Paketa e maleve, nis shpallja e interesit: Formularët dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

12 Korrik 2025, 19:01Ekonomia TEMA
Paketa e maleve, nis shpallja e interesit: Formularët dorëzohen online

Hapen aplikimet për Paketën e  Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre  mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit “paketa e maleve .gov.al” ku mund të gjejnë edhe procedurat që duhet të ndjekin.Ndërkohë që paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ketë përjashtim nga disa taksa si TVSH, tatimi mbi të ardhurat ,taksa e pasurive të paluajtshme dhe  taksa në infrastrukturë për 10 vjet.

Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore në vend kryesisht ato në veri..

Aktualisht zonat malore kanë vështirësi në dhënien e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë  . Shumë toka në zonat veriore por edhe në jug administrohen ose zotërohen nga individë dhe familje, posedues jopronarë, që nuk kanë tituj formalë pronësie. Në këtë mënyrë paketa e maleve synon që përmes një procesi të thjeshtuar administrative të  lejoj që poseduesit jopronarë të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të thjeshtuar nga bashkia.Pas verifikimit të gjendjes së pronës parashikohet  dhënia e pronësisë me çmim simbolik (1 euro) për ata që kanë plan zhvillimi dhe  marrin lejen përkatëse.

Paketa synon rimëkëmbjen ekonomike të zonave malore, rritjen e të ardhurave bashkiake, nxitjen e investimeve  si dhe frenimin e emigracionit.

5 Komente

  1. A
    Albi_I

    Filloi vjedhja e prones ne Veri me Paketen e Maleve sic u be me Jugun nepermjet Ligjit te Investimeve Strategjike. Vetem ne Shqiperi behet ligj qe i pari qe i ve gishtin nje prone dhe premton nje investim, e merr ate. Ne vend qe te sqaronte Kadastren dhe certifikatat e pronesise per banoret historik te zonave, Rama shpik ligje qe Ceti e Zamiri ti futen dhe maleve meqe mbaroi bregu.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Pse kaq e veshtire eshte per disa te konceptohen gjerat sipas ligjit? Po keta qe po u prishen jane me leje apo jo? Jane te gjithe ne tokat e tyre? Sepse ketu protestohet nga Luçiano Bolet e Fishkura, pse ja u prishi Rama,nuk thone pse ishin pa leje,ose ndertime pa kriter pa respekt per ambientin, ambien qe duhet ruajtur si syte e ballit,jo,shyqyr qe u dhane nje pretekst shkaterrimptareve te Shqiperise,qe keshtu,te pervetesojne edhe malesoret e Thethit,ashtu si kane vepruar gjithnje.Kudo ku ka shku,shkojne keta debilat e Saliut dhe u prishin pune te gjitheve!!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Abi Maltkari

      Mos e ngateron Edin me Sali kufomen ti ore gaxhgaun deposh ?? Ne vend te perqendrohesh te krimi i vjedhjes se pasurise se klubit Partizani nga Saliu dhe nga Jam kar Malltez kok loqia ...shtjellon karllikun qe te vertitet ne koken qe e ke plot me kasht.. Leri imagjinatat dhe shiko realitetin o mjeran ...e do cqyer bytha ca horave , ore ...bajge lope , ke rastin flagrant dhe meresh me imagjinata ????

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        A jane bere planet vendore? Pa plane vendore njesoj do vazhdoje. Interesi pushtetit eshte te mos kete qe te abuzoje.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PROFESOR I SAKTE

          MOS I PËRSËRINI Gabimet "GOLEM"! Alpet dhe luginat Shqiptare DUHET të kenë moratorium të plotë ndërtimesh. Fshatarët duhet t'i shndërrojnë shtëpitë e tyre në "hôtel me mëngjes". Kjo do të japë më shumë përfitime.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje