Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, i ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, ka bërë një analizë të zgjeruar mbi zhvillimet ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2025.
Ai u ndal në sektorët që kanë performuar më mirë, sfidat e ekonomisë dhe veçanërisht në çështjen e pensioneve, të cilën e konsideroi një pikë delikate që kërkon reformë të thellë.
Ndërkohë, Adrian Civici është ndalur edhe tek skema e pensioneve, duke e cilësuar atë si një nga temat më delikate të ekonomisë shqiptare.
Ai theksoi se kjo skemë ka arritur në një pikë kritike, ku nuk mund të konsiderohet më e qëndrueshme dhe nuk garanton pensione të konsoliduara e në rritje.
Sipas tij, ndërhyrjet e qeverisë për të dhënë bonuse për pensionistët nuk e zgjidhin problemin në thelb, ndërsa ajo që kërkohet është një reformë e re, radikale dhe afatgjatë, e cila të mundësojë një sistem më të balancuar dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.
Në hyrje të analizës së tij, Civici theksoi se ekonomia nuk mund të gjykohet vetëm nga një tregues i vetëm, por duhet parë në dy këndvështrime: nga njëra anë përmes indikatorëve të shëndetit dhe ecurisë së saj, dhe nga ana tjetër përmes perceptimit të qytetarëve mbi sa kjo rritje është përkthyer në zhvillim real.
“Është e pamundur të analizojmë ekonominë e një vendi vetëm me një tregues. Duhet parë së pari përmes indikatorëve të shëndetit dhe ecurisë së saj, por edhe përmes gjykimeve që lidhen me faktin se sa kjo rritje ekonomike është përkthyer në zhvillim dhe sa të kënaqur janë qytetarët shqiptarë,” u shpreh Civici.
Ai shtoi se treguesi bazë që përdoret është rritja ekonomike ose Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB).
“Shifra më e fundit si parashikim për 2025 është përafërsisht një rritje prej 3.8%, e cila është konfirmuar edhe nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në këtë këndvështrim, ekonomia shqiptare gjatë 2025 mund të konsiderohet pozitive, sepse rritja është në nivele të kënaqshme. Krahasuar me vendet e rajonit dhe me reagimin e ekonomive pas periudhës së pandemisë apo situatës gjeopolitike të luftës në Ukrainë, kjo shifër është pozitive,” tha ai.
Duke u ndalur tek sektorët që kanë performuar më mirë, Civici theksoi se turizmi dhe ndërtimi kanë qenë motorët kryesorë të rritjes ekonomike.
“Dy janë sektorët që kanë rritje më të kënaqshme dhe që kanë qenë lokomotiva e kësaj rritjeje: turizmi dhe ndërtimi. Këto dy sektorë vazhdojnë të jenë me intensitet të lartë, thithin investime dhe gjenerojnë të ardhura duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike,” u shpreh ai.
Eksperti shtoi se edhe eksportet e lëndëve të para, industria e teknologjisë së informacionit dhe investimet publike kanë dhënë ndikim pozitiv, por jo në të njëjtat përmasa. Ndërkohë, bujqësia u veçua si sektori më i dobët, me tendencë ulëse në raport me PBB.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte skema e pensioneve, të cilën Civici e cilësoi si një nga sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare.
“Skema e pensioneve ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm të qeverisë, por edhe të politikës dhe opinionit publik. Ajo ka arritur në një pikë delikate, ku nuk mund të jetë më e qëndrueshme dhe nuk garanton pensione që vijnë në rritje dhe të konsoliduara,” tha Civici.
Eksperti Adrian Civici renditi dy probleme kryesore që, sipas tij, e bëjnë skemën e pensioneve të paqëndrueshme.
“Së pari, ndërhyrjet e qeverisë për të dhënë bonuse për pensionistët, të cilat nuk e zgjidhin problemin në thelb, por vetëm e shtyjnë atë përkohësisht. Së dyti, ai theksoi nevojën për një reformë të re, radikale dhe afatgjatë të skemës së pensioneve, e cila do të mundësonte një sistem më të qëndrueshëm dhe të konsoliduar për të ardhmen.”
Sipas tij, “Skema e pensioneve është reformuar ndoshta dhjetë vite më parë, por sot ka arritur një pikë ku kërkohet një reformë e re, radikale dhe afatgjatë për të pasur një skemë të qëndrueshme,”.
Ai shtoi se problemet lidhen me ndryshimet demografike, strukturën sociale dhe informalitetin.
“Raporti i kontribuesve dhe përfituesve sot është 1.17 me 1, ndërkohë që për të funksionuar normalisht duhet të ishte 3.5 me 1. Pra, 3.5 kontribues për 1 përfitues,” tha eksperti.
Keni pare te gjithe ata qe kane mbarur Fakultetin e Ekonomise ne Institutun Bujqesor Kamez d.m.th. vetem per bujqesi e blegtori jane bere "profesora" per ekonomine, ketu ka vend per Ridvan Bolen, Dash Pijanecin e me rradhe...
Mos "C'a bohet keshtu " po juristi Gjin Gjoni qe eshte vetriner? ! Sot deputet, dje keshilli larte i drejtesise, presidenti qe kapercente gjerdhe, Meta, i dha nje vit leje barre dhe e beri ne gjermani se kish pjelle lopa e tij ne Amerike ect ect ect. LUmi qe e mori ate vend qe eberi beri Saliu q enga filli kerme e sot bashke me KAPS-in qe nuk dhjete dot.
Po Tabakja cfare mendim ka
Pika qe su bie ! Turizmi dhe ndertimi i pallateve suksesi i qendrushmerise ekonomike . Mire shoku specjaliste kete e kuptojme . Po neqoftese turistve nuk duan te vijne ,se e kane provuar se c'heqin ,si do ja bejme ? .Pallate nuk blen me njeri ,bile te huajte u jane turrurr ndertesave te vjetra . I blejne dhe i pershtatin me teknologjine e tyre.He me te lumte o trimi i Rames me keto do shtyhemi ?
Nuk heq dorë nga zanati i të kopjuarit. E paske marrë copy paste nga AI. Hahaha
Ky rektor tek Universiteti Mesdhetar ku hyn njeri e del kastravec një ditë do japë llogari për thagmën që i ka ba e i ban përditë arsimit të naltë shqiptsr