Rama: Do të ketë një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit, shkurtohen hallkat

3 Tetor 2023, 10:44Ekonomia TEMA

Rama: Do të ketë një rishikim tërësor të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të martë ka zhvilluar një diskutim me përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme. Temë e diskutimit ishte nisma e re e Qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit.

Kjo sipas Ramës do të sjellë edhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit. Kryeministri theksoi se në fund të ditës është një punë që bëhet për sipërmarrjen dhe lehtësinë e të bëri biznes në Shqipëri.

“Kontributi juaj është jo vetëm i mirëseardhur, por është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”.

Ai solli në vëmendje se brenda këtij mandati do të kemi një sistem te revolucionarizuar të prokurimeve publike me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor. Kjo me qëllim që të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet.

“Një kompani themelore do të bëjë gjithë procesin e blerjeve të përqendruara çka deri më sot e bërë agjencia e blerjeve të përqendruar në MB, kjo do të jetë një shoqëri publike që do të krijojë shumë më tepër akses”.

Në fjalën e tij Rama solli në vëmendje për herë të parë faktin që Shqipëria ka kaluar nga perspektivë e qëndrueshme në perspektivë pozitive – sa i takon ekonomisë.

“Ky është një sinjal shumë kuptimplotë, shumë domethënës për çfarë kemi bërë deri më sot dhe inkurajues për çfarë mund të bëjmë më tutje”.

 

Lini një Përgjigje