Çmimet të papërballueshme, qiratë e shtrenjta i detyrojnë studentët drejt konvikteve

22 Shtator 2023, 19:40Ekonomia TEMA
Çmimet të papërballueshme, qiratë e shtrenjta i

“Si të jesh me ndihmë ekonomike s’mund të kesh për të paguar, por fëmija të detyron. Nuk mund ta lë fëmijën tim pa shkollë.”

Është hera e dytë që Bujari vjen nga Kukësi në Tiranë. Një ditë më parë atë e shoqëronte vajza e tij.

Me gjithë orët e gjata në pritje, studentja e re nuk kishte arritur të regjistrohej në konvikt.

“Unë ngaqë jam me ndihmë ekonomike, mendova se do merrja një zbritje por pagova tarifën e plotë. Nuk e di a do të na kthehen, por tarifën e pagova të plotë.”

Dëshira për t’i shkolluar fëmijët bëhet më e vështirë për ata prindër të cilët prej vitesh hasen me fenomenin e papunësisë. Për ta akomodimi i fëmijës në shtëpi me qira është e pamundur por edhe në konvikte është e papërballueshme

“S'kam leverdi, jam pa punë prej kohësh dhe po vete tashmë 60 vjeçe. Tarifa vjetore ëhstë deri në 450 mijë lekë,” shprehet një qytetare.

“Qiratë e apartamenteve janë rritur shumë në Tiranë, kështu që konvikti është zgjedhja më e mirë dhe më ekonomike. Sot pata mundësi të rregjistrohesha sepse radha u ndoq. Tarifën nuk e di akoma por vjet ka qënë 45 mijë lekë të reja për të gjithë vitin,” shprehet Ana, studente.

Një studim i kryer nga Banka e Shqipërisë mbi çmimet e qirave për 2022 tregon se çmimi mesatar i një apartamenti arrin deri në 52,240 lekësh në muaj. Ndërkohë shpenzimet mujore për një student në konvikt nuk kalojnë vlerën prej 4 mijë e 300 lekëve ose thënë ndryshe  ata paguajnë një tarifë 12 herë më pak. Rritjen e çmimeve të shtëpive i konfirmojnë dhe agjentët imobiliarë.

“Cmimet brenda një viti janë rritur nga 20 deri në 25% diçka që është e vështirë edhe për qytetarët,” thotë Faiken Idrizi, agjent imobiliar.

Teksa i shohin si zgjidhje për shkak të çmimeve më të ulëta,  jo të gjithë studentët do të arrijnë të akomodohen në konviktet publike dhe private në Tiranë.

Për një mestarë rreth 78 mijë e 500 studentë të cilët pritet të fillojnë universitetin në 2 tetor, konviktet mbulojnë vetëm 7% të tyre.

2 Komente

  1. X
    Xhemili

    Mos beni propogande komuniste kot , ne gjithe boten ne universitet shkojne ata qe kane aftesi por edhe mundesi.

    1. E
      Emigran USA

      Keto prinder qe ankohen per tarifat kane drejte ,por kjo Ana te tjera nuk punojne qe te paguajne shkollen ,jam ne Amerike djali dhe goca kane punuar qysh ne moshen 15 vjeç e deri sa mbaruan shkollen , e jo nje rast i tille por te gjithe femijet te vete Amerikaneve e te gjithe Shqiptareve punojne gjate kohes se shkollimit ,nuk jane si Ana jote e shoqet qe rijne neper kafe . mos u qani prinder por edukoni femijet te punojne e te paguajne shkollen .

      Lini një Përgjigje