“Durrës Marina” hedh themelet – Nis ndërtimi i dy godinave të para të superprojektit

22 Shtator 2023, 22:00Ekonomia TEMA
“Durrës Marina” hedh themelet – Nis ndërtimi i dy

Projekti i “Durrës Yachts & Marina” ka nisur të bëhet realitet. Tashmë me dhënien e lejeve përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ka nisur puna për ndërtimin e dy godinave të para. Projekti në total ka një vlerë prej 2 miliardë eurosh.

Ky projekt parashikon ndërtimin hoteleve, rezidencave private, shëtitoreve, dyqaneve, restoranteve superluksoze, mbi 80 mijë metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, si dhe 170 dyqane tregtare rreth portit të ri.

Durrës Yachts & Marina do të kthehet ndër destinacionet më gjallëruese në rivierën e Adriatikut, e cila ofron pamje nga bregdeti, mikpritje, blerje luksoze, kulinari dhe përvoja argëtuese.

Punimet për ndërtimin e “Durrës Yachts & Marina”, janë të ndara në tre faza, ku në fazën e parë janë godinat, më pas infrastruktura dhe në fund Marina. Totali i këtij investimi të marrë përsipër nga biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar,  llogaritet në afro 2 miliardë euro.

3 Komente

  1. N
    Noli

    ...Me sulltan llokum na veli...

    1. p
      pilo Lala

      Pak nga pak, Shqiperia po behet gati per jahtet. Turizmi ngjitet ne nje stad tjeter zhvillimi. Alabari po nderton ambjentet ndihmese, hotele, restorante, apartamente, dhe paralel me to ne fund do behet edhe Marina e Jahteve.

    2. M
      Messerschmitt

      filloi shkatrrimi perfundimtar i shqiperise nga gjakdhjeret ....yttttttt jazet .......

      Lini një Përgjigje