Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori, që deri më sot i kishte shpëtuar tatimeve në pjesën më të madhe, përfshin të gjithë rezidentët që fitojnë nga TikTok-u, Instagrami, Facebook, YouTube, Google. Blogerëve në këtë mënyrë do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%.
Po ashtu, do të tatohen edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.
Plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.
Në Shqipëri operojnë sipas të dhënave të AirBNB mbi 16,800 prona aktive për qira ditore, në Booking mbi 3,500 prona. Ndërsa një numër i madh influencerash në Shqipëri deklarojnë se fitojnë të ardhura marramendëse nga TikToku, apo Instagrami.
Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyryar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave.(Angelo Haruni)
Imagjinoni ,kjo mut Qeverri ,as qe do me dit se cfar influence Negative ka per shoqerine Shqiptare kjo Platforme Skandaloze ,qe i zbulon bythen shoqerive naive si Shqiperia ,etj etj vec kriminalitetit e injorances qe prezantojne injorantet e plehrat e atij vendi , Qeverrise i intereson vetem Fitimi pa ne djell te shkojne shqiptaret me Shqiperine bashke . Jepi qeverri plehrash se je duke i ber konkurence te forte ish qeverrishe se shkerdhatave te Pd lsi qe shpartalluan prona shtetin e jeten e shqiptareve .Ju keni metodat tuaja por perseri nuk dilni nga rrethi i Shkerdhatave antishqiptare . Thirre perseri Ahmetaj e vere MInster Thesari o plehre
Qeveria po bën një gabim duke vënë taksë mbi individët që fitojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Platformat e jashtme nuk paguajnë shumë për reklamat dhe të ardhurat në Shqipëri krahasuar me ato që individët përfitojnë në shtete e tjera. Në fakt, shumë prej tyre nuk e njohin Shqipërinë, dhe kështu, këta individë janë të kërcënuar të ndikohen negativisht nga ky ligj. Nuk është e drejtë që shteti të vë taksë mbi atë që nuk sjell fitime të mjaftueshme. Në vend të kësaj, duhet të bëhen marrëveshje me platformat e huaja që të sigurojnë që të ardhurat për Shqipërinë të jenë të barabarta si me shtetet e tjera. Platformat mbajnë përqindje të të ardhurave në bazë të shumës mujore ose vjetore që fitohet, plus dhe një taksim 15% nga shteti që është dhe shumë, nuk do të sjellë të ardhura, sepse platformat si YouTube sjellin shumë pak të ardhura dhe pa qenë taksa 15%, për më tepër dihet që shumica e krijuesve nuk përfitojnë nga këto platforma. Kjo politikë taksimi duket se do të prekë pjesën më të madhe negativisht, ndërsa do të jetë në rregull për disa individë që përfitojnë nga këto platforma. Do e përshkruaj këtë situatë me shprehjen "Peshku n'detë - tigani n'zjarr," duke treguar se Shqipëria nuk është në nivelin e shteteve të tjera që të taksohet dhe qeveria në vend që të mbështesë krijuesit dhe të barazojë të ardhura për Shqipërinë siç individët në shtetet e tjera përfitojnë, qeveria në vend të kësaj shtypë krijuesit e ndaj ky ndryshim nuk është i drejtë. Kjo tregon qartë se qeverisë nuk i interesojnë këto por i intereson të përfitojë sa të mundet me pa të drejtë.