Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin për profesionet e lira: Norma 15% nuk është e përshtatshme

27 Qershor 2024, 18:40Ekonomia TEMA
Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin për profesionet e

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë ligjin për tatimet për profesionet e lira. Vendimi u mor sot (27 qershor) me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj.

Në një komunikim për mediat, Zaçaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën dhe rrëzoi tatimin me 15% për profesionet e lira.

“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese kur u pyet nga gazetaret.

Sipas kryetares së GJK, tatimi 15% për profesionet e lira filloi të zbatohej pa i dhënë kohë të mjaftueshme të përshtateshin me skemën e re tatimore.

“Ndonëse ligji ka hyrë në fuqi më 18 maj 2023 dhe i shtrinte efektet nga data 1 janar 2024, lista analitike hyri në fuqi më 23 dhjetor 2023, pra vetëm disa ditë para fillimit të efektit të ligjit. Gjithashtu Gjykata vlerëson se norma e fitimit prej 15 % së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatim paguesve”, tha kryetarja e GJK.

“Gjykata vendosi me shumicë votash pranimin e pjesshëm të kërkesës  dhe shfuqizimin e nenit 69 pika dh, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr 29/2023 dhe të nenit 4 të VKM 753/ 2023. Rrëzimin e kërkimeve për shfuqizimin e dispozitave të tjera të ligjit. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore”, lexoi vendimin Zaçaj.

Gjykata Kushtetuese argumenton se kjo ishte një masë joproporcionale dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.

Vendimi nga Gjykata Kushtetuese u dha pas 2 ditësh të përfundimit të shqyrtimit të çështjes.

5 Komente

  1. G
    Gaqo

    Po si kuptohet sa xhiro ka bere ne vit profesionisti i lire, avokati, noteri, dentisti, dermatologu, etj. etj. kur keta nuk leshojne asnje lloj fature per pagesen qe marrin, fature tatimore jo e jo. Nuk e di kete kjo gjykate kushtetuese???

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      O zot cfare fytyre ne krye te Gjykates Kushtetuese

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Sic duket sipas kushtetueses nuk jemi shtet bazuar ne ekonomine e tregut, pra kapitalist, por i centralizuar dhe monist. Pika qe nuk ju bie. Kaqola gjykates!

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Eshte gabim i rende i shoqeve te Argites ne Gjukaten Kushtetuese.Nuk Ke c'ben,ky mall eshte.Vetem se kuvendit nuk duhet te terhiqey.Po keshtu Edhe inspektoret e Tatimeve. Pi jao dy shembujt nga Italia .Viizite kardioligjike -mjek kardiolig privat.Pagesa ne arke,te sekret arja,kundrejt fatures.Shkoj te okulist i autorizuar per rinovim patente.Te. Sekretarja e tij behej kerkesa e rinovimit dhe pagesat.Kundrejt fatures. Dhe patenta me poste ne shtepi.Kexshtu te avokati, te dent isti ne zyrat e CAF ( private qe ndihmoni per dokumentat pensioni).Pra kudo me fature.Dhe ...i paguanin taksa shtetit.Mjeku i lire,cdo gje me fatture dhe taksa e ddt ye ime te tjera shtetit,deri Edhe sigurimit shoqerore.Ne shqiperi Jo,sepse na.demtohet shtresa e mesme.Dhe pagesa e detyrimeve ndaj shtetit qenkan antikushtetuese.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lasgushi

            Paskan rënë në një mëndje batakçeshat e Saliut me pirivilet e Edit.Me këtë votim e humbën besimit. Qeveria i ka mundësitë ta zbatojë këtl projekt me mjetet administrative si tatime polici dhe antkorupsion.Mbase zenë ndonjë peshk,nga kushtetuesja.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje