Tema e matësve inteligjentë të energjisë është rikthyer në vëmendje me draftin e ri të ligjit për sektorin energjetik, i cili parashikon rregulla të veçanta për përdorimin e tyre dhe një plan të mundshëm zbatimi.
Sipas nenit 91, instalimi i këtyre pajisjeve nuk do të bëhet menjëherë. Fillimisht do të kryhet një analizë e plotë për të parë nëse kostot e projektit justifikohen nga përfitimet që sjell. Enti Rregullator i Energjisë do të përcaktojë rregullat teknike të sistemit, ndërsa operatori i shpërndarjes do të vlerësojë nëse investimi është ekonomikisht i leverdishëm për t’u zbatuar në shkallë të gjerë.
Kostoja e projektit do të shpërndahet gradualisht dhe pritet të reflektohet në tarifat e rrjetit. ERE do të mbikëqyrë këtë proces për të siguruar që tarifat të jenë të drejta dhe që konsumatorët të përfitojnë realisht nga sistemi i ri.
Në rast se analiza del negative, instalimi masiv nuk do të realizohet. Megjithatë, çdo qytetar do të ketë të drejtë të kërkojë një matës inteligjent për përdorim personal, duke paguar vetë koston. Ndërkohë, rivlerësimi i situatës do të bëhet çdo katër vjet, në varësi të zhvillimeve teknologjike dhe të tregut.
Sa i përket matësve aktualë, ata do të vazhdojnë të përdoren vetëm nëse plotësojnë kërkesat e reja teknike. Pajisjet që nuk i përmbushin këto standarde do të duhet të zëvendësohen deri në vitin 2031./Marrë nga Monitor
Thirrje institucionit të Mbrojtjes Konsumatorit. Aparatet " inteligjente" masin rrymën që hyn ne aparat dhe jo atë që konsumohet, ndaj; Drejtohuni me padi në gjykatë për "mates problematik dhe jo të saktë ", kjo në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit.Ky " çrregullim" është vërtetuar në të gjitha shtetet dhe disa nuk i kanë pranuar këta matësa. Për konsumatorin...matësi inteligjen " konsumon" rrymë edhe kur çdo paisje është fikur pasi mat korentin që shkon në aparat...pra është e pamundur të ndalohet matja jo reale pasi linja ka gjithmonë korent. Matja jo reale apo korenti që nuk ke harxhuar por qe të shtohet në faturë, është diku nga 10-15% me shumë ne muaj. Nqs enti energjitik do thotë që kërkon të uli kostot e sherbim-matseve, u thoni se mund t'a bëjnë shumë mirë këtë shërbim duke matur me prezencë punonjesi një herë në dy apo katër muaj. Sistemi i tyre e ka mesataren mujore të konsumit për çdo aparat në republikën e shqiperisë, madje më qindarkë. Ndaj, një ose dy muaj me faturë mesatare konsumimi dhe e treta me faturë matëse. Me këtë mënyrë ulin kostot e sherbim- matësve të paktën me 50%. Puna është se si t'ja bëjmë që këta janë votues e humbet naltmadhnia vota thuaj.
Naltmadhnija i humb votat edhe nëse fatura rritet me 10 - 15 %, siç po thua se rritet konsumi. I humb dyfish: të atyre të shërbim faturimit që duke i përgjysëmuar do të mbeten pa punë dhe të atyre që do tu shtrenjtohen fatura për shkak të mbifaturimit të rritur. Po kjo, e mbifaturimit është beterr fare. Atëhere duhet të gëzohesh, se i bije që, Naltmadhnija, nuk do të marrë asnjë votë dhe shpëtomë nga kjo e keqe që po na bën operatori i shpërndarjes, apo naltmadhnija, si të duash ti ta quash. Po, më mirë thuaj se mos ka ndonjë dombarallëk të madh për blerje matësish apo sebep për rritje çmimi të pa justifikuar, për të shtuar të ardhurat e pamerituar në buxhet, këtë thuaj, që të jesh dinjitoz dhe jopolitik, por mbrojtës i konsumatorit. Konsumi "energjitik" është kaq i vogël në këto pajisje sa të një baterie celulari dhe është jashtë sistemit matës të konsumit nga klienti, kryhet më vete ("llogaritet" në kosto siç mund të llogaritej çdo pajisje elektrike a elektronike, si psh kompjuterët, kalkulatorët etj. Kurse matja aforfe (me faturime mesatare të periudhave të mëparëshme) dhe saktësimi me periudha ciklike i tij, në kushtet e një pjese të mirë të konsumatorëve me banim të përkohshme (jo rezident) në vendin tonë, do ta bënte jo praktike dhe do të kishim luhatje të mëdha në faturim dhe në likuidim (kur s'konsumonte do t'i binte të paguante dhe kur konsumonte, të mos paguante, apo t'i mblidheshin detyrime shumë të mëdha) pastaj, konsum-faturim-arkëtimi, brenda një periudhe sa më të shkurtër (mujore), është shumë i volitshëm në kalkulimin e paramrtrave ekomomikë dhe lidhjes së tyre me parametra teknik, për rrjedhim ndjekien sa më reale të kostove dhe për rrjedhojë çmimeve. Kështu, o dashamir.
Hesapet bëhen më parë se të provohen. Matet jo vetëm performanca apo domosdoshmëria, por edhe efektiviteti ekonomik i investimit, si influencon në kosto apo "çmim", që në fund të fundit konsumatori të mos mendojë se qëmë mirë kur ishim keq, dmth në kushtet e para investimit. Në rrastin konkret: Investimi vlen nëse ul ose nuk influencon në çmimin e shitjes tek klienti, për shkak të kursimeve që i sjell investitorit psh uljen e humbjeve në rrjet (faktor i tërthorët në llogaritjen e kostove), uljen e kostove të personelit: lexues-faturist, mirëmbajtje etj. Në kushte të rritjes së çmimit të shitjes tek klienti, pra, kur barra e këtij investimi kalon tek klienti, është i "justifikueshëm" nga ana ekomomike dhe duke e kaluar investimin qoftë dhe "pjesë-pjesë" në kurriz të çmimit të rritur tek klienti (jo të shpenzimeve totale, por të asaj për njesi, dmth për kwh), s'ke ç'efekt ekonomik mat - efekti kalon në çmim nëpërmjet "amortizimit" dhe për efekt, sjell kushte të reja për rritje të çmimit, edhe nëse nuk sjell përmirësim të parametrave tekniko-ekonomik; i leverdisshëm del edhe sikur "matësi të qe prej floriri". Në këto kushte çmimi i kwh-ve mund të rritet sipas "kërkes-ofertës" sa të dojë operatori, - edhe psh dy, tre fish, - veç asaj, që ky ka monopolin e shitjeve dhe vepron pa konkurencë. ---- Po mirëmbajtjen, e këtyre matësve inteligjentë, kush do ta bëjë?; nuk besoj se janë të përjetshëm dhe pa "lajthitje". Apo faturën për riparim tek klienti (!?). Futja e teknologjive të reja në prodhim dhe matje (normal, matjen, peshimin, e ka operatori si investim kapital), duhet të bëhet jo vetëm për të përmirësuar paraqitjen ekonomiko-financiare të ndërmarrjes, por kryesisht për të ulur kostot dhe rrjedhimisht të çmimeve sidomos të të mirave të kontrolluara nga shteti dhe synojnë lehtësimin e barrës tek përdoruesi (uljen e çmimit). Gjithsesi, kuptueshëm, gjë e rrallë në ekonominë e tregut, por të paktën të mbahet në stabilitet sa më të gjatë kur e lejojnë kushtet objektive (psh raportet energjitike: prodhim vëndas - blerje nga jashtë, prodhimi me burime më pak të kushtueshme nga ato më të shtrenjta, etj), që, sigurisht, influencojnë në kostot totale te operatori i shpërndarjes, por është jashtë temës së diskutimit për investimin kapital konkret.
Ne vende si Anglia keto mjete perdoren per te kontrolluare njerezit duke i dhene te dhena reale konsumimi dhe menyre per ta fikur. Ne albanistan behet thjesht per tu pasuriar ndonje politikan.
Kjo eshte per te zhvat edhe kete pak popull qe ka mbet ne atdhe
Mos na bini më qafë, bollë halle kemi... S'po përballojmë dotë blerjene ilaçeve skarco, vizitat mjekësore të rëndomta, ekzaminimet në aparaturat private, operimit... etj etj. ...