Drejtori i ISSH-së: Po ulen pensionet mesatare, shkak mungesa e derdhjes së kontributeve

2 Tetor 2023, 17:20Ekonomia TEMA
Drejtori i ISSH-së: Po ulen pensionet mesatare, shkak mungesa e derdhjes

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Astrit Hado, në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv, ngriti shqetësimin për skemën e pensionit në të ardhmen, duke theksuar se në Shqipëri po ulet pensioni mesatar.

Ai shpjegoi se arsyeja kryesore është mungesa e derdhjes së kontributeve dhe problemet në tregun aktual të punës.

"Është viti i dytë ose i tretë vit ne po na ulen pensionet mesatare. Kur e shikon si pension mestarë, ne nxjerrim deri ne 41 mijë pensione të reja çdo vit. Kemi shumë njerëz të cilët ose kanë ndërprerë punësimin e tyre në vitet ‘90 dhe kanë ikur në emigracion, ose kur mund të kenë ardhur në Shqipëri nuk kanë punuar ose kanë punuar në të zezë.

Kur vjen momenti njeriu mendon për pensionin jo në momentin kur mbush moshën për pension, por kur del në pension. Nuk ja qan dot hallin pastaj punonjësit të Sigurimeve Shoqërore. Individët që kanë punuar për një kohë më të gjatë, marrin një pension më të lartë"– tha Hado.

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, Igli Zepishta komentoi indeksimin me 8.6%. Sipas ekspertit është i pamjaftueshëm dhe se duhet rishikuar rritja e tyre.

"Unë mendoj se është një rritje e papërfillshme me inflacionin e çmimeve me rritjen e çmimeve mendoj se me këtë rritje është e papërfillshme. Inflacioni nuk ka shenja stabilizimi konsiderohet akoma i lartë. Ligji parashikon se indeksimi duhet të bëhet çdo vit me shkallë inflacioni në shkallë vendi.

Vit pas viti kjo në fakt nuk është zbatuar. Raporti mesatar i rritjes së pensionit dhe inflacioni, për pensionistëve nuk është i barabartë. Pensionet sado i rriten në vlerë absolute do ta kenë të vështirë që ta përballojnë. Indeksimi është okej, por është pjesa e rritjes së pensionit, e shikimit të pensionit social. Duhet një pension minimal që të kalojë muajin"- tha Zepishta.

Ndërkohë për këtë vit qeveria ka parashikuar bonus për pensionistët që do të jepet në muajin dhjetor!

Nga sot mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin, do të marrin pensionin e rritur. Nga ky indeksim në masën 8.6% përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve, ndërsa efekti në buxhetin e shtetit do të jetë 3.1 miliardë lekë.

6 Komente

  1. k
    kovaç

    Po mire more karabush. Me cfare te drejte ti apo qeveria ( nqs kjo mbeshtetet ne nje ligj apo VKM) ulni pensionin e nje pensionisti ,ne nje kohe kur atij nga paga mjore kur ka qene ne marredhenie pune, i jane mbajjtur qindarke me qindarke kontributet per pensionin qe merr tani?. Cfaj kane pensionistet qe sot nuk ka raport normsl te skemes kontribues pensionist? Nqs keto kontribute te ketij pensionisti ,shteti do ti kishte patur ne nje fond investimi te drejtuar nga vete shteti ,cfare pensioni do te merrte ky pensionist sot? C'faj kane pensionistet e shkrete qe nuk ka kontribues,ne nje kohe qe qeverite " e ndritura" shqiptare nder vite i kane degdisur jashte moshen me aktive te shoqerise per mos ti patur " ferra" neper kembe? Qeveritaret te ulin rrogen e tyre dhe te administrates dhe fondin e krijuar te kalojne per rimbursimin e deficitet te fondit te pensioneve.

    1. K
      Kapitali

      O trap, mos e vrit menjen , kush kontribon per sigurimin social te tij do mari aq sa i takon , kush nuk kontribon te mari Noç Rrokun O trap je vend kapitalist

      1. r
        rrok noci

        Pse shqetësohet DR. Kush nuk ka paguar SIG.ska pse trajtohet nga INSIG, bile po të hiqen dhe fallsifikatorët, të koop, të invalidëve, të nd.ekom të asist., ata që punuan 50 vjet se e deshën kët ven, i bi me mor ,shumë më tepër se ata të EU. DR pastro INSIG, nga parazitët që për 33 vjet skanë pagu , ene KA PARE për ty e për MU se nuk ka popull në rruzull që kontribon 50 vjet .

      2. Z
        Zyko

        Nuk e di c'thone ekonomistet por nese vazhdon kjo situate dhe me korrupsionin e tmerrshem atje shpejt aty do kete nje kolaps te plote.

        1. E
          Ed

          Pensioni im eshte rritur 7.9 % jo 8.6 si deklarohet

          1. A
            Adi

            keni kompani si MEKTRIN MOTORS, SALILLARI, KASTRATI, GSL ENTERPRISE, TEKNOSALD, EME ASHENSOR, E 99% E FIRMAVE TEK AUTOSTRADA TR-DR QE DEKLAROJNE MINIMUMIN OSE GJYSMEN. KSHU QE ....

            Lini një Përgjigje