Mbi 9 mld lekë detyrime, institucionet shtuan borxhet

20 Qershor 2025, 22:10Ekonomia TEMA
Mbi 9 mld lekë detyrime, institucionet shtuan borxhet

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit institucionet shqiptare zgjeruan me mbi 2 miliardë lekë detyrimet e prapambetura. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë borxhet ndaj kompanive private për punë apo shërbime të kryera në fund të marsit arritën në mbi 9.4 miliardë lekë.

Në raport fund-vitin e shkuar detyrimet e prapambetura rezultojnë të jenë zgjeruar me 2.1 miliardë lekë apo rreth 28 për qind.

Të dhënat nga “Financat” tregojnë se pjesa më e madhe  këtyre detyrimeve iu takon institucioneve të pushtetit vendor, bashkive me gati 4.2 miliardë lekë, ndërsa 3.8 miliardë lekë i takojnë pushtetit qendor.

Nisur nga fakti që detyrimet e prapambetura janë kthyer në një problematikë që nuk po merr zgjidhje, “financat” e kanë përcaktuar si përparësi shlyerjen e tyre në harkun e viteve 2025-207.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura deri në fund të marsit, gati gjysma e totalit janë për investime të kryera. Lista pasohet nga shërbimet e marra, por të papaguara, vendimet gjyqësore dhe mallrat. 

1 Komente

  1. p
    pordhe me rigon.......

    Citjoneziu (suniteve): qafirat e mi sunite a shiite,u shtua defteri i detyrimeve kshq shtrengoni rripin.....yok turkish bakllava,yok brixola,yok raki,yok hapi Muco pi muco.....do tju pres edhe turkish coffee.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje