Gjermanët, 40 mln euro kredi për Fierzën - Nevoja për rehabilitim, ndërhyrjet do i zgjatin “jetën” hidrocentralit me 30 vjet

17 Shkurt 2026, 15:20Ekonomia TEMA
Gjermanët, 40 mln euro kredi për Fierzën - Nevoja për

Qeveria do të marrë 40 mln euro kredi për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, një nga veprat më të rëndësishme elektroenergjetike në vend.

Në Kuvend ka mbërritur marrëveshja e huasë me KfW-në gjermane, teksa në relacionin shoqërues shpjegohet se ky financim shtrihet mbi marrëveshjen e mëparshme të vitit 2022, që përmbante huanë origjinale të KfW-së dhe grante shoqëruese.

Sipas relacionit, huaja e re prej 40 mln euro, së bashku me një grant prej 1 mln euro do të mundësojnë përfshirjen e komponentëve shtesë elektromekanikë, përmirësimin e sistemeve të monitorimit në kohë reale dhe optimizimin e pajisjeve për një efikasitet më të lartë operativ. Këto ndërhyrje janë identifikuar si të domosdoshme pas një verifikimi të detajuar, që evidentoi se specifikimet fillestare të projektit nuk kapnin të gjitha nevojat teknike të impiantit.

Po ashtu, në relacion thuhet se këto ndërhyrje do të kontribuojnë në zgjatjen e jetës së impiantit për të paktën 30 vjet dhe në rritjen e efikasitetit të tij të përgjithshëm, në përputhje me strategjitë kombëtare për energji të qëndrueshme.

Ndërkaq, mungesa e ndërhyrjeve të plota deri më tani ka sjellë pasoja të konsiderueshme. Sipas të dhënave të përfshira në relacionin shoqërues, kapaciteti i prodhimit të hidrocentralit është reduktuar me rreth 4% në vit, përkatësisht një humbje prej 53,123 gWh në vit, që përkthehet në një humbje të të ardhurave prej rreth 2.656 milion eurosh për sektorin elektroenergjetik. Ky impakt negativ ekonomik lidhet drejtpërdrejt me mosrealizimin e rehabilitimit të plotë të turbinave dhe pajisjeve kryesore të energjisë.

7 Komente

  1. K
    Ketej vidh, andej merr borxh

    Pra do rritet borxhi i jashtem. Ketej vjedhin shtetin me miljona, nga ana tjeter i vene popullit ne shpine nje borxh te cilin ne do te duhet ta ljame ne vitet qe do vine.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shtet hajn

      E vertet, €40 milion jane nje shume qe do te mund te paguheshin edhe nga buxheti i shtetit. Imagjino €40 milion paguajn per nje kilometer rruge.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Injorante !

        Nga fillimi i viteve te Demokracise 1990 e deri me sote ! statistika qe kane vdekur mbi 3500 shqiptare ! ti qe thua shteti hajn ! ke te drejte ! por me thuaj kush mban pergjegjesi per shkaterimin e shqiperise dhe per vjedhjet kudo ne cdo sektore apo Toke shqiptare ! apo zhveshjen nga cdo Qindarke me Firmat Piramidale ! nese e gjen qe eshte krykrimineli penecilina serbi i UTB atehere ke te drejte...

        Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari

      Po po, nderkohe qe hidrocentrali Fierzes punon per te gjithe Shqiperine, ne banoret e permbytur nga ky hidrocentral, me toka, shtepi, peme e gjithcke tjeter, rrime nen hije pa perfituar asgje. Po kush te mbroje qytetaret e thjeshte, asnje deputet, asnje qeveritar, asnje kryetar bashkie, qe te gjithe mortja i marrte nje sahat e me para

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Edhe ato 40 milion euro gjysma do të vidhet .Puna për remontin e agregatëve do bëhet shkel e shko dhe paratë do të vidhen nga ata wë do kenë akses në to.Mjerë ai vënd që është mbushur me gjakpirës ….!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          40 million ka vjedhur vetem gjakdhjer bachell afrika servi gerrrki lind arrixhinje balluku ......

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kuriozi

            Cfare semundje mendore ke ti? Per kuriozitet pyes.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje