Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor) më 13–14 tetor.
Rama shprehet se kjo një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
Gjithashtu thekson se është hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë
Ky hajduti dy metrosh per cfare investimesh e ka fjalen per ato nga Kolumbia, Venezuela apo nga Peruja?