Aeroporti i Vlorës është ende në fazë certifikimesh. Ulja e avionit pak ditë para zgjedhjeve ishte një test për të parë elemente e pistës më shumë se sa një inagurim.
Maksim Ethemaj, kreu i Autoriteti të Aviacionit Civil tha se aeroporti është ende në fazë plotësimi të kritereve teknike.
Por kur pritet të përfundojnë procedurat e certifikimit?
“Për ne është më e rëndësishme plotësimi i kritereve teknike dhe të sigurisë që nevojiten. Jemi ende në proces. Ne presim që nga korriku ky proces të përfundojë. Më pas janë kompanitë ajrore që do të miratohen për të operuar në këtë aeroport”, tha Ethemaj.
Por cilat janë parashikimet në vitin e parë të operimit?
“Në planin tonë fillestar projekti parashikonte që në vitin e parë aeroporti do të priste 360 mijë pasagjerë. Nëse sot më pyesni sa parashikohen mund t’iu them se do të jenë 1.2 milion pasagjere, katër herë më shumë nga plani fillestar. Është kjo arsyeja pse adoptuam këtë kërkesë në rritje me planin tonë fillestarë sepse kërkesa për fluturime është rritur”, tha kreu i Aviacionit.
Këtë viti aeroporti Nënë Tereza pritet të arrijë një rekord të ri prej 12 milion pasagjerë.
Kjo rritje e shpejtë dhe e qëndrueshme shtron nevojë për nisjen sa më parë të operimit të aeroportit të Vlorës.
Gazerari I katraures shqiptare: shkruhet “milione” Si cdo the tjeter aty; rrumpalle dhe injorance pa kufi!
RRUFTE AEROPORTI I KUKESIT ME DJEMTE E LONDRES . UROJ MOS KETE KETE FAT EDHE AEROPORTI I VLORES .
Do filloj direkt pasi te ket filluar ai i Kuksit , shume e sigurte.
Nuk kuptohet mire, por detyrat e Autoritetit te Aviacionit Civil jane ato qe inspektoret e ketij autoriteti te kontrollojne nese Kompania Ajrore i ben kontrolle psh sediljes se pilotit apo etj etj. Nuk eshte ne rolin e vet ky autoritet te vendosi numrin e udhetareve qe do perdorin aeroportin e Vlores me urdher. Kjo nuk eshte serioze apo thuan çdo gje qe thuhet eshte per popullin. Ktu eshte ok.
Cer thu mer ti. Po nuk arritem numrin sipas planit te gjigandit, do e mushim me afgan, sri lanku, iraken, xhibutian etj etj.