OTP Bank Albania inauguron degën e parë të rikonceptuar me standardin e ri të grupit OTP

20 Qershor 2025, 18:42Ekonomia TEMA

OTP Bank Albania inauguron degën e parë të rikonceptuar me


Banka OTP Albania përuroi rikonstruksionin n degës së saj të re – e para në Shqipëri që rikonstruktohet plotësisht në përputhje me standardet më të fundit të Grupit OTP. 

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm përpara në rrugëtimin e vazhdueshëm të transformimit të bankës, me një fokus të qartë te përvoja e klientit, komoditeti dhe inovacioni.

Dega e re e inauguruar në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, përfaqëson modelin më të avancuar të arkitekturës së bankingu-t retail dhe ofrimit të shërbimeve sipas standardeve të Grupit OTP. E projektuar me një filozofi të qartë të orientuar drejt klientit, hapësira ndërthur inovacionin digjital me ndërveprimin njerëzor, duke ofruar një përvojë bankare të personalizuar dhe moderne.

“Po sjellim një nivel të ri shërbimi në tregun shqiptar – të ngrohtë, efikas dhe të ndërtuar rreth nevojave reale të klientëve tanë. Kjo degë dhe ky projekt është shprehja e vizionit të ri të Grupit OTP. Standardi më i lartë që po shikojmë sot të zbatuar në Shqipëri është standardi që po zbatohet njësoj në të gjithë bankat e grupit dhe është mesazh i cilësisë së lartë që Grupit OTP dëshiron të ofrojë në linjë dhe me përkushtimin për të qënduar gjatë. Ne synojmë të zgjerojmë rrjetin tonë në Tiranë, krah me krah dhe me ofrimin e shërbimeve digjitale të avancuara.” – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z. Bledar Shella, gjatë kësaj ceremonie.

OTP Bank Albania inauguron degën e parë të rikonceptuar me

Mjediset e reja të degës janë krijuar për të nxitur besimin, lehtësinë në përdorim dhe një ndërthurje të natyrshme midis shërbimeve fizike dhe atyre digjitale.

Inaugurimi i kësaj dege është pjesë e një strategjie më të gjerë rajonale të Grupit OTP për të zbatuar standarde të unifikuara në të gjitha tregjet ku operon, me synimin për të ofruar cilësi të njëtrajtshme shërbimi dhe një përvojë të unifikuar për klientët e saj. 

Shqipëria tashmë bëhet pjesë e kësaj lëvizjeje transformuese dhe OTP Bank Albania synon ta vazhdojë këtë transformim edhe në degë të tjera, duke zbatuar gradualisht konceptin e ri në mbarë vendin. 

Kjo nismë përforcon angazhimin e bankës për investime afatgjata në infrastrukturën bankare të Shqipërisë dhe vizionin për t’u bërë ofruesi më i rekomanduar i shërbimeve financiare në treg.

 

Lini një Përgjigje