Çmimi i energjisë në bursë arrin pikun, KESH blen 47,376 MWH energji elektrike për një javë

11 Korrik 2022, 16:00Ekonomia TEMA

 

Çmimi i energjisë në bursë arrin pikun, KESH blen 47,376

Korporata Elektroenergjitike ka blerë 20,6 milionë euro energji elektrike vetëm për një  javë. Sipas tenderit të hapur për periudhën 11-17 korrik KESH ka blerë 47,376 MWH energji elektrike me një çmim mesatar prej 434,88 euro duke kapur shifra rekord të kohëve të fundit.

Sipas KESH energjia  me çmimin më të lartë e siguruar në oraret e pikut ka arritur që të sigurohet me një vlerë prej 443,79 euro për MWH.

Temperaturat e larta, mbi mesataren e periudhës gjatë javëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. Kjo ka detyruar KESH që të importojë energji për të plotësuar nevojat  e vendit për konsum. Ndërsa i bën thirrje konsumatorëve fundorë të përdorin në mënyrë sa më eficiente energjinë elektrike.

Mungesa e reshjeve gjatë kësaj periudhe ka bërë që edhe  prurjet në Kaskadën e Drinit të bien ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të KESH gjatë ditëve të fundit prurjet në Fierzë kanë rënë në 60m3 në sekond. Ndërkohë që edhe niveli i ujit ka pësuar ulje me disa metra duke arritur në  287 metra në liqen  afër mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe.

Sipas përllogaritjeve paraprake energjia pritet të kapë një faturë të kripur  për buxhetin gjatë  3 muajve të verës .

Qeveria ka planifikuar që të ndryshoj çmimin  energjisë elektrike për familjarët të cilët shpenzojnë më shumë se 700 KW orë energji elektrike në muaj. Por ende nuk ka një draft konkret në lidhje me këtë nismë e cila  pritet të bëhet konkrete në shtator. /abcnews.al/

3 Komente

  1. L
    Leo i Eger

    ska problem, freskohemi ne Vjose me Leo di Kario

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Pas cdo burri te suksesshem eshte gjithmone nje grua. Po pas cdo burri LEGEN, si kryeministri yne, cfare qendron ?

      1. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        Kam vetëm 1 TV me anten dhome që her kap nga dajti dhe herë jo.

        Lini një Përgjigje