Sjell efekte negative dhe është i padrejtë, Shoqata Gjermane kritikon amnistinë fiskale

14 Korrik 2022, 17:36Ekonomia TEMA

Sjell efekte negative dhe është i padrejtë, Shoqata Gjermane

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) kritikoi në një njoftim për shtyp nismën e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale dhe penale të enjten ndërkohë që kryeministri pritet të mbajë “konsultime” me grupe të tjera biznesi të premten në orën 11.

Shoqata Gjermane, e cila përfaqëson një numër biznesesh dhe investimesh gjermane në Shqipëri, bëri deklaratën e saj pas qëndrimit të prerë të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë kundër kësaj amnistie.

“Aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër, por në terma afatgjata do të sillte gjithashtu me vete efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet me shpresën e një amnistie të dytë fiskale,” thuhet në deklaratën e DIHA-s.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është “Tatimi i posaçëm” në nenin 16 të Projektligjit. Një tatim kaq i ulët (5%, 7% dhe 10%) për formalizimin e parave dhe aseteve të pa deklaruara, jo vetëm që është i padrejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre në kohën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi me një përqindje shumë herë më të lartë, por njëkohësisht do të nxisë informalitetin në të ardhmen,” thuhet më tej në deklaratë.

Qeveria shqiptare pretendon se vendi ka nevojë për një nismë për amnisti fiskale me qëllim që të legalizojë paratë e mbajtura privatisht nga qytetarët që i kanë fituar përmes punësimit në të zezë apo evazionit fiskal.

Sipas qeverisë, këta individë do të mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro para të thata apo pasuri, me kushtin që të paguajnë një taksë që varion nga 5 deri në 10% si dhe të mos i largojnë paratë nga Shqipëria për së paku pesë vjet.

Projektligji është kritikuar për dy arsye kryesore: pandershmëria ndaj qytetarëve dhe bizneseve të cilët kanë paguar taksat në mënyrë të ndershme (barra fiskale në Shqipëri arrin në trefish dhe katërfish në krahasim me taksën e propozuar nga qeveria për legalizimin e parave të pataksuara), por, ajo që është më e rëndësishme, projektligji është kritikuar për rrezikun që paratë e fituara nga zyrtarët e korruptuar në afera korruptive apo ato të fituara në aktivitete kriminale, do të mund të deklarohen si fitime nga ekonomia informale dhe të legalizohen përkundrejt një kostoje minimale.

Qeveria u detyrua një herë të tërhiqet nga kjo nismë vitin e kaluar pas presionit nga Komisioni Evropian. Komisioni ka shprehur sërish shqetësimet e veta nga ky projektligj edhe këtë herë. Ndërkohë, Dhoma Amerikane dhe Shoqata Gjermane nënvijëzojnë që të dyja në deklaratat e veta se kritikat e bëra prej tyre ndaj nismës së kaluar të qeverisë “nuk janë marrë parasysh”; me pak fjalë, Rama duket se ka propozuar të njëjtin projektligj që pati tërhequr vitin e kaluar.(BIRN)

3 Komente

  1. K
    Kapedani

    Shoqatat e leshit, amnisti fiskale kane bere te gjitha vendet e Europes.Belgjika perfitoj disa miliarda euro nga kjo amnisti.Perfitimi ishte i dyfishte : shteti qe perfiton nga taksimi mbi shumen qe deklarohet , kjo takse shkon direkt ne buxhet dhe tjetra qe shtohen rezervat (cash)neper banka . Bejeni mos degjoni shoqatat e gjuetareve.

    1. e
      e verteta dhemb

      Kapedani - puna eshte se sa me injorant te jete populli aq me kollaj e ka pushteti. Ti je tifoz i Rames dhe pa analizuar asgje thua: 'Bejeni mos degjoni shoqatat e gjuetareve". Faktet jane perpara syve dhe pa ngjyra, por me syze te kuqe faktet duken si molle e kuqe e me syze blu si qiell i paster. Ne te vertete Belgjika ka bere aministi fiskale per "pasurine e luajteshme" e cila nuk eshte deklaruar ne momentin e TRANSAKSIONIT. e thene me fjale popullore e pa ngjyra Belgjika u thote atyre qe nuk kane paguar taksen 28% ne momentin e transaksionit se; nuk do keni ndjekje penale nese vini dhe e paguani sot kete 28% POR per fajin qe keni bere edhe 23% shtese. Me nje fjale nese nje restorant ne Belgjike ka fshehur xhiron reale dhe ka mbajtur para te padeklaruara duke mos paguar as taksen 28% nuk denohet PENALISHT nese vjen e i paguan sot, POR DENOHET fiskalisht me nje gjobe 23% shtese. Do me thene Belgjika e mbron ate qe ka paguar taksat duke e denuar kete qe si ka paguar. Ne fund nje restorani qe ka fshehur 1 milion Euro me anen e amnistise nxjerr nga dysheku 1 milion dhe i mbahen 28% Tax 23% Gjobe = 51% ja mban Shteti ne momentin qe ja legalizon. Edhe dicka tjeter; Ekonomia Belge eshte 610 Miliard Euro dhe jane mbledhur 1 miliard qe do te thote 0.1% e produktit ekonomik vjetor. Impakti ne treg eshte shume i vogel. Shqiperia ka GDP 18 Miliard dhe projekton te mbledhi 1,2 miliard Euro dmth 6.6% te ekonomise. Kjo eshte shqetesuese sepse duke marre parasysh edhe faktin se Policia, Drejtesia, Gjykatat, pushteti qendror e Lokal jane te korruptuar. Agjencite Tatimore e Fiskale jane gati Otomane ne nivel. Me keto fakte del ti Gjuetar e "Shoqata" Gjermane ekseprte qe i bie Alarmit per te na zgjuar nga qameti qe projekton Rama.

    2. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Gjermania nazi dhe dyqanet në kryeqytet me veshje Gjermane. Vëndi yn zë vëndin e parë në botë për importim automjetesh nga nazi.

      Lini një Përgjigje