Pagat në shtet ushtruan “presion” mbi sektorin privat

6 Shtator 2024, 20:50Ekonomia TEMA
Pagat në shtet ushtruan “presion” mbi sektorin privat

Reforma e rritjes së pagave në administratë ka ushtruar presion pozitiv edhe në sektorin publik, duke “detyruar” kompanitë që të rishikojnë pagat e punonjësve të tyre. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se përgjatë periudhës 7-mujore, të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar në vlerën e 38.1 miliardë lekë me një rritje prej  5.1 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 2% më shumë se plani i 7-mujorit 2024. Por sa ka ndikuar zëri i pagave në këtë perfomancë?

Referuar të dhënave të financave, të ardhurat nga tatimi mbi pagën nga sektori publik u realizuan me rritje +21.4%, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2023, rritje e çka reflekton në mënyrë direkte rritjen e pagave të ndërmarrë në mesin e vitit të kaluar dhe përgjatë këtij viti, duke qenë se vendimi hyri në fuqi në muajin Korrik.

Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi pagën nga sektori privat u realizua me rritje +14.9%, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2023, duke kontribuuar në këtë mënyrë në rritjen e të ardhurave nga ky tatim.  Shifra tregon se pavarësisht rritjes më të ulët, sërish ndjehet një diferencë pozitive në raport me vitin e kaluar.

Referuar aktit normativ të miratuar së fundmi për ndryshme në buxhetin e vitit 2024, pavarësisht nga ky trend pozitiv, tatimi mbi të ardhurat personale është parashikuar me ulje për të ardhurat biznesore, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit, i cili fuste në skemën e taksimit nga 1 janari i vitit 2024 shërbimet profesionale. Për këtë arsye, këto të ardhura të projektuara për muajt gusht-dhjetor 2024, rishikohen me ulje me -1.5 miliardë lekë më pak. (Elisabeta Dosku)

1 Komente

  1. B
    Ben

    Po sa eshte rroga nuk e dini ta thoni ju? Apo keshtu u a kane mesuar ne shkollat Shqiptare qe te beni artikuj pa baze dhe pa numra konkret? Paaftesi ne cdo fushe! Ankohen njerezit se perse nuk behet Shqiperia! Shqiperia ka administrate te korruptuar dhe te paafte! Ashtu eshte edhe media qe merret me gangestrat dhe kurvat dhe ben ison e qeverise qe numeron udhetaret si turiste!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje