
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike, bashkëpunimin mes dy institucioneve, si edhe pritshmëritë për të ardhmen.
Pavarësisht situatës jo të favorshme globale, ata vlerësuan se parashikimet e fundit vazhdojnë të mbeten pozitive për rritjen ekonomike në periudhën afatmesme. Sektori i shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit kanë luajtur rol kyç në rritjen ekonomike.
Ministri Mete theksoi rëndësinë e përshpejtimit të investimeve publike për të stimuluar më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Tregu i punës vazhdon të mbetet i fortë, me papunësinë në nivele më të ulëta historike dhe punësimin e pjesëmarrjen në rritje. Politika fiskale mbetet e kujdesshme për uljen e rreziqeve të financimit dhe prioritizimin e shpenzimeve publike me impakt për vendin.
Palët diskutuan mbi pritshmëritë në lidhje me inflacionin dhe efektet e tij në ekonomi, si edhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë për kthimin e inflacionit në nivelet e synuara nga politika monetare.
Çështje të tjera diskutimi në takim ishin ecuria dhe masat për stabilizimin e kursit të këmbimit, nxitja e kreditimit, avancimi me sistemin e pagesave, etj.
Sejko bufi rilindjes , te keqen e fullanit, ky s ka dale njehere ne ndonje emision se do ta degjenerojne fare
Sejko ka qene anetar i PD, eshte nga Partia Came.
Ne kete moment, Qeveria ka nje objektiv imediate, te rrisin pensionet. Kjo eshte nje detyre shume e veshtire. Me nje llogari te vogel, ti rrisesh pensionet vetem me 20 mije leke (20 Euro) te vjetra ne muaj, ja sa para duhen: 20 Euro x 12 Muaj x 700,000 Pensioniste = 168 Miljon Euro. Edhe te thuash rritja 20 Euro nuk eshte ndonje gje e madhe. Nqse qeveria do tentoj ta rrise 50 Euro ne muaj, i duhen buxhetit nje shtese 420 Miljon Euro.
Mesiguri qe Thesari eshte mbushur gjthe kto vite ,pasi e zbrazi 2 her berisha - metaj .
nje cift ideal qoftesh per shkaterrimin e nje ekonomie
Ky minister Finance me fytyre prej FEMIJE nuk besoj se eshte i afte per kete pune! Ai mbi te gjitha nuk duhet te jete tip i guximshem qe mbron idete e veta para kujtdo,se duhet te jete frikacak! Ai do beje cfare t'a urdheroje Rama! Mbani mend kur te shkarkohet pas ndonje skandali te madh ose te futet ne burg!