
Esmeralda Topi
Një vit pas ardhjes së tyre në Vlorë, dy anijet lundruese të prodhimit të energjisë “Tigri1” dhe “Tigri3” rezultojnë me një listë kostosh të majme por me 0 ditë pune. 7,8 milionë USD kanë firuar nga buxheti i KESH-it vetëm për depozitimin e lëndës djegëse për termocentralin. Korporatës do t’i duhet të paguajë edhe 68 milionë USD për qiranë dhe operimin, si dhe të paktën 100 milionë USD të tjera për naftën që do të djegin anijet për prodhim. Termocentrali lundrues u mor me urgjencë një vit më parë për të na shpëtuar nga kriza globale energjetike, por ende s’ka mbaruar testimet që nevojiten përpara vënies në punë.
“Sot Shqipëria ka mundësinë që të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu, të gjitha shtetet, kanë lobuar për t’i pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Dhe këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot tregtohet përmes bursave me më shumë se 600 Euro për megavatorë”, deklaronte ministrja e Infrastrutkurës dhe Energjisë Belinda Balluku, në 26 shtator të 2022, gjatë inspektimit të dy anijeve të prodhimit të energjisë që kishin mbërritur në gjirin e Vlorës.
TEC-i i përbërë nga dy anije lundruese u mor me qira nga Korporata Energjetike Shqiptare, me qëllim përmbushjen e nevojës për energji të vendit në kulmin e krizës energjitike.
Anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” fillimisht u ankoruan në portin Petrolifera Italo Albanese – që shërben për transportim të naftës, për t’u zhvendosur përfundimisht në zonën e Triportit të Vlorës.
Një vit më vonë …
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ende nuk e ka vënë në punë termocentralin lundrues të prodhimit të energjisë elektrike, ndonëse kontrata dyvjeçare e qiramarrjes u trumpetua si shpëtim nga kriza energjitike globale.
Por edhe pse nuk kanë nisur ta kryejnë misionin për të prodhuar energji, TEC-i lundrues i ka dhënë goditjet e para në buxhetin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Në një tender pa garë, kompania ‘Petrolifera Italo Albanese’ është shpallur fituese për depozitimin dhe ngarkim-sharkimin e naftës që do të përdoret për termocentralin lundrues në Vlorë. Përmes një procedure negociimi të drejtëpërdrejtë KESH dhe Petrolifera kanë rënë dakord që ky shërbim për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3” të kushtojë 7,2 milionë euro apo 7,8 milionë dollarë.
Referuar kontratës, Petrolifera do të kryejë shërbimin e shkarkimit të naftës nga anijet që do të mbërrijnë në Port, depozitimin e saj dhe më pas ngarkimin në kamionat, të cilët do ta transportojnë tek dy njësitë gjeneruese. Njoftimi për tenderin u shpall më 31 korrik të këtij viti ndërkohë që procedura u zhvillua më 30 gusht.
Qindra milionë dollarë për qiranë, operimin dhe naftën
Një tjetër kosto që do të rëndojë KESH-in është ajo për sigurimin e naftës për prodhimin e energjisë nga anijet. Fatura e naftës që do të ndezë TEC-in lundrues parashikohet 100 milionë dollarë.
Por sigurimi i lëndës djegëse për të vënë në punë dy anijet lundruese në gjirin e Vlorës është një çështje ende e pazgjidhur.
Në fillim të muajit mars 2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për shprehje interesi për furnizimin me lëndë djegëse për prodhimin e energjisë eletrike nga dy anijet. Pas kësaj procedure, KESH planifikonte që hapi i radhës të ishte çelja e tenderit në muajin maj, afat i cili u shkel.
“Menjëherë pas përcaktimit të kushteve kontraktore për depozitimin e lëndës djegëse pranë Triportit Vlorë, do të iniciohet procedura e furnizimit e lëndës djegëse HFO (Heavy Fuel Oil)”- pohonte KESH në një përgjigje zyrtare për Faktoje në muajin qershor.
Kjo është procedura më e madhe e prokurimit që është regjistruar ndonjëherë në Shqipëri për blerje mallrash.
Ndrkohë edhe nëse dy anijet nuk vihen asnjë ditë në punë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, që është fatura për qiranë dhe operimin. 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22,5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.
Përse anijet lundruese nuk kanë nisur prodhimin?
Verifikimet e Faktoje tregojnë se anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” janë ende në fazë testimi ndonëse kanë mbi një vit të ankoruara në Vlorë.
“Sqarojmë se të gjithë testimet e kësaj faze janë testime që kryhen përpara testimeve në ngarkesë dhe fazës së komisionimit. Nga ana e zhvilluesit deklarohet se testimet aktuale janë të suksesshme.”, thotë KESH në një përgjigje për Faktoje, teksa specifikon proceset e mbetura pa kryer.
“Janë në proces testimi sistemet hidraulike. Është në proces testimi elektro-mekanik pa ngarkesa, njësitë gjeneruese.”
Po ashtu, 12 muaj pas ardhjes së dy anijeve në brigjet e Vlorës, KESH nuk ka një afat se kur do të nisë prodhimi i energjisë elektrike nga dy njësitë gjeneruese të energjisë.
“Sipas parashikimeve nga ana e zhvilluesit planifikohet që komisionimi përpara vënies në funksion të realizohet në periudhën fund Tetor deri më 15 Nëntor.”, shkruan KESH për Faktoje, teksa kujdeset të sqarojë se pagesat e kripura të kontratës së anijeve do të nisin pas komisionimit të aseteve.
“Zbatimi i kontratës mes palëve fillon vetëm pas realizimit me sukses të komisionimit të njësive gjeneruese, moment ky nga i cili fillojnë edhe detyrimet financiare për palën.”
Një vit nga mbërritja e TEC-eve, denoncimi i PD
Azmer Duleviç, me profesion inxhinier elektrik, një nga zërat më kritikë ndaj termocentralit lundrues të prodhimit të energjisë në Vlorë, doli së fundmi në një deklaratë për mediat nën logon e Partisë Demokratike.
“Tec-et edhe pse ka kaluar një vit nuk po prodhojnë energji elektrike dhe të gjitha gjasat janë që nuk do vihen në punë. Për mendimin tim nëse ka një lëvizje të gabuar në sektorin elektroenergjetik është pikërisht marrja me qira e këtyre dy anijeve lundruese për prodhimin e energjisë. “, thotë për Faktoje, Duleviç teksa ngre si shqetësim faturat e fundit të importeve të energjisë elektrike nga KESH.
“KESH vazhdon blerjet e energjisë në mënyrë anonime dhe të jashtëligjshme duke shmangur bursën ALPEX! Në total për 1 javë KESH ka paguar nga taksat e mia dhe taksat tuaja 6, 1 milionë euro ndërkohë që Tec-et Lundruese ka fiks një vit që i ha ndryshku dhe nuk kanë punuar as edhe një ditë” pohoi Duleviç.
Këto janë rezultatet e ankandit të fundit që ka realizuar KESH për blerje të energjisë nga jashtë. Ndërkohë, nga muaji janar e deri më sot, fatura e blerjeve të energjisë në import shkon rreth 35 milionë euro.
Përfundim
Të ankoruara në gjirin e Vlorës prej një viti, anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk i kanë ndezur gjeneratorët për asnjë ditë. Ajo që dimë me siguri është kostoja në kurriz të taksapaguesve prej qindra milionë dollarësh. Anijet që do të na shpëtonin nga kriza energjitike globale, ende nuk kanë përmbyllur fazën e testitmit dhe komisionimit.
Më poshte gjeni të tjerë artikuj verifikues nga Faktoje, lidhur me ardhjen e dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisë.
lol sukseset e kinezes dhe ramazonit vk ramazoni vjedh popullin e vet te varfer cfare legeni.
Kot benin gam gam ju patronazhiste,sido qe ta beje rama, ju si kuksianet te gojorja do votoni. I lumte rames dhe kimetes bashke. Bile shume pak jane paguar. Bravo rama. Ja ishte sot ne itali, do shesi edhe ujin e syrit te kalter edhe central berthamor do beje ku ti doje trapi. Ky e di si duhet trajtuar 1 popull i tille . Bravo rama edhe 1 here.
Boo ca tmerri ! Opozita duhet te protestoje me force kunder ketij shperdorimi kaq te madh. Shperdorohen qindra milione dollare per ..AZGJE, nderkaq Shqiptaret kane pensionet dhe asistencat dhe rogat me te uelta ne Europe. Gjynaf nga Zoti qe lejohen keto shperdorime skandaloze. Po aty ne PS nuk ka asnje te pergjegjeshem qe te flasi kunder ketij sheprdorimi te kote ?? Ku eshte kontrolli i Shteti dhe SPAK. Opozita duhet urgjentisht ti kerkoje SPAK qe te pakten te shpetohet cfare mund te shpetohet dhe te largohen keto "Tigrat" . Rama sic duket ka dashur ti beje nder duke i dhene ca miliona dollare firmes Amerikane dhe rrezik i ndan parate me ta . Harxhohen qindra milione dollare per azgje fare , dhe Prokuroria apo SPAK nuk thone gjysem fjale. Turp dhe faqja e zeze
Tigri 1 dhe Tigri 3 po presin per Tigrin 2 ( Ahmetaj) qe te kthehet nga arratia per te filluar pune. Nqs puna nuk fillon, atere 1 dhe 3 do ti bashkohen 2 ne arrati bashke me milionat e vjedhura. Nje grope me shume ne buxhetin qe duhet te mbushet nga taksat.
Me ekonomine e "fuqishme' (sidomos pas bumit turistik), vendi Jone nuk e perfill je shpenzim te tille.
Prandaj nuk kane para te rritin pensionet keta bandite sepse i bejne parate e shtetit rrush e kumbulla! Ata qe kane firmosur per kete koncesion apo tender DUHET TE DALIN PARA DREJTESISE PER "SHPERDORIM DETYRE" minimalisht!
Varjani ne qafe faturen atyre qe i sollen tigrat se na rropet. Nga njera ane thoni qe s’keni para per pensione, s’ka para per kompensimin e pronareve, s’ka para per shendetesine e aresimin nga ana tjeter parate digjen ne inceneratore qe s’punojne, ne tigra qe s’funksionojne, ne rruge me kosto 10-fish!! Kur do shporret kjo klase e degjeneruar hajdutesh
Belinda qe edhe kur ecen sikur e ka brenda, drejt SPAKUT ,Ramuti duhet ta dije mire qe me gjithe keto vjedhje dhe abuzime qe jane bere nga qeveria e tij do ishen ngrite pensionet ne nje kuote te pelqyeshme por ,duhet te hane dhe larot e tij ,keshtu qe s ngelet gje per pleqte e shkrete.
Nuk e kam idene se ç’fare pregatitje ka kjo Esmeralda,por per ç’fare shkruan demostron nje injorancë ne kete fushe,ose ndonje politikan e perdor. Këto impiante jane të komplikuar dhe per tu rivene ne funksion dhe kolaudimi kerkon kohen e vete,është pak e gjate. Të njejte impiante jane marre edhe nga ???????? Italia dhe Germania ????????,nuk jane vene ne pune të gjithe,mos valle jane të pa aftë keto shtete. Dhe kryesorja këto impiante vihen ne prodhim ne situate emergjence,kur të mungojne burimet e furnizimit me energji. Qiraja sigurisht qe duhet ta paguajme,sepse ne kushtet e ekonomise se tregut,çdo shërbim ka nje kosto. Harrojeni socializmin real!
Je rehat o robo Ti, fle rehat per kete pune,. Por, pagesa behet me taksat tona, ne qe banojme ketu, sepse Ju emigrantet paguani fare pak per te mos thene aspak taksa ne Shqiperi ngaqe aktivitetin ekonomiu e keni jashte Shqiperise.
Ik laj pjatat tani, se te filloi reumatizmi I trurit te vogel. E kalove kapacitetin mbajtes te neuronit te vetem qe te ka ngelur nga detergjenti I pjatave. Dhe mos na çani bythën se do kisha blerë dy jahte per vehte, por bleva tigrat ( e leshit) . Duhej mëkuar Kimetja me shokë ... Jo jo McConigali ai "nuk" kerkoi gjë. Nejse do I perdor per kroçiera gjate dimrit qe ti ve ne pune. Kroçiera amfibe toke det. Do ta çmend bablokun...dele plehra sju mbyllet goja
Bela, merre shtruar se se shpejti trokasim ke ty! Emigrante ke qene dhe beje nje pune shume cilesore ne semaforet e Greqise, thone. Edhe diplomat aty i morre
Genjen , nuk aka ne Europe impiante te prodhimit te energjise te kesaj teknologjie.I gjen ne vende te afrikes(aq e vertete sa Pakistani i nxori jashte si te demshme per ambientin).Ishin ne shitje per skrap metali dhe u blene nga vendi i "femijeve te lumtur"-Shqiperia.
Emigranti, per sa shkruani e deklaroni per tekniken e TEC-eve tregon se nuk je njohes per funksionimin e anijeve, nuk merr , as lexon, as degjon ,as do te kuptosh informacionet e qarta ekonomike, ekologjike e ligjore nga specialistet perkates.
Nje pune pa mend dhe nje gafe te madhe qe ka bere qeveria e Edi Rames,eshte marja me qira e ketyre dy anijeve. Ka renduar shume buxhetin. Po termocetrali gjigand spermodern,fjala e fundit te shkences,pse nuk vjhet ne pune? Zgjidh problemet me mire se dy anjet. Per kete vleresimi i punes se qeverise eshte i keq,pavaresisht se ka bere mire disa pune te tjera
Moj Esmeralda, moj pilindricke. E ke idene e gadishmerise ne pergjithesi dhe te gadishmerise per energji ne rast nevoje. Pervec atyre qe shkruan Emigranti, qe jane mese te verteta, qe jane pajisje mjaft komplekse, deri tani nuk ka pasur nevoje, dhe rojme te mos kete nevoje. eri rregullat e treshit, vetem qeraja deri tani eshte shpenzim qe rendon, karburanti, riparimet dhe kostoja e ndotjes se mjedisit (ne nje artikull po tendin), nuk jane kosto qe rendojne. Shyqyr qe nuk jane perdorur dhe uroj te mos perdoren dhe me burimet hidrike, diellore dhe diferencen import, le te mblohen nevojat. Nderkohe keta le te rrine ne gadishmeri, se po te kesh nevoje do ti vesh si cecua ne pune. Eshte pergjegjesi e Qeverise qe te mbuloje nevojat e popullit me energji elektrike, edhe ne situatat me ekstreme. Nuk ja ke idene e energjise, rendesise se saj, koniuktures nderkombetare etj. Mos je gjobvenese ti, se gazetaret pervec se shkruajne, jane edhe gjobvenesa dhe shkaktojne konfuzion ne popull. I sheh dikush ne redaksi brockullat qe shkruan para se ti serviren mases se gjere te popullit/lexuesve. Kur te jesh ti ne Qeveri, merre ti pergjegjesine e furnizimit me energjo te popullit, ndryshe do ngelesh pilindricke ose tallava.
He Bela, merre shtruar se se shpejti trokasim ke ty! Emigrante ke qene dhe beje nje pune shume cilesore ne semaforet e Greqise, thone. Edhe diplomat aty i morre
Po mjedisin tigrat e papune a e shkaterruan!?Na cane dereasat te ashtuquajturit ambjentaliste televiziv!
SPAK-u dhe KLSH-ja me këto hajdutllëqe duhet të merren deri sa tu dalë fundi dhe dënohen autorët e shpërdorimit të taksave tona. Po kështu është kur i varen "ujkut" zorrët e "qingjit" në qafë.
Te denohen? Seriozisht e ke? Si denuan Sajmen? Koken,Bllakon? Per 10 milione euro 3 vjet burg i bej tere qejf. Po ka te drejte ai boti aty lart. Nenen tua leroje Rama dhe pak e keni.
Po a ka ma mire se me ua rjep lekuren kti pis mileti qe as vet se di qfare pjelle asht, njeri thot jame thelaso,tjetei thote jame xhovani e tjetei nashki …..rrjepe rame kete pis milet, milet qe ja ha koken njeri- tjetrit , cdo dite ka 4-5 te vrare mes veti per qihane e fjale banale.
I kane pru per skrrap se u ka kalue afati e licenca qe 20vjet dhe atje paguanin ka 20mil usd ne vit e se ne shqiperi ska instutcione ambienti, do i marin nja 200milion euro e i pafshi hajrin mbeturinave amerikane . Senatoret ne komgres nuk rrutullojne bolet kot ….u duhem blloqe 24-k me krye punen , nese sjep tullat 24-k te hane serbia per syfyr …! Shtet jeni qe as helikoptera shpetimi skeni e le ma qe aeroplanat luftarak qe mundeni me i pa veq ne televizion. Kuku qa ju ka gjet juve prej qe ju ka lan jetima Enver Hoxha .
Dy tigrat jane ne gjume Por paraja e shqiptareve shkon lime. Nuk punoj ne dy tigrat, pore nuk fle dhe punon non stop Tigri i Tirones Lali Fiku,
Kerkojani Yuri Kim se ajo eshte ajo qe na dha "fatin e madh" te dy vjetersirave qe kane nevoje per vite testime....sa per kompanite italiane:Pyesni me shume per qellimet reale te vizitave te Melon ne Vlore...Lideriyne ka gjetur nje menyre origjinale per te shperblyer ne ikje e siper favoret e afruara nga diplomatet e tipit Yuri KIM.
Kjo puna e "Tigrave" duhet pare si puna e ushtrise, c'na duhet qe e mbajme kur kemi kaq kohe qe nuk kemi bere lufte...kjo eshte llogjika e shqupisave salisumlepires. Qeveria shqiptare beri me pergjegjesi ate qe bene shume qeveri ne perendim, krijoi garanci energjitike ne kulmin e krizes dhe kjo ka kpstot e veta qe sigurisht dalin nga taksat e shqiptareve.
Ne Vlore eshte ndertuar nga qeveria Berisha nje TEC para 15-t vitesh dhe akoma nuk eshte vene ne pune.Aty,per ta mbajtur ne gadishmeri paguhen miliona leke cdo muaj.Pse nuk mjaftoj ky TEC por duhen edhe "Tigrat"?Jane parat e "qorave"shqiptare.Lum si ne!
Perdhunimi i pelqen perfundimisht ketij populli.Jane bere tre kermat bashke dhe nuk i lene rradhe njeri-tjetrit.Mire na e bejne funderrinat,kishim pasur durim te madh ne si popull.