
Pas dy ankandeve të suksesshëm për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbështesë sërish projektet fotovoltaike duke shpallur ankandin e tretë më të madhin në rajon.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet të shpallë procesin e parë konkurrues në qershor të këtij viti, me një kapacitet deri në 300 MW. Ndryshe nga projektet e kaluara, tashmë subjektet ofertuese duhet të sigurojnë vetë zonën ku mund të zhvillojnë projektet fotovoltaike, ndaj është cilësuar si projekt hibrid.
Por çfarë do t’u sigurojë shteti?
Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë të ditur se fituesve të ankandit do t’u sigurohet blerja e energjisë për 15 vjet dhe se Ministria do u japë në dispozicion hartën e tokës ku janë përcaktuar zonat e mbrojtura që nuk mund të zhvillohen projektet fotovoltaike.
Secili ofertues ka të drejtë të konkurrojë deri në 100 MW, në një projekt të vetëm, ose i shpërndarë dhe në disa projekte por duke mos kaluar kufirin e përcaktuar.
Ndërkaq, në qershor do të shpallen dhe dokumentet tekniko-financiare të ankandit ku çdo subjekt ofertues duhet t’i përmbush kriteret e përcaktuara për të qenë konkurrues. Ofertat me çmimin më të lirë do të shpallen fituese.
Gjithashtu është parashikuar se do të përcaktohet një çmim tavan i cili do të shpallet në qershor. Që t’u jepet më tepër kohë përgatitore konkurrentëve, ky ankand parashikohet të përfundojë në tetor të 2023.
Vlen të theksohet se për këtë projekt madhor, mbështetja është maksimale nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), nga ku do të jenë të angazhuar konsulentë ndërkombëtarë për asistencë dhe transparencë në konkurrim.
Dy ankandet e mëparshme ndërkombëtare për parqe fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë janë zhvilluar përkatësisht në vitet 2020 dhe 2021. Voltalia, kompania franceze që fitoi këto ankande ka nisur nga ndërtimi i tyre dhe parku i Karavastasë pritet të fillojë nga prodhimi i energjisë në shtator të këtij viti, ndërsa Spitalla në fund të 2024./SCAN.al
Jam shumë kurioz të di nëse kjo "Voltalia" do e shesë energjinë elektrike në Shqipëri apo do e eksportojë?! Jam më shumë për të dytën. Do të përfitojë nga terreni që i është vënë në dispozicion pothuajse pa kushte fare dhe do mbushi xhepat duke e eksportuar energjinë elektrike. Qofsha i gabuar. Paratë nga banka e huaj përfundojnë prapë te të huajt!
Po naten apo ditet me shi, sa MW prodhojne keto pordhet propagandistike te mavjosura.
Shume i VAGET informacioni. Sa do te jete cmimi i shitjes per 1 kWh, ku do te shitet, brenda apo jashte? Nese do te shitet jashte, a ka nje bonus, p.sh. 10% e prodhimit te mbetet ne vend (jam marre me keto kontrata, sepse ai cfrytezon linjat tona te transmetimit, token, diellin, klimen). Cfare detyrimesh ka kompania qe nderton ne lidhje me vendin ku ndertohet per ta ruajtur e mirembajtur ate, apo cdo gje duhet ta bejme ne, mjafton qe ai te prodhoje. Kush do beje vleresimin e impaktit ambiental VIA, apo do e bejne vec e vec. Me sa kuptohet eshte nje kontrate koncesionare, por per sa vjet? Mbas periudhes se koncensionit, a duhet ta dorezoje impiantin ne gjendje normale eficiente prodhuese, apo do e kthejme ne. Nese kompania ndertuese/zhvilludese e projektit nuk arrin objektivat e prodhimit, a kam une penalitete apo gjithcka eshte barre e koncensionarit? Pak a shume, te tre centralet 300 MW fuqi e instaluar, do te prodhojne rreth 450 milion kWh, qe me cmimin aktual bejne rreth 70 milion dollare. Nese e shet jashte, humbjet perfshihen apo jo, apo ato zbriten, pra duhet ti mbuloj june. A ka nje ekip te perbashket qe mbikqyr mbarevajtjen e kontrates deri ne dorezim tone? Etj, etj? Uroj qe keto centrale UFO, nga informacioni dhe prodhimi (qe nuk i inkurajoj ne permasa kaq te medha per nje territor te vogel si ne) te kene nje limit dhe te mos kthehen ne religjion dhe mode.
Analizen e ke te mire, o Sulejman, por konklyzionin e ke te gabuar. Sikur Shqiperia te mbulohej me keto impiante do te ishte mrekulli sepse merr energji te paster nga nje burim falas , te paster pa ndotje dhe rrezikshmeri, me ujin dhe diellin , Shqiperia garanton jeten qytetareve shqiptare. Problemi i administrimit te kesaj energjie dhe çeshtje te tjera te kontrates duhen bere ne perputhje me ligjet dhe ne interes te Shqiperise, ndryshe kot qe jemi.
Kjo mënyrë e prodhimit ka të vetmin qëllim "toka a e zanun".......për më shumë s'ka kush lexo .ju rujt zoti.
Jane projekte pozitive, pasi rritet rodhimi energjitik. Krijohet dhe diversitet burimesh energjitike, me uji dhe djellore. Veres kur shtohet thatesira shfrytezohet dielli.
Ajo qe me ben gjithmone pershtypje kur lexoj gazetat shqiptare eshte se nje shumice komentuesish, kane dyshime dhe fantazojne per gjera nga me te cuditshmet. Njeri thote se energjia do shitet jashte, nje tjeter flet per "toke te xanum" e plot te tjera si keto, por me fantastiket jane "specialistet e kafeneve" qe japin mendime dhe bejne kritika edhe ndaj atyre qe jane specialiste te sektorit ne fjale. Ndertimi i strukturave per energjine e rinovueshme eshte nje praktike normale per shume shtete ne bote. Shqiperia, ka te gjitha kushtet per perdorimin e sistemeve te energjise diellore dhe duhet qe te inkurajohen perdorimi i asaj energjie qe na ka falur natyra. Ne kete pike jemi shume te vonuar, por sic thote populli, me mire vone se kurre. Krijimi i fermave voltaike apo i gjeneratoreve te energjise, apo sic quhen ndryshe "mullinjte e eres" jane te domosdoshme, por gjithmone ne perputhje me kushtet specifike te nje vendi. Ne rastin tone, ne kemi shume pak territor per ti perdorur per ndertimin e ketyre lloj fermash. Ne te kunderten, kemi qytete si Tirana me shume nderime, catite apo tarracat e te cilave mundet te perdoren per instalimin e paisjeve te ndryshme per prodhimin e ujit te ngrohte, per te cilen sot perdorim energjine elektrike, por edhe per instalimin e paisjeve fotovoltaike qe do prodhonin energji elektrike per nevojat e vete ndertesave ku ato jane instaluar. Kjo behet duke e hedhur energjine e prodhuar ne rrjetin e qytetit dhe ne fund te cdo muaji behet bilanci nese nje pallat i caktuar ka perdorur me shume apo me pak energji se sa ka prodhuar. Kjo energji e prodhuar nga cdo ndertese do kompensoje ne nje fare mase kostot e perdorimit te ambienteve te perbashketa te vete ketyre ndertesave, sic jane ndricimi i shkalleve, ashensoret apo pompat e ujit. Imagjinoni nese cdo pallat apo ndertese ne qytetet tona do plotesonte qofte edhe pjeserisht nevojat e veta per keto sherbime qe permenda me lart. Ne kete rast edhe nevojat per energji nga rrjeti do uleshin duke bere qe te kurseheshin miljona euro qe sot perdoren per te blere energji ne sezonet e thata, kur niveli i liqeneve te HEC-eve tona bie. Kjo arrihet duke ndryshuar kodin e ndertimit, ku ndertuesit do ta kene obligim ligjor qe te ndertojne pallate duke bere izolimin e apartamenteve ne faqet e jashtme, si dhe instalimin e ketyre paisjeve qe permenda me lart. Nje propozim i tille ju eshte bere nga KESH qeverise qe ne fillim te vitit 2000, por qe nuk u muarr parasysh me pretendimin se do kishte rritje te kostos se ndertimit, por edhe kosto politike (sipas tyre). Sipas llogaritjeve, kosto ndertimi shtese per meter katror do ishte 5-6 euro per meter katror, por fitimi qe do sigurohej e bente kete shume te paperfillshme qe ne 2-3 vitet e para te instalimit te ketyre paisjeve. Per kete kam bere edhe nje debat me ish ministrin e finances se asaj kohe, Anastas Angjelin, qe megjithese ka mbaruar nje shkolle ekonomie, nuk arrinte te kuptonte te avantazhet ekonomike te ketyre ndryshimeve. Greqia eshte njera nga vendet qe ashtu si ne ka shume diell gjate gjithe vitit dhe kush jeton apo ka qene atje ka pare se si ne tarracat e ndertimeve ne ate vend ka shume paisje qe shfrytezojne energjine diellore. Problemi eshte se ne ndryshim nga qeveritaret greke, keta tanet e kane patur mendje se si te mbushin xhepat e tyre dhe se si te qendronin sa me shume ne karriket e shtetit, se sa te mendonin per vendin dhe njerezit qe i kishin zgjedhur.
ky eshte sqarim i sakte dhe prej mendjendrituri.
O inxhi i mjer !!!!!! Tham tok e , "çanun ," dhe nuk ishe dakort.......por je kontradiktor se përmënde si shëmbull pozitiv, taracat me elementë diellor (dhe taksa e përjetshme është 18përqind e fitimit ti jepet vënd ndodhjes).Pra taracat, çatitë, soletat,kullat prej xhami, pasqyrat ,(sipërfaqet,) e liqeneve ,rezervuarëve po mor..po..Ama kursesi toka e bukës që sala e zaptoi me vilat e 7501,të vazhdojmë ta pushtojnë, aq më tepër të huajt me volt Italia,volt francia e kush dreqin tjetër, e aq më tepër që jemi populli më i varfër për sip.toke. Hajt të rujt zoti, po s'ta ma mos ha... Sa për skavicën vetëm emëri i ka mbetur është bukur për turizëm.respekt noci .
Pastaj pas 20 vjetesh do luftojme me mullijte e eres .Don Kishote .