Çfarë po i shtrenjton apartamentet? Energjia dhe pagat rritën kostot në ndërtim në gjysmën e parë të vitit

4 Shtator 2024, 21:30Ekonomia TEMA
Çfarë po i shtrenjton apartamentet? Energjia dhe pagat rritën

Çmimet e apartamenteve për banim do të vijojnë të qëndrojnë të shtrenjta edhe përtej gjysmës së parë të vitit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtimit në 3 mujorin e dytë të vitit u rrit në 112.3 duke treguar një shtrenjtim të kostove totale  të cilat përkthehen edhe në çmimin fundor.

“Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024 arriti 112,3, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2024 është 2,5 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,7 %.”

Shkaqet kryesore për këtë shtrenjtim referuar Instituti të Statistikave, janë rritja e shpenzimeve për energjinë por dhe zëri i pagave.

“Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 5,9 %, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 3,8 %, “Shpenzime transporti” me 3,5 %, “Kosto të tjera” me 2,1 %, “Shpenzime makinerie” me 1,6 % dhe “Shpenzime materiale” me 1,1 %.”

Janë materialet hidrosanitare, të ndërtimit por dhe ato elektrike dhe komunikimi që ndikuan më së shumti në rritjen e çmimeve të grupit të materialeve.

Ndërtimi në gjysmën e parë të vitit ishte ndër sektorët më me pritshmëri pozitive sa i takon aktivitetit dhe çmimeve referuar raportit të Bankës së Shqipërisë për besimin në ekonomi. Ndërkohë në gjysmën e parë të vitit janë dhënë nga bashkitë 665 leje ndërtimi. Përpos rritjes së numrit të ndërtimeve, shtrenjtimi i banesave vijon të mbetet i lartë.(Marinela Lina)

3 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Pagat hahahah qenkan shkaku i rritjes se çmimeve për m2? Janë para korrupsioni dhe droge se na lodhet nuk janë të gjithë sufllaqexhinjë që besojnë Meron

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Taksa e infrastrukturës 8%, taksa për të pastrehët 3%, çmimi i tokës, sigurimi i detyruar ndaj tërmetit kushtojnë 600-700€ për m2 pa filluar ndërtimi akoma. Shto dhe 500-600 kosto ndërtimi dhe ja ku shkon kosto 1100-1300. Sa duhet të shesin që të fitojnë sipas jush?

      Përgjigjjuni
      1. b
        banori

        Propogande mafiozesh! Duan te stimulojne shitjet e apartamenteve me cmi e super te larta dhe deklarojne se po shesin mjaft dhe kane rritur dhe cmimet. O popull, abandonojini blerjen e apartamenteve, sidomos ne ndertim apo sapondertuara qe i bejne si kotece pulash dhe po i shtrenjtojne cdo dite duke nxitur panik se cmimet vetem po rriten. Abandojini mafjen! Dikur kjo fllycke e tyre ne fushen e ndertimit do plasi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje