Tregu i punës në Shqipëri ka vijuar të ndryshojë dukshëm edhe në fund të vitit 2025, me një zhvendosje të punonjësve nga pagat e ulëta drejt atyre mesatare dhe të larta.
Që nga viti 2023, pesha e punonjësve që paguheshin në nivelin minimal ose deri në 40 mijë lekë ka rënë ndjeshëm, duke zbritur nga një pjesë e konsiderueshme e totalit në një nivel shumë më të ulët deri në fund të 2025-ës. Kjo lidhet kryesisht me rritjen graduale të pagës minimale, e cila ka shtyrë edhe nivelet e tjera të pagave në rritje dhe ka detyruar bizneset të përshtatin kostot.
Nga ana tjetër, është rritur ndjeshëm numri i punonjësve me paga të larta mbi 120 mijë lekë, duke u dyfishuar si peshë në totalin e të punësuarve.
Kjo rritje është ndikuar nga politikat për rritjen e pagave në sektorin publik, si dhe nga konkurrenca mes punëdhënësve për të mbajtur fuqinë punëtore, në kushtet e emigrimit dhe mungesës së stafit të kualifikuar.
Për herë të parë, në fund të vitit 2025, punonjësit me paga të larta tejkaluan në numër ata që paguhen me pagë minimale. Ndërkohë, pjesa më e madhe e të punësuarve përqendrohet në kategorinë e pagave mesatare, që mbetet më dominuesja në treg.
Rritja e pagave në nivelet më të larta tregon gjithashtu një formalizim më të madh të tregut të punës, pasi shumë biznese po deklarojnë më saktë të ardhurat reale të punonjësve. Ky zhvillim është ndikuar edhe nga kontrollet më të forta ndaj informalitetit në sektorë të caktuar.
Presioni për rritjen e pagave pritet të vazhdojë, veçanërisht me rritjen e mëtejshme të pagës minimale.
Në këto kushte, bizneset që mbështeten te pagat e ulëta do të përballen me nevojën për të rritur produktivitetin, për të automatizuar proceset ose për të rishikuar modelin e tyre të funksionimit. /Monitor
Sigurisht me gjithe ato fabrika,industri të lehtë dhe të rëndë,ushqimore,teknollogji të lartë,bujqësi,blektori,etj,etj,shqiptaret janë pasuruar shumë.
Te gjithe burokratet e shtetit, qe paguhen me taksat tona kan rritje page dhe sigurishjt qe e kalojne ate minimalen. Nuk ua ndjen fort qe Ne taksapaguesit e thjeshte me veshtiresi shkojme te paga minimale.Si mund te quhet arritje e qeverise,
A mund te na thuash autori anonim, sa eshte numri i te punesuarve me page afer minimales? Ne qofte se paga minimale eshte 500 mije te vjetra ne muaj, sa eshte numri i te punesuarve me page afer minimales 520 mije ne muaj, i atyre qe paguhen me 550 mije. Ky artikull me kujton kohen kur Shqiperia zuri vendin e pare per ushqimin dhe ne vrisnim mendjen se çfare hanin ata qe zune vendin e dyte. Ne raport me cmimet,jemi te fundit ne Europe.