Më shumë se 2500 subjekte kanë shprehur interesin për të përfituar nga paketa e maleve. Shifrat i ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e bujqësisë Anila Denaj, që e cilëson këtë paketë një epokë të re për rijetëzimin e zonave malore.
“Me mundësinë për të fituar pronësinë mbi tokën për vetëm 1 euro dhe duke përfituar lehtësira fiskale për 10 vite, kjo paketë do të rrisë punësimin dhe përmirësimin e jetesës, duke garantuar zhvillim rural të qëndrueshëm” shkruan Denaj.
Thirrja për paketën e maleve është hapur prej disa ditësh dhe 500 investitorët e parë do të zhvillojnë sipërmarrjet e tyre 10 vjet pa taksa, duke u përjashtuar nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e pasurive të paluajtshme apo tatimi mbi të ardhura.
Instrumenti synon të zhvillojë dhe nxisë turizmin e ekonominë në zonat malore të vendit, ku është më I pranishëm edhe fenomeni I emigracionit. Një rol të rëndësishëm në këtë proces do të kenë edhe bashkitë e vendit, pasi do të duhet të propozojnë dhe listojnë edhe zonat me përparësi për të investuar, që më pas do të miratohen me vendim të qeverisë.
Iken dhe ato pak toka qe kishin ngelur larg detit. Per 10 vjet spaguajne ashje toke falas… Mbas 5 vitesh keta i shesin vilat ne male dhe shtetu domth popull debil mer nje 0