Qarqet që konsumojnë më shumë dhe më pak: Kryesojnë Tirana dhe Vlora, ja kush është në fund

15 Korrik 2022, 10:38Ekonomia TEMA

Qarqet që konsumojnë më shumë dhe më pak:

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve japin një ide të përafërt të qarqeve që konsumojnë më shumë dhe atyre që konsumojnë më pak, por edhe të qarqeve me informalitet të lartë. Ashtu si me detyrimet tatimore, ku të dhënat sinjalizojnë qarqet sipas “taksave”, cilat paguajnë më shumë e cilat më pak (shiko ketu), “Scan Intel” ka vijuar me këtë analizë, duke u fokusuar kësaj radhe vetëm te të ardhurat e mbledhura nga TVSH bruto për frymë, sipas secilit qark, me qëllimin për të kuptuar sadopak se cilat qarqe derdhin më shumë në arkën e shtetit në formën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe cilat më pak. Kjo renditje në vetvete sinjalizon konsumin, por nga ana tjetër, në disa raste, sidomos kur shifrat janë tepër të ulta, sinjalizon edhe infomalitet të lartë.

Kështu, nga analiza e të dhënave të përpunuara dhe të kryqëzuara me ato të popullsisë, rezulton se në vend të parë është kryeqyteti, me një TVSH bruto të derdhur në arkën e tatimeve prej rreth 19 mijë lekëve në vit. Në vend të dytë ndjek qarku I Durrësit, me diferencë të ndjeshme me Tiranën, prej 7900 lekësh për frymë në vit. Vlora ndërkohë, ku janë bashkuar drejtoritë rajonale të Vlorës dhe Sarandës, mban vendin e tretë, me rreth 6800 lekë për frymë në vit. Gjirkoastra me rreth 6700 lekë, Lezha me rreth 5700 lekë, Berati me rreth 5200 lekë për frymë, Fieri me rreth 5 miëj lekë, Elbasani me rreth 4300 lekë, dhe Kukësi me rreth 4200 lekë.

Nga ana e kundërt e tabelës, si qarqet me konsumin më të ulët, rezultojnë: Korça me rreth 4200 lekë për frymë në vit, Shkodra me rreth 3600 lekë për frymë në vit dhe Dibra e vendit të fundit, me vetëm 3522 lekë për frymë në vit. Në Dibër, të ardhurat nga TVSH bruto për frymë në vit janë 5.4 herë më të ulta se në Tiranë. Ndërkohë, pozicionimi I Shkodrës në vendin e parafundit në këtë renditje, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një qark të madh dhe me peshë më të konsiderueshme në ekonominë e vendit, krahasuar me disa qarqe të tjera, sinjalizon një nivel disi të lartë informaliteti. E njëjta gjë vlen edhe për qarkun e Fierit apo të Elbasanit.

Në këtë përllogaritje nuk janë marrë parasysh të ardhurat nga TVSH bruto të Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Qarqet që konsumojnë më shumë dhe më pak:

 

2 Komente

  1. S
    Shqiptari i Ilirisë

    Dikush mund të çuditet me Korçën që ka një konsum kaq të vogël,kur duhet të prenotosh hotel 15 ditë përpara se të nisesh!! E vërteta është se për turp të atij qyteti,në Korçë, nuk njihet kuponi tatimor.Kudo të shkosh të marin lekët dhe çmimein ta thonë me gojë kur paguan.TURP PËR KORÇËN!!.

    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Ndryshimi i epokës komuniste me demokracin e 30 viteve është se qytetari e ka në praktik realitetin.

      Lini një Përgjigje