Përmes një deklarate të përbashkët, 12 organizata biznesi në Shqipëri dhe rajon kanë paraqitur gjashtë kërkesa konkrete, duke e cilësuar situatën si një sfidë serioze për stabilitetin ekonomik.
“Sektorë si transporti, bujqësia, turizmi dhe industria prodhuese konsiderohen më të ekspozuarit. Në qendër të kërkesave është rishikimi i barrës fiskale mbi karburantet, që sipas bizneseve përmban një peshë të lartë taksash.
Kërkohet transparencë e plotë në formimin e çmimit, forcim i kontrollit të tregut dhe hetim i rasteve të mundshme të abuzimit. N
jë tjetër kërkesë lidhet me masa mbështetëse për sektorët më të goditur, si dhe ndërhyrje afatgjata, përfshirë krijimin e rezervave strategjike të naftës, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe investime në energji alternative”, tha Kryetari i Forumit Ekonomik mbarëkombëtar Besim Beqaj.
Biznesi paralajmëron se, nëse nuk merren masa të menjëhershme, pasojat mund të jenë rritje të mëtejshme çmimesh, frenim investimesh dhe rrezikim i vendeve të punës.
“Është ndjerë shumë rritja e çmimit të karburantit, për arsye se nuk lëvizim me çmimin e biletës”, tha Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kujtim Mema.
“E ka dëmtuar industrinë, na ka vendosur në një pozicion jo të barabartë me vendet me të cilat konkurrojmë”, tha Kreu i Shoqatës së Bimëve Medicinale, Filip Gjoka.
“Asnjërit s’i intereson të dëmtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit, por jo të rriten në dëm të sipërmarrësve”, tha Nikolin Jaka.
Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë edhe arritjen e dialogut qeveri-biznes, duke argumentuar se vetëm përmes politikave të koordinuara mund të shmangen efektet afatgjata të krizës së karburanteve.
Top Channel
Lini një Përgjigje