‘S’ka dritë në fund të tunelit’, qeveria nuk e di se kur përfundon Rruga e Arbrit

2 Tetor 2023, 17:11Ekonomia TEMA
‘S’ka dritë në fund të tunelit’, qeveria nuk e

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit.

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të hënën në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit – vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit, ndonëse kontrata koncesionare ka përfunduar më 20 shtator.

Zv.ministrja Enkelejda Muçaj dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi iu shmangën gjithashtu pyetjes se çfarë do të ndodhë më tej me kontratën koncesionare.

“Është duke mbaruar asfaltimi për të gjitha segmentet rrugore, me përjashtim të tunelit të Murrizit,” tha kreu i ARRSH, Evis Berberi ndërsa shtoi : “në momentin që do të shohim dritë në fund të tij, do t'u japim një datë të saktë se kur përfundon”.

Sipas Berberit, mospërfundimi i punimeve lidhet me problemet gjeologjike.

Deputetja Çupi këmbënguli që të merrte përgjigje nga zëvendësministrja duke e pyetur atë nëse; “ishte zgjatur sërish kontrata koncensionare për rrugën, kur përfundonte kjo rrugë dhe kush do t'i kryente punimet pas përfundimit të kontratës”.

Por Muçaj në vend të një përgjigjeje konkrete, e ftoi deputeten në zyrë për t'ia dhënë këto informacione.

“Për sa i përket Rrugës së Arbrit dhe kontratës do doja të vendosja me ju një takim zyrtar për t'ju informuar zyrtarisht me informacion të detajuar se ku ndodhet problematika,” tha ajo në komision, ftesë që u konsiderua e çuditshme nga Çupi.

“Të bëra pyetje publike dhe informacionin e dua publik, jo në zyrë,” i tha ajo, por nuk mori përgjigje të re nga zyrtarja e ministrisë.

Kontrata e rrugës së Arbrit ishte parashikuar për t'u dorëzuar në prill 2022, por qeveria mori vendim për t'a shtyrë këtë kontratë me 17 muaj të tjerë, afat që përfundoi me 20 shtator të këtij viti.

Ndërtimi i kësaj rruge u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro], kosto për të cilën zyrtarët e ministrisë këmbëngulën se nuk ndryshon pavarësisht shtyrjes së afatit kohor të dorëzimit të saj.

Projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020, por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e përdori investimin në këtë rrugë për fushata elektorale në zonën e Dibrës prej vitit 2013. Pavarësisht problemeve në disa segmente, rruga është funksionale nëpërmjet bypassit të Qafës së Murrizit, në një lartësi mbi 1000 metra, ku kalohet me vështirësi kryesisht në dimër.(BIRN)

13 Komente

  1. I
    Inxhinieri

    Kur kerkon te besh spektakel dhe t'ju bie daulleve brenda ne tunel, nderkohe qe veshur ke çitjane, ka mundesi te te zere tuneli brenda! Eh sa here e ka inaguruar hundgjati ate tunel....

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Kur u be rruga Levan - Tepelene, Firma greke hasi ne shumë probleme gjeologjike, qe akoma ngrejne krye here pas here. Kishte shumë rreshqitje, dhe u deshen disa zgjidhje inxhinjerike, we rriten koston e rruges dhe vonuan afatin. Qeveria Berisha e asaj kohë u detyrua të rriste fondin, sepse ndryshe Firma greke do dilte me humbje, nga situata e paparashikuar gjeologjike. Dhe nuk kishte asnje tunel. Ne rastin e tunelit të Murrizit është edhe me keq. Po u shemb tuneli, merr jetë njerezish, dhe pordhacët qe komentojne duhet të ngecin ne tunel se pari që ta kuptojne sa e rendesishme është. Ko nuk ka të beje fare me Qeverine Rama, sepse edhe sikur të kishte mbaruar rruga ne afat, kjo nuk e bente Ramen kryeminister me të mirë. Se perndryshe Saliu del qe bëri Rrugën e Kombit dhe duhet ta konsiderojme kryeministri me i mire i të gjitha koherave. Pra mos merrni kot, si si fshatari nga Vlora qe i tha Ramës të ndertoje ujesjellesin e fshatit, a thua se Rama është kryeplak apo kryetar bashkie. Domethënë po të bëjë Rama ujesjellesin e atij fshati e meritoka të rrijë edhe dhjete vjet kryeminister. Unë e vleresoj Ramen nga politikat ekonomike, dhe ai po rjep se gjalli shtresen e mesme qe punon dhe blen shtëpi. Taksat dhe çmimet e references qe ngre Qeveria bien mbi ata qe punojne me djersen e ballit. Nje pjese vjedhin, nje pjese shesin droge, nje pjese Jane parazite dhe rrojne me para nga emigracioni, kështu qe barra bie mbi njerëzit e ndershem qe punojne ne Shqipëri, ata qe kane marre kredi per shtepi. Atyre Qeveria u bie ne kokë sepse ata paguajne. Tani, kjo rruga ç'hyn ketu, dhe kujt i plasi per ate rruge ne qoftese nuk është dibran!!! Dibranet kane të drejtë të flasin sepse Qeveria u premtoi. Ndersa nje nga Permeti apo nga Korça? As nuk i plas fare. Sidomos permetareve të nderuar qe qeveria i ka lene me një rrugë si rruge fshati ku duhet t'i biesh bories tre here ne kthese se nuk sheh asgje. Pra ta gjykojme Ramen per politikat ekonomike të gabuara, dhe jo per tunelin e Murrizit, sepse nuk është inxhinjer ndertimi.

      1. E
        Erdogan

        Po mire o zoteri/zonje, keto problemet gjeologjike nuk studjohen perpara se te miratohet projekti? Aq me teper kur kemi raste te deshtimeve sic e thoni me te drejte per rrugen e tirane - elbasan? Perseritja e gabimeve eshte faj. Dhe faji ndeshkohet.

      2. p
        pilo Lala

        Per Dibranet eshte e rendesishme qe per 45 minuta shkojne ne bulqize, Klos, dhe per 1 ore e 15 minuta ne Peshkopi. Edi Rama e ka bere zgjidhjen e perkohshme, tani pritet te mbaroje tyneli. Keshtu eshte kjo pune e gjerave qe nuk mund ti percaktosh me pare. Kemi dy tabllo te ndryshme, tyneli i Murrizit eshte me perberje materiali qe nuk mban, duhet betonuar cdo 2-3 metra avancim, kemi edhe Tynelin e llogarase qe eshte formacion shkembor, u hap i gjithe pa betonim. Tyneli Llogarase po mbaron 1 vit para afatit, ndersa ai i Murrizit 2 vjet me vone. Per sa kohe nuk ka shtese fondesh per tynelin, afati eshte nje gje qe tolerohet per shkak te kushteve.

        1. T
          Taulant

          Po si mundet te projektosh e pastaj hapesh nje tynel pa nje studim gjeologjik te sakte? Kush e mban pergjegjesine? A ka dale qeveria me nje prononcim shterues per kete rast per shkakun dhe aresyet? Apo qi qi temen?

      3. Z
        Zyko

        Me ate qeverri te korruptuar deri ne palce, me k/ministra qe bejne show vrtem per te fituar zgjedhjet dhe me gjeologe si Marku me mesatare 5,5 nuk do te shihni kurre drite ne tunelet tuaja qe gerryejne ekonomine.

        1. l
          lani

          te befsha kaken me gjith rruge edhe shtet

          1. F
            Fat man

            Nuk ka drite ne fund te tunelit se kur do te perfundoje rruga e Arbrit se nuk ka drite tuneli i vedhjes i qeverise se shkerdhates se droguar ED.

            1. P
              PN

              Tuneli i rruges Arberit eshte produkt i nje projekti te dobet inxhinjerik. Injoranca gjeologjike e projektit ka çuar ne kete vonese dhe humbje te madhe ekonmike.Ne q.s. projektusi do njihte ndertimin gjeolgjik nuk do zgjidhte ate gjurme traseje te tunelit. Injoranca kushton.

              1. I
                Inxhinjeri i rrugëve.

                Të njëjtin konstatim bëri edhe Sonila Qato para 4 vitesh në 2019, ku nxorri të palarat e rrugës së Arbrit, por sot ajo dhe grupi që e konstatoi këtë shkelje të madhe është e akuzuar nga SPAK se paska gënjyer. Po sot, që jemi 4 vjet pas konstatimeve që ajo rrugë dhe asnjë prej tuneleve nuk kishin mbaruar, kush e mban përgjegjësinë për të gjitha pagesat e kryera nga buxheti i shtetit dhe lekët e qytetarëve në drejtim të një prej firmave më të pa afta që pretendon të bëjë rrugë? Sot, 4 vjet më pas, ende asnjë pjesë e asaj rruge nuk ka përfunduar plotësisht dhe duhet ta dini që ka përfunduar kontrata e ka kaluar në periudhën e mirëmbajtjes. Në përfundim të kontratës, këtu do jemi, do e shikojmë që ajo rrugë do të shkatërrohet pa përfunduar ende punimet, sepse është duke e ndërtuar një firmë që vetëm rrugë nuk di të bëjë. Ku ndodhet SPAK? Si ka mundësi nuk bën të paktën një verifikim të pagesave të kryera nga ministria drejt firmës që pretendon se ndërton? Ajo rrugë është burim aksidentesh dhe po merr jetë njerëzish, po pse SPAK ende nuk vepron?

                1. J
                  J.Gj

                  Ftoj SPAK të bëj vetëm verifikimin e pagesave të kryera nga ministria përsa i përket situacioneve të dorëzuara nga firma ndërtuese e cila në një ose disa kontrata të tjera është ORTAK me mbikëqyrësin e punimeve, në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit. Ftoj SPAK që të konfirmojë zërat e paraqitur në situacionet e likujduara me punimet e kryera në terren, sepse ka probleme dhe zëra pune të shumtë që ende nuk janë kryer, por janë paguar. Ftoj SPAK të hetojë të gjitha lidhjet e firmës ndërtuese me të gjithë zyrtarët që kanë për detyrë të kontrollojnë cilësinë e punimeve, ecurinë e projektit, pagesat e kryera. Ftoj SPAK qe te pakten ta marre njehere te vetme ne dore dosjen e kesaj rruge, sepse aty do te shikoje cudira ekzemplare te cilat ndodhin vetem ne Shqiperi, duke filluar nga nenkontraktori i firmes qe ka fituar koncesionin, i cili eshte i pa miratuar nga investitori, Mbikqyresi i punimeve qe eshte ortak me sipermarresin ne kontraten e Tunelit te Kardhiqit, pagesat e kryera per punime te pakryera, etj, etj, etj... Mjafton vetem qe SPAK te marre te gjithe materialet e dosjes se kesaj rruge dhe aty ka demin me te mad qe i eshte bere buxhetit te shtetit qe i eshte bere hapur e pa asnje frike se do ndiqen penalisht.

                  1. E
                    Elton Dibra

                    Ftoj SPAK të bëj vetëm verifikimin e pagesave të kryera nga ministria përsa i përket situacioneve të dorëzuara nga firma ndërtuese e cila në një ose disa kontrata të tjera është ORTAK me mbikëqyrësin e punimeve, në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit. Ftoj SPAK që të konfirmojë zërat e paraqitur në situacionet e likujduara me punimet e kryera në terren, sepse ka probleme dhe zëra pune të shumtë që ende nuk janë kryer, por janë paguar. Ftoj SPAK të hetojë të gjitha lidhjet e firmës ndërtuese me të gjithë zyrtarët që kanë për detyrë të kontrollojnë cilësinë e punimeve, ecurinë e projektit, pagesat e kryera. Ftoj SPAK qe te pakten ta marre njehere te vetme ne dore dosjen e kesaj rruge, sepse aty do te shikoje cudira ekzemplare te cilat ndodhin vetem ne Shqiperi, duke filluar nga nenkontraktori i firmes qe ka fituar koncesionin, i cili eshte i pa miratuar nga investitori, Mbikqyresi i punimeve qe eshte ortak me sipermarresin ne kontraten e Tunelit te Kardhiqit, pagesat e kryera per punime te pakryera, etj, etj, etj... Mjafton vetem qe SPAK te marre te gjithe materialet e dosjes se kesaj rruge dhe aty ka demin me te madh qe i eshte bere buxhetit te shtetit qe i eshte bere hapur e pa asnje frike se do ndiqen penalisht.

                    1. P
                      Punonjësi Ministrisë

                      Po pse akuzohet ajo drejtoresha që para 4 vitesh tha se ky Rroki skishte mbaruar punimet?

                      Lini një Përgjigje