
Në emisionin Money në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë skema e pensioneve në Shqipëri dhe rritja e moshës së pensionit nga qeveria.
Le të shohim një shembull që buron nga viti i parë i zbatimit të reformës së vitit 2014. Një qytetar që ka dalë ne pension në vitin 2015 me pagën mesatare minimale 22 mijë lekë, për 35 vite kontribute që ka derdhur, ka dalë në muajin e parë të pensionimit me pagesën 14 350 lekë. Formula e llogarit pensionin sa 1% e viteve të punës plus pensionin social. Pra, me reformimin e skemës, në vitin e parë të zbatimit të saj, pensioni minimal në qytet ishte 14.350 lekë, ndërsa pensioni maksimal 27 600 lekë. 8 vite më vonë pensioni më i ulët nuk mund të jetë nën 20 400 lekë.
Koço Broka, eksperti i pensioneve u shpreh për “Money”: Cili është pensioni minimal. Vitin e kaluar, baza e vlerësuar ishte 81 mijë lekë. Këtë vit, baza e vlerësuar duhet të rritej. Por me bazën e vlerëuar të vitit të kaluar, del që pensioni minimal është (38:15*81=20400 lekë) 20400 lekë. Kaq është pensioni minimal në qytet dhe në fshat, pra 1 fermer që ka paguar kontribute per 38 vjet merr 204 mijë lekë,. Kemi një problem sepse është barazuar shpërblimi në pensionet e fshatit dhe qytetit, por nuk është barazuar diferenca në taksë e pagimit të kontributeve midis fshatit dhe qytetit.
Qeveria ne bashkepunim me sigurimet shoqerore eshte tallur me pensionet e specialisteve qe punuan ne industri, si mundet te barazosh me ate qe ka punuar ne buqesi kur bujku si i kooperatives dhe ai i fermes moren toke ne pronesi, bile edhe femijet mbi nje vjec mori toke ne pronesi, ndersa femijet e puntorevet te industris nuk perfituan asgje, dhe prinderit e tyre jane shperblyer me nje pension qesharak. Po jap nje shembull nje specialist ne ind. mekanike me 20 vite pune dhe me rroge mesatre 1200 leke (te reja) jo vetem qe e nxoren ne pension 65 vjec po i dhane nje pension prej 9000 leke, ja pra ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes. si ai qe bente nga 2 norma ne dite dhe ai qe tunte zinxhirin njelloj u shperbluen.