Rama - biznesmenëve: Mos bëni si shtresë në nevojë, nuk u ka vënë njeri thikën të ndërtoni

3 Tetor 2023, 11:09Ekonomia TEMA

Rama - biznesmenëve: Mos bëni si shtresë në nevojë, nuk

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar biznesmenëve që të deklarojnë çmimet reale të shitjes së pronave dhe të mos kërkojnë llogari nga shteti kur kapen duke gënjyer.

Gjatë tryezës së përbashkët me sipërmarrjen, Rama u është drejtuar se askush nuk i ka detyruar të ndërtojnë dhe nëse e bejnë këtë do të thotë që kanë interes dhe fitimet që përfitojnë janë shumë të mëdha. Numri një i qeverisë, u kërkon biznesmenëve të mos hiqen si shtresë në nevojë, por të ndalen së gënjyeri shtetin.  

“Askush nuk ju detyron të ndërtoni, nuk u ka vënë njeri thikën. Ju ndërtoni se ka shumë interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. Mos hajdeni të bëni si shtresë në nevojë. Ne flasim për procedurat ju thoni kemi çuar letër dhe kërkoni që shteti të mos marrë atë që i takon për njerëzit.Thoni pse shteti na kap duke gënjyer në mes të vitit se, ne jemi mësuar të na kapin në fund të vitit.

Ju gënjeni nga halli, por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri dhe kështu harmonizojmë interesat më mirë.

Janë mbledhur 100 milionë për socialen. Unë mendoj se Bashkia e Tiranës nuk duhet t'ju tolerojë. Duhet ta jepni 3% aty ku ju ndërtoni.

Nuk jemi këtu për taksat dhe jemi për procedurat. Ne po bëjmë analizë të procesit të lejeve të ndërtimit sidomos lejet e ndërtimit që lidhen me turizmin që shfaqin herë pas here problematikën e gjithë dokumentacionit që lidhet me pronësinë. Megjithatë koha është goxha e gjatë dhe duhet shkrurtuar”, tha Rama. 

1 Komente

  1. B
    Bravo

    Bravo Rama !

    Lini një Përgjigje