Treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 2.4% në shtator.
Indikatori që mat pulsin e ekonomisë goditjen më të fortë e mori nga sektori i ndërtimit, ku bizneset raportuan volum më të ulët punimesh, por edhe porosish. Sipas aktorëve të tregut, faktor kryesor ishte ndryshimi i çmimeve të referencës për banesat në kryeqytet.
“Nuk ka të bëjë shumë me besimin e ndërtuesve apo ritmet e ndërtimit që nuk kanë rënë madje vazhdojnë me të njëjtin intensitet, ose edhe më të lartë. Ka të bëjë me faktorë që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin, por me besimin e njerëzve për momentin aktual te çmimet e tregut. Pra, zhurma për çmimet e referencës, ndryshimi i gjithë asaj që ne duhet të paguajmë për një ndërtesë e ka bërë tregun të paqartë nëse duhet të veprojnë tani apo duhet të presin, se mos këto çmime reference do të anulohen”, tha Ilir Hebovija, nga Shoqata e Ndërtuesve.
Edhe pse jep sinjale negative sektori vijon të ruajë besimin se çmimet do të rriten. Në një ambient financiar, ku normat e interesit janë rritur dhe kredia e re është ngadalësuar, sektori i ndërtimit nuk po ndikohet nga zhvillimet. Sipas aktorëve të tregut investitorët po gjejnë edhe kanale jashtë bankave.
“Ka një lloj mospërputhje, mosreagim nga bankat e nivelit të dytë në drejtim të tregut të banesave, mbase janë tërhequr apo duan të rrisin normat për kthimin e investimit të tyre, por investitorët e tjerë kanë gjetur rrugë të tjera për investuar në banesa, duke anashkaluar tregun bankar, gjë e cila për mua është një e metë e sistemit. Investitorët duke mos pasur fusha të tjera ku të investojnë e shohin më të qëndrueshëm industrinë e ndërtimit dhe investimin në banesa dhe një opsion për të marrë mbrapsht më shpejt kthimin e tyre”, tha Hebovija.
Ndërtimi tashmë po tërheq edhe investitorë të huaj, ndërsa tremujorin e dytë ishin 11 milionë euro të investuara, me 55% rritje nga një vit më parë.
Edhe më i vrullshëm është aktiviteti i pasurive të paluajtshme ku janë 127 milionë euro banesa të blera nga të huajt në gjashtë muajt e parë të vitit. Edhe pse me ngadalësim, shifrat qëndronin mbi mesataren historike.
pordha me rigon. ketu po ikin dhe pulat. blerje te huajsh thote! pastrim lekesh e lamash pastrim lekesh..
Në shqipëri blejne vetëm paratẽ haram te droges . Kanë funksionin e pastrimit dhe demtojne ata që jetojne ne shqipëri që nuk mund të blejne dot me pune te ndershme.
Gjeja me e ndyre qe zhvillohet ne tregun tone ndertimi dhe kafshet qe ndertojne.E para pse ndertuesi duhet te paguaj harac per te marre nje leje ndertimi kur toka nuk eshte e kryetarit apo ndonje batakciu tjeter ne qeveri sepse kjo ngre cmimin ne stratosfere.Kur ndertuesi e blen nga pronari tokes dikton cmimi tregut.Ne keto 30 vitet e hajduterise demokratike mire qe nuk ngriten nje fabrike qe te punesojne njerezit por tani edhe cmimet i kane cuar qe mos te ngelet me Shqiptar me shtepi por te iki te marri rruget jashte vendit Te gjithe personat qe pastrojne parate ne mdertim eshte shume e thjeshte ti kapesh.Ne shtetin tone rrumpalle te fillloj urgjentisht taksa per pronaret e shtepive dhe aty merret vesh se kush e ka per hall qe jeton die kush pastron parate.