ato 2 anijet e energjise, dhe energji nuk prodhohet fare. Tani ka ndermend qe vendin me t ebukur ne Veri, tja japi nje firme tjeter perendimore te ndertoje Park me prodhimin e energjise me ndihmen eres. Pra firmat perendimore po na vjedhin po na grijne Edhe rugen e Kombit qe e shtruan firma Amerikane dhe turke, me kosto super te larte . Firmat Perendimore vetem po na vjedhin. Ca na permend Kinen ky placo i shkrimit. Kina punimet i ben te shkelqyera .Aty permend Malin e zi ky autori i shkrimit per rugen qe ka shtruar Kina ne Mal te zi. Po ajo rruge eshte e shkelqyer me 3 korsi ne cdo krah te rruges , me trtouar ne te dy krahet e ruges me ndricim gjate gjithe ruges dhe ajo ruge ka nja 30 tynele dhe 40 ura se kalon ne mes te maleve. Nuk ecen verdalle malit sic ecin ruget e Rames . Edhe Kina nuk i genjeu malazezet per cmimin. Po ju tha kushtoon 2 miliard dollare, Po deshe beje, po deshe jo. Ndersa kur ne beme rugen e Kombit asaj firmes Amerkano-Turke , ju rra tyneli dhe kerkuan edhe 350 milion dollare me teper per ta mbaruar rugen. Plus qe ruga vjen me kthesa , nuk ka ndricim fare dhe nuk trotuar anash . Pra ca eshte kjo propagande qe ben ky , kur nderkaq firmat Perendimore ne Shqiperi vetem po na vjedhin apsurite tona Komebtare dhe ato nuk pranojne aspak ti kontrollosh, Ato veprojne sikur jane qeveri me vete brenda vendit tone. Ato vetem vjedhin pasurite tona. nDja duhen ndalur dhe duhen perzene jashte Shqiperise ato firma hajdute. Ja edhe firma Hollandeze SHELL, po ben cpime per nafte dhe nuk tregon azgje, absolutisht azgje fare . Kjo eshte tmerr . Ata po pregatisin vjedhjen e radhes . Ata duhen eprzene dhe puset ti mari ne dorezim naftetaret dhe inxhinjeret tane .

          Përgjigjjuni
        2. T
          Treblova

          ????????????????????????????

          Përgjigjjuni
        3. A
          Ai që punon

          Nuk paske punë tjetër më të dobishme për të bërë duke harxhu kohën me këtë pacavure që nuk e lexon njeri se s’kanë kohë të meren me pacavure të tilla

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rpt

            Shoku kritikues kinez, po nuk te pelqeu shkrimi, shkruaj shqip

            Përgjigjjuni
          2. L
            Liu

            Ça projektesh të aleatëve flet ky djali??!?! Ka 30 vite që vetëm batanije na hedhin....po edhe ato me pikatore! Projektet këta i kanë të gjitha për Beogradin...këtej duken vetëm për të rrjepur ndonjë lek apo ndonjë copë tokë!

            Përgjigjjuni
            1. r
              reti11

              Asnje bashkepunim me qinen, rusine dhe srrbin! Kina eshte armikja me e madhe per shtetet demokratike, madje 100 fish me teper se sa rusia. Nderkohe qe kinezet jane skuther, ruset jane kara! Kina punon nden rrogoz! ruset ndezin lufte.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Degelisi

                I dashur artikull shkrues. U pjerdhesh ne mendje me fjalen "lancim" Pse nuk perdore fjalet shqipe nisi, filloj apo ndonje fjalen me te pershtatesjme

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Myzeqari

                  Qënke i painformuar..... . Kinezët kanë hyrë me kohë në sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.............. . Dhe e kanë marë qyl fare, pa asnjë investim në favor të shtetit shqiptar................ Asnjë fitim, asnjë taksë nuk ju mer shteti............. . Nëntoka e Shqipërisë shfrytëzohet nga kinezët....... . Kompania Bankers, sot zotërohet nga kinezët.............. . Pra, të tjerët i japin kinezëve një brez dhe marin një rrugë të standarteve madhështore................... . Ndërsa ne shqiptarët, ju dhamë kinezëve një brez, ju dhamë gjithë NAFTËN dhe zero përfitim ZERO............. . INFORMOHU SHOKU , INFORMOHU dhe shkruaj prapë.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taku

                    Paske gjetur emer TÊ sakte:))

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fshatari.

                      Jugosllavija,me pas rusia,kina,na kanë shkërdhyer.Tani na e ka vënë brenda perëndimi deri në rrëzë.Të presim të na e vënë dhe alienët që kanë mbetur,dhe më pas të themi se kur na ka dhembur më shumë.Tashmë jemi mësuar dhe në fund themi ooohohoho.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje