Kryeministri Edi Rama u shfaq sot i ashpër me ndërtuesit e mëdhenj në vend, madje duke deklaruar se është në dijeni të një krimi të rëndë që ata po kryejnë. Rama tha se ndërtuesit i shesin apartamentet me nga 8 mijë euro metri katror dhe i deklarojnë 800 euro m/2.
E menjëherë pas kësaj, thirrja e Ramës për ndërtuesit ka mbetur në formën e “paralajmërimit”, ndërsa ajo që është materializuar në një projektligj, katë bëjë me qytetarët e thjeshtë që fitojnë shuma modeste në krahasim me bosët e ndërtimit, teksa japin gjatë verës me qira garsoniera apo ndonjë hyre të regjistruar në AirBNB.
Propozimi i ri i qeverisë parashikon deklarimin e të gjitha këtyre strukturave akomoduese, që më pas të tatohen sipas ligjit. Dështimi për deklarimin e tyre do të penalizohet me gjoba të rënda që shkojnë deri në 400 mijë lekë.
Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara nëpër agroturizma, por të përfshihen edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje një dhomë, kuzhinë dhe të paktën 1 tualet.
Po ashtu pjesë e listës do të jenë edhe një bllok apartamentesh (2 ose më shumë) që menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.
Për herë të parë propozohet që të përfshihen në ligj edhe dhomat që jepen me qira për pushuesit, pavarësisht se janë brenda një ndërtese rezidenciale apo një ndërtese banimi.
Referuar projektligjit të gjitha këto struktura akomoduese të lartpërmendura duhet të regjistrohen në QKR dhe brenda 30 ditësh duhet të aplikojnë për të marrë certifikatë pranë Ministrisë së Turizmit.
“Çdo sipërmarrës turistik, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese, paraqet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin. Çdo strukturë akomoduese gjatë ushtrimit të veprimtarisë ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën”, thuhet në nenin 43 të këtij projektligji.
Për të gjitha strukturat akomoduese që ushtrojnë aktivitetin pa marrë licencë pranë ministrisë do të aplikohen penalitete si më poshtë:
a) Ushtrimi i veprimtarisë si strukturë akomoduese pa certifikatë kategorizmi, sipas nenit 43/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:
i. nga 1 deri në 5 dhoma me 20 000-50 000 lekë
ii. nga 6 deri në 15 dhoma me 100 000 lekë;
iii. nga 16 deri në 40 dhoma me 200 000 lekë:
iv. nga 41 deri në 80 dhoma me 300 000 lekë;
v. mbi 80 dhoma me 400 000 lekë.
b) përdorimi i paautorizuar i shënjave dalluese në strukturën akomoduese, pa u kryer procesi i klasifikimit sipas nenit 45 dënohet me gjobë 200 000 lekë;
c) ushtrimi i veprimtarisë si agroturizëm pa certifikatën përkatëse sipas nenit 45/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:
i. deri në 5 dhoma 50 000 lekë;
ii. mbi 5 dhoma 100 000 lekë.
Për shkak të fenomenit që strukturat akomoduese të deklaruara por edhe ato të padeklaruara nuk raportojnë numrin e vizitorëve, në projektligj propozohet ndëshkim me gjobë edhe për këtë shkelje.
“Mosdeklarimi i të dhënave statistikore nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, sipas nenit 66 dënohet me gjobë 150 000 lekë”, thuhet në germën R, të nenit 71.
Ne te gjithe boten ku ka plazhe perveç hoteleve qe e kane te veshtire te mos i nenshtrohen taksimit,jane shtepite private qe taksohen dhe i japin shtetit te tyre shume te ardhura.Ne vendin tone ralle kush paguan per dhoma ku qeraja me e vogel eshte 4000 nata per mbi 100 dite i fiton ca para se mund te kete mbi nje dhomë,keshtu qe edhe shteti duhet te merri diçka.Askush ne bote nuk guxon te jape nje m me qera se do paguaj
Edhe sot ,u hodh tagji per bagetine rilindase, dhe delenxhinjte jane te kenaqur edhe per sot. Vetem se delenxhinjte nuk e dine se : kur lideri global kercenon ata maskarenjte ndertuesit se duhet te paguajne me shume taxa, keto me shume taxa nuk i paguajne ata, i paguan ai qe blen paguan konsumatori. Nese thote lideri global psh qe do risim taxen e vezeve te pules, taksen ne fund nuk e paguan as bytha e pules, as ai pronari i pularise, e paguan ai qe e blen vezen e pules me shtrenjte. Po duke qene se ky popull ka 1 numer te larte njerezish me deficenca te theksuara mendore, lideri global nuk thote do ju rrjepim juve ca leke me shume , por thote do taksojme bythen e pules. Dhe kenaqen delenxhinjte. Edhe kjo taxa e atij qe ka 1 dhome dhe 1 hale qe e jep me qera , eshte pjese e mutit qe duhet ti hidhet mutngrenesve qe te kenaqen. Eshte 1 nga gjerat me qesharke qe degjohet. Sepse nga Shkodra ne Sarande nuk gjen 1 bisnes turizmi qe mos te jete i rregjistruar , keta tipat e paregjistruar ose jane ata qe e kane banjen ne fund te oborit ose jane vilat ne palase e dhermi . Ata qe e kane banjen ne fund te oborit edhe po te rregjistrohen nuk kane leke ti japin vetes jo shtetit. Ndersa ata we i kane vilat ne palase e dhermi jane drejtoret e rilindjes, dhe ata e kane me pak bezdi te nxjerin leke nga xhepi per shtetin , ata vetem marin. Nejse delenxhinjte jane te kenaqur qe lideri global ju a beri rupi sup ndertusve dhe atyre qe kane lloma me hale jashte. Do flene gjume rehat, neser kismet mendojme ndonje tallje trapi tjeter.
Me beri pershtypje te madhe ai lajmerimi per dhoma me qira , qe Rama , jo me kot e ka vene . Nuk besoj se ka njeri ne bote, qe ka bere , qofte edhe nje klase shkolle , ne cfardo lloj gjuhe qofte , te beje , ne 10 fjale te shkruara , njezet gabime drejtshkrimore . Dhe ky analfabet , te ofron dhoma plazhi ......
Dakort por me tmerr eshte perdorimi i fjaleve te huaja me vend e pavend sidomos nga gazetaret,politikanet dhe vip-at llumi i shoqeris.
Po ce o tu mbillte e mendjes shan,ai eshte patrioti it....i mbolle cironkat mo!?
Po keto presjet vend e pa vend, quhen gabime drejtshkrimore?
Jo vetem ofron dhoma plazhi, por te ben dhe karderrin po t'i kerkosh llogari per dicka qe s'shkon. Analfabetizmi eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, te vjen te vesh duart ne koke kur shikon me cfare injorantesh ke te besh. Universiteti i Tiranes kishte zbritur 200 vende ne renditje persa i perket cilesise se studimit, (krahasuar me nje vit me pare), imagjino se c'cilesi ke ne nivelin parauniversitar. Keta pastaj behen biznesmene dhe japin dhoma me qera.
Mire qe universitetet talebano shqiptare zbriten 200 vende poshte,veç 10 kemi lene pas.Te pakten shkrim e kendim te dine populli,se me shume mos pretendojme.Universitetet e talebanit u bene me keq se ato te sale kristalit.Atehere nje lope nje diplome,por ky e ka bere me dele me duket.
Kjo tregon se po shkon drejt fundit ekonomikisht dhe o burra shtrydhje Sepse as sardenja nuk i deklaron qerate nje javshe apo disa ditshe neper shtepi private Sa apartamente pa shitur ke? A kane pronar keta apartamente te pashitura? Sa paguajne per secilin apartament ne vit keta pronar? Asgje Sepse po te paguanin si paguan cdo shqiptar per shtepine e vetme qe ka keta nuk do mbanin 10 apo 15 vjet apartamentet pa shitur Pastaj do shihnim sesi do shkonte rrjedhoja e cmimeve por edhe e ndertimeve Je aut z.km por krejt ama shihet qarte qe nuk eshte para me djerse Sepse askush nuk do hidhte para per ndertime kur shqiptaret po ikin 30 apo 50 mij ne vit Duhet te kishin hapur fabrika jo llaç e tulla Kapitalizmi ka treguar qe cdo investim ka sukses vetem kur ka rritje popullsie ne te kundert cdo investim deshton
Hajduti pervecse nuk u ofron asgje shqiptareve do tu pije dhe gjakun ,vjedhin ministrat e tij bejne kerdine ,vidhet me koncesionet ,apo gjobat ne arbitrazh, apo me tigrin,1dhe 2 te belindes ,dhe pastaj duhet ti paguajne shqiptaret boshlleqet ,jo mor zoteri ti paguani ju hajdutet qe keni rroga nga 6milione dhe tallni bythen ne parlament.Vafsh ne djall bashke me qeverine tende te korruptuar
Dhe pse duhet ti mari shteti nga gjaku dhe djersa e tjetrit ,per cfare arsye, ka kontribuar ndonje gje,jo cfare me ofron mua shteti qe s kam as uje ,qe duhet te ve boljer te mar hidraulikun apo te harxhoj energji nga pompa ,pse nuk flet dhe per keto shteti .Me mire e mbaj mbyllyr se sa ti paguaj krye hajdutit Rama dhe qeverise se tij
Pse çuditesh zoti "Devolliu"? Analfabetizmi eshte ulur kembekryq si nje dervish i devotshem qysh ne vitin e "mbare" 1992. Tani edhe gazetaret (sonte tek Fiks Fare ne TCH, gazetari, nje nga drejtuesit e emisjonit, linjen e T L 20 KV qe ishte e zbuluar ne afersi te Kanines Vlore, e quante: Linja 200 000 kilowat.) jane ne kufi te analfabetizmit. Rinia po e po. "Skenderbeu eshte lindur ne vitin 1956" deklaronte gjithe mburrje nje banore e B.B.V. Dhe kjo banore ish me MASTER.
Ik ore kryehajdut ke goje dhe flet per gjoba ti ,gjobat e qeverise tende, apo humbjet ne ekonomi duhet ti paguajne shqiptaret ,kur do ta thyesh qafen se na je bere me keq se saliu
Na dolle i forte mo Gjino. Edhe ne kohe te xhaxhi Dulles qe ishte shtet komunist u jepnin Dhomat 15 dite me qera plazhi dhe nuk kishte probleme.
teksti ne tabele eshte shkruar me fjalorin e rruges, dialektin i rruges,,, kjo e pasuron me shume gjuhen shqipe, i jep me fuqi mendimit qe duan te shprehin, e bejne te kuptueshme per analfabetet qe jane shtuar ne Shqiperi :)))
Regjistrimi si biznes eshte ok Regjistrimi i turistëve (foto e pasaportave te tyre), sa netë akomodohen eshte ok. Tatimi ne EU Behet ne baze te fitimit, ka nje tavan te cilin po e kalove paguan takse, ne rast se nuk e kalon, vetem deklarim!!!
Po leri mo shqiptaret te marrin pak fryme, me vrap e taksat. Ça shikon Italine e Greqine qe kane nga 50 vjet qe i kane rentabilizuar investimet e tyre, edhe ata nuk jane kaq rigoroze kur vjen puna tek bizneset e vogla
bjeri te keqen
Hahahahah cmimi 8 mije euro metri. Gjoba 4 mije euro total.
Domethene po te erdhi kusheriri ne shpi per ca dite pushime ne plazh une duhet te paguaj takse. mmmmmm
Provo t’i kerkosh fature te thjeshte, as tatimore dhe as fiskale, menaxherit te Stone Beach! Te dyfishon cmimin qe edhe pa taksa e ka sikur te jete ne Nice
Rames i punon mendja vetem per tia futur popullit.