“Maja historike, 900 euro” - Rama publikon rastin e mësuesit dhe sqaron skemën: Ja si do rritet paga e arsimtarëve

20 Prill 2023, 17:08Ekonomia TEMA

“Maja historike, 900 euro” - Rama publikon rastin e mësuesit

Ashtu siç ishte premtuar, qeveria shqiptare miratoi rritjen e pagave për disa sektorë, konkretisht në shëndetësi, arsim dhe në fushën e sigurisë. Lajmin e njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat mëngjesin e sotëm menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.

Nderkohe, kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në Facebook rastin e mësuesit Adem Toska, paga e të cilit do të rritet nga 76, 160 lekë në 103, 200 lekë. Sipas kreut të qeverisë, paga përfshin elementë të tillë si pozicioni i punës, niveli arsimor, vjetërsia si edhe kualifikimi.

Siç thekson Rama, rritja e pagave janë “frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”.

"PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet", shkruan Rama.

4 Komente

  1. K
    KM prezanton Majat e Mullareve te Bastradinit

    s'kemi pa gjo akoma ne ,z KM . Votat ti jep populli , paret s'ja jep te tjereve ! Ja rritet persri Rrogat Spak qe te fuqizohet krimi i organizuar ne Shqiperi ? Ushqehe Gjaprin z.KM ushqehe ,por mos harro se nji dite do te vije Tinez e te haje koken .Do ju dalin prej hundesh kjo qe i beni ktij populli . Thuaj Presidentit tat ti japi noj Dekorate Dyshesh se Shkerdhatave te Kombit qe gezojne Vila ne Lalz e kudo e Miljardat ne Kontot e Bankave te Botes . Kjo te ka ngelur si Qeverri pa bere .Te pabese . _Nuk ju votoj me kurre si Familje .Asnji Politikane se jeni te gjithe Antishqiptare plehra Toksike qe s'ju intereson asnjiher ky popull te cilin se keni Perfasuar kurr ,ne asnji drejtim . Shkofshi ne djalle te gjithe si jeni Gjaprinje

    Përgjigjjuni
    1. C
      Communist Islamic Banana Albania, lol

      Maja e K.it tem, Kriminister mashtues, pjelle e keqe e Bolshevizmit sorosjan...

      Përgjigjjuni
    2. a
      arrif

      ... e hapi thesin LOQJA !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. s
        sokratz

        Rama, shume mire qe po rritni pagat e disa kategorive te punonjesve te shtetit, por rritni pensionet sa me shpejt! Boll me shperblime, por hartoni dhe zbatoni politika te qarta per rritjen e pensioneve dhe indeksimin e tyre me pagat.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje