
Qeveria po bën gati propozimin për të rritur çmimin e energjisë, për ata që konsumojnë mbi 700kw/h energji në muaj, më synim që ata që harxhojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Por për ish-drejtorin e KESH, Gjergj Bojaxhi, shqiptarët nuk do të paguajnë për çmimet e larta që ofron sot tregu, por për keqmenaxhimin që i është bërë sektorit ndër vite.
“Shkaku pse po vijmë sot në këtë propozim është keqmenaxhimi që i është bërë sidomos kompanisë së shpërndarjes. Mbi 500 mln euro investime ka bërë kjo kompani vitet e fundit, por ato s’kanë qenë eficente, çka detyron sot qeverinë të marrë një vendim të tillë për të shtuar disa para më shumë në arkën e shtetit. Pyetja që shtrohet është: Pse gjithmonë qytetarët duhet të mbajnë peshën e keqmenaxhuimit?”, u shpreh Bojaxhi.
Për ish-drejtorin, çmimi me dy fasha do të rrisë abuzimet dhe se do të preken mijëra familje, më së shumti në dimër.
“Unë mendoj se nuk do të preken 5% e abonentëve, por 15 % ose më shumë, sidomos në dimër. Mbi të gjitha, çfarë ndodh për ata abonentë që janë në kufirin e 700 kw dhe nëse faturisti nuk vjen fiks në datë për të parë sahatin? Ata do të paguajnë një muaj më shumë dhe një muaj më pak, por në finale mesatarisht ata do të rëndohen në faturën e tyre mujore. Këtu do të lindin abuzimet”, u shpreh Bojaxhi në emisionin “E-ZONË” në “Vizion Plus”.
Sa ishe Ti. ...e ndrite.
Ky akoma flet me ato qe mesoi vete kur ishte, se nuk dinte gje. Merret akoma me datat e faturimit!? Tani cdo lexim dhe rregjistrim behet online, nuk leviz asnje date. Ky dhe CA te tjere fryhen kot, nuk e Di Ku e gjejne kete kurajo!!?
ne cilin qytet behet lexim online, a sme thua? Se tek un vjen faturisti kur ti teket.
ne cilin qytet behet lexim online, a sme thua? Se tek un vjen faturisti kur ti teket.
Leximin "korrekt ", duhet ta vuash ne kurriz qe t`ja dish rendesine, Por besoj qe fatmirsisht nuk ke qene viktime e kesaj,(por jane me plan dhe me radhe, heret a vone do i vije radha te pakten 80% e abonenteve). 2apo 3 muaj vendosin 340 leke, dhe muajin e radhes e "korrigjojne", dhe mos mendo te ankohesh sepse kohe e humbur.
Nuk ke goje te flasesh se je nje plere...
Ky vertet eshte bojaxhi pallatesh, kur ishte drejtor keshi ,vodhi sa deshi tani ben ekspertin! Ky lango duhet rasur ne burg per abuzimet ne kesh, nuk duhet te hapi gojen dhe te ri urte ,se care ka vjedhur e bere keshit!
Gjergj Bojaxhi, une s'e kuptoj dot qe ti ke qene nje vasal i Sali Berishes, duke ditur dhe njohur babain tend qe kam shume respekt, Aleksander Bojaxhi, si nje mesues dhe shok i mire, gjithashtu dhe vajza e Shemes qe kishte mbuluar Patosin dhe nuk permbahej deri sa ju be ferre Aleksandrit. Keni qene te "diskretituar" nga regjimi meparshem si Saliu, Gramoz pashko, Genc Pollo, Tritan Preshi e keshtu me radhe. Vertete kapitalizmi bazohet ne ekonomine e tregut qe çdo gje e ka treg dhe nuk njeh fare humanizmin, por prinderit e tu dhe ata te tjeret qe na jepnin leksione mbi njeriun si kapitali me i çmuar apo mbi shoqerine dhe jo indindividin privat " seicili per vete, zoti per te gjithe", si ka mundesi qe kaluan ylberin dhe menjehere u bene kapitalista? Pra ka nje gje: ju jeni pa bythe dhe karakter dhe ktheheni nga shkon paraja qe i perket nje shoqerie itermexo dhe kapitalizmit qe po e shikojme sot se si zhvillohet duke patur frike nga njeri tjetri dhe duke vrare mijra e miljona njerez te pa fajshem se u do qejfi padroneve nepermjet armeve apo dhe inxheksioneve e popujt e verber si ata qe keni ju rreth vetes behen viktimat e para; duke krijuar banda terroriste, narkomane, kanibale, antinjerezore per perfitimet tuaja makabre. Fakti qe sot Sali Sheqere Berisha eshte i gjalle pas gjithe atyre qe ka bere , tregon se kanibalizmi ne sistem eshte shume larte. U ka ardhe ne dore, hidheni ne goje. Kur kjo shoqeri njerezore sundohet nga padrejtesia, keshtu do ndodhe. Të pa fuqishmit do mundohen te pershtaten qe te jetojne kohen e tyre, ndersa ju do rroni , besoj, me shekuj! Ndaj keni bere dhe te gjitha keto.