Taksë e re për naftën: Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

8 Tetor 2025, 21:06Ekonomia TEMA
Taksë e re për naftën: Do të krijohet rezerva 90 ditore

Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore për furnizimin e popullatës në këto raste. 

Projektligji i nxjerrë për konsultim publik “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj”  parashikon një rezerve sa për 90 ditë konsum në rast nevojash, i cili pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit minimalisht 520 mln euro nëse i ndërton depozitat ose rreth 300 mln euro me qira. 

“Shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë qe duhen te mbahen në Republikën e Shqipërisë ka si target te paktën 90 ditë e sasive te importeve mesatare ditore neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë te konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe. Rezervat e sigurisë për të arritur targetin do krijohen gradualisht dhe në mënyrë proporcionale në baze të Planit të Veprimit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave”. 

Konkretisht për një rezervë 90 ditë që do i shërbejë popullatës në rast krizash, duhen minimalisht sipas ekspertëve të tregut 270-300 mijë ton karburantë, të cilat me vlerën e tregut aktual kushton 300 mln $ ose thënë ndryshe 260 mln euro. 

Por kjo është vetëm kostoja e produktit. Për ruajtjen e tij ka një sërë kostosh të tjera që nga marrja me qira e depozitave të cilat sipas ekspertëve nuk ka në dispozicion për kapacitete të tilla, por nëse do të kishte kanë një vlerë prej 10 euro/ton në muaj ose për një kapacitet 300 mijë ton arrin në 3 milionë euro në muaj ose 36 milionë euro në vit. 

Nëse kjo faturë do të përllogaritej me këto shpenzime pa përfshirë edhe kostot për paga, punonjësit apo energjinë elektrike do të arrinte deri në 300 mln euro. 

Nëse qeveria do të krijojë vet depozitat do ti kushtojnë rreth 300 mln $ ose 260 mln euro. Të cilat në total e çojnë faturën në 520 mln euro pa përfshirë kostot e tjera të mirëmbajtjes apo edhe të punonjësve. 

Për të paguar një faturë kaq të shtrenjtë projektligji parashikon disa burime financimi si kredi apo buxheti i shtetit si edhe një tjetër tarifë që do ti shtohet xhepave të qytetarëve. 

“Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës se Akcizës”. 

Kjo do të bëj që përveçse rreth 6 taksave dhe tarifave vendore që qytetarët paguajnë për karburantet si akciza, taksa e qarkullimit, karbonit, skanimit etj të shtohet edhe kjo tarifë që ende nuk dihet sesa do të jetë por do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim të Këshillit të Ministrave. (TCH) 

8 Komente

  1. j
    ja ku erdhëm përsëri

    35000 ton kapacitete i mori Taçi dhe korrozioni ,terminalit ju vu kazma në Vlore ,Durresin e moren oligarket Shëngjinin gjithashtu,edhe Elbasani kishte vënd ruajtje ,Bankersit shteti ti marre borxhin me kapacitete e investime ,Ballshi ka vëndin ,shterngo rripin Thanas ,nuk ju kishte shkuar në mëndje 101/K,ja ku erdhi dhe BE, nuk ka vëne dhe shtete në botë pa rezerva krizash dhe jo vetëm për naftën por edhe ushqime ,rroba etj etj

    Përgjigjjuni
    1. g
      gori

      Me këto çmime që ka nafta dhe benzina popullata gjithmon në krizë është....JEMI KAMPIO NË BALLKAN PËR ÇMIMET E LARTA TË KARBURANTEVE....

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ???

        Kush i ben keto llogari? I bie 1 usd per liter. Pa taksa 1 liter eshte 0.85 usd. Me taksat tona do blini naften do na taksoni dhe naften qe do blihet?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapedani

          Po pse populli do ti paguaj edhe rezervat ,apo gjeni lloj lloj menyrash per te vjedhur .Ah more Sali kerma na e le çorapekuqin ne pushtet ,mbret e bere vetem te shpetosh bythen tende nga burgu

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shtet kellire

            I doli perseri "bixha" Kar-stratit, ky nuk do me te fitoj Rama i thote t'a rrjepim perseri se bashku si kec popullin kar qe nuk ngrihet ne protesta, por mastrubohet me batutat bajate te tij. Po mire ore Ramaduro, qytetaret do te paguajne per kar-burantin rezerve te shtetit, per magazinimin dhe (r)ruajtjen e tij, po kur te hidhet ne treg ky kar-burant do te jete falas apo perseri rirrjepje nga Ripjellja.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mjaft Na Vodhet

              Po shteti c pune ka , a ka pika shteterore te shitjes se karburantit , nese ka OK dhe njerezit Le te vene te Paguajne per shtetin se ky po ua kthen Sherbimin Mbrapsht edhe ne kohe Krize , nese JO le te jete Furnizimi Nga Privati qe ta rregulloje kete gje me ane te tregut prandaj na e keni shitur Kete lloj Kapitalizmi Hajdutesh ku nuk Ka moral ne emer te tregut , e ku gjithkush vjedh edhe pse Kriza mund te mos jete ketu Por mijra kilometra Larg , Ose shteti te vendosi Takse Te Jashtezakonshme KRIZE ,te karakterit te perkohshem deri sa Te Kaloje KRIZA,dhe njerezit te Paguajne per nevojat e Tyre Ne KRIZE , Ose Rama qe pret e percjell LLOJ LLOJ Arabesh e na i paraqet si miqte e vet te ngushte te na siguroje Nafte sa te kaloje Kriza.Me keto 500 apo 300 Miljone euro ne vit qe Ky po i vjedh Shqiptareve , mund te ndertohej nje Rafineri Perpunuese dhe Te detyroheshin Kompanite qe Nxjerrin Nafte ne Vend te Perdorin Rafinerine Nacionale per kuota te caktuara ne Kushte Normale dhe , te gjithe Prodhimin e Naftes Ne Vend ne kushte KRIZE, me 500 miljone Mund te investoheshin 5 - 6 Stabilimente te Energjise SOLARE te NDERTUARA NGA SHTETI VET PER NEOJA TE PUBLIKUT, ME 500 miljone ne vit mund te vihej ne VEprim FONDI SOVRAN I SHQIPERISE qe te investonte ne vend ose ne Kapitalin Boteror dhe Parate e Shqiptareve te gjeneronin Fitim per Shqiptaret,etje etje.PO KETA E KANE ME TE THJESHTE te fusin duart ne xhepat tone dhe ti a japin Cetit

              Përgjigjjuni
              1. E
                E VERTETA

                NA RROPEN LEKUREN BASTARDET, NUK PO NGOPEN HAJDUTET E PASURISE PUBLIKE.PERDITE SHPIKIN NGA NJE TAKSE TE RE.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  Perderisa te keni plehrat ne pushtet keto cmime do keni!Ne Mal te Zi 50 cent me lire per liter!Faktet flasin vete!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje