Muaji gusht ka sjellë me vete një rekord të ri sa i përket flukseve valutore në tregun financiar vendas, veccanërisht ato në monedhën e përbashkët evropiane. Flukset pasqyrohen qartë në sasinë e valutës që është depozituar nëpër bankat shqiptare gjatë gushtit, i cilin përkon me kulmin e sezonit turistik. Ndërsa përgjatë gjithë vitit, volumi i depozitave bankare në euro është rritur me vlerë dyshifrore, rreth 15%, rekordi i vërtetë është shënuar në gusht.
Banka e Shqipërisë raporton se totali i depozitave në valutë arriti afërisht 7.1 miliardë euro. Krahasuar me muajin korrik ato kanë shënuar një rritje prej 4.2%, nga 6,8 miliardë euro. Norma vjetore e rritjes së depozitave në valutë nga 15.9% në gjysmën e vitit, ndërkohë që ky tregues rezulton 16.5% në fund të gushtit.
Depozitat në valutë të huaj kanë balancuar edhe rënien e atyre në lekë, duke qenë përgjegjëse për rritjen e depozitave në total në sistemin tonë bankar. Totali i depozitave të përfshira në paranë e gjerë rezultoi 1,28 trilionë lekë në muajin gusht, nga 1,23 trilionë në muajin e mëparshëm.
Në fund të muajit gusht, depozitat në monedhën tonë kombëtare rezultojnë në 540,9 miliardë lekë, nga 545.9 në muajin korrik. Rënia kaq e ndjeshme e depozitave në lekë është balancuar pra nga rritja shumë e fortë e depozitave në valutë.
Ndërkaq, sipas Bankës së Shqipërisë, nivelet e moderuara të rritjes së depozitave në lekë reflektojnë si konsolidimin fiskal ashtu dhe rritjen e preferencës për të investuar kursimet në letra me vlerë të qeverisë, duke qenë se vecanërisht gjatë fundit të vitit të shkuar, një pjesë e mirë e individëve preferuan të tërheqin paratë nga bankat për t’i investuar në bono thesari.
Për t’u shënuar është që këtë vit, veccanërisht gjatë tremujorit të dyte, është shënuar një përmirësim më i fortë i depozitave të bizneseve krahasuar me ato të individëve, duke reflektuar gjendjen e mirë të likuiditetit dhe në përgjithësi përmirësimin e gjendjes financiare të tyre. (Lorenc Rabeta)
E mbushi droga dhe korrupsioni qe nipi i spiro kolekes e ka kthyer kete vend si kartelet e kokaines ne vendet e Amerikes Latine. Qeveria me e poshter prej 33 viteve.
Ndoshta ti Latif ke nevoje per ndonje vize!!! Futi nje vize te te qartesohen idete, papagall!!!
“ Remitancat” e droges.