Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën

20 Gusht 2025, 20:50Ekonomia TEMA
Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Korrik të vitit 2025 regjistrohet në 2.4%.

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.4% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar gjithashtu në këtë kufi për muajin Korrik , që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë sa mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Korrikut të këtij viti janë Rumania me 6.6%, Estonia me 5.6% si dhe Mali i Zi e Serbia me 4.7% dhe 5% respektivisht.

Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet me inflacionin më të ulët me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ku për muajin Korrik regjistrojnë një normë të rritjes së çmimeve prej 4.6% dhe 4.3%.

Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 12 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.3% secili. “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.8%, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.6% secili, “Komunikimi” me 1.4%, “Shëndeti” me 1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.8%. (Eldiona Serani)

3 Komente

  1. L
    Lani

    Shtet bananesh ..rroga skandal cmimet si ne svicerr edhe cdo gje fallco ..kush ja fut njeri tjetrit sa ma shume sa te Cohen prej gjumi...jemi popull faqja e zez e botes

    Përgjigjjuni
    1. I
      Inflacioni notation dhe produkti brēndshēm brut

      Buka ēshtē mē lirē se nē tē gjithē botēn. Kjo ēshtē diçka pozitive pēr ata qē s'kan minimum jetik, dhe ata pensionist qē punojn nē Tiranē, marrin pensionin nē Veri apo jug tē Shqipēris, kanē qiraxhinj qē ju vjelin qeran çdo muaj (nē rrethe) si dhe jan pronar aty ku banojn.Kēto qeveria i toleron se jan kategori bonusi dhe xhani votues

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Beni krahasimin psh me naften ne Mal te Zi cmimi 1,34 euro kurse ne vendin e Hajduteve 175leke.Cfare te thuash ne te ashtuquajturin shtet te Rames?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje