Njoftim për tender

19 Prill 2023, 10:52Ekonomia TEMA

Njoftim për tender

I nderuar Partner,

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktivitet i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në fushën e arsimit dhe formimit profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër tëprojektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET

– Qualityfor All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD,shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i pjesshëm i konviktit të shkollës Antoni Athanas Sarandë”me numër reference 5/2023, dhe fond limit1,964,530 (një milion e nëntëqinde gjashtëdhjetë e katër mije e pesëqind e tridhjetë)Lekë, përfshirë TVSH.

Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 25 Prill 2023 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 10 Maj 2023 ora 16:00.

Të interesuarit mund të shprehin interesin e të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected].

Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:

Ambasada Austriake (OeAD)

Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

Lini një Përgjigje