Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

18 Qershor 2025, 17:38Ekonomia TEMA
Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik. Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i energjisë.

Të tilla vlerësime, shkruan Balluku në postimin e saj, na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.

Postimi i Ballukut

Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve.

World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, s#Suedia, #Zvicra apo #Franca.

Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit @ediramaal , për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.

Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike.

4 Komente

  1. @
    @

    Per qëndrueshmëri energjetike!? natyrisht se kane 30 vjet pa drita, qendrueshmeri heroike.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar

      E bukur kjo. Me çmimin me te larte te karburantit ne bote, ju e quani "qendrueshmeri" energjetike ? Me sistemin me te degjeneruar te shperndarjes se energjise elektrike, ju e quani te "qendrueshme"? Bravo ju qofte! Po se mos keni patur turp ndonjehere, qe te keni sot...

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora***

        s ka bere ndonje operacion tjeter kjo per ngushtim ??

        Përgjigjjuni
        1. V
          Varja

          Po si nuk e ka bere?! E ka bere te goja, se nga poshte nuk ka me doktor ta marre persiper.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje