Rezerva valutore për herë të parë në histori mbi 7 mld euro! BSH: Me atë aktuale garantohen deri 7.3 muaj importe

5 Tetor 2025, 18:58Ekonomia TEMA
Rezerva valutore për herë të parë në histori mbi 7 mld

Blerjet e detyruara të valutës, edhe mbi planin me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, si dhe eurobondi i marrë në fillim të këtij viti, e kanë çuar rezervën valutore në nivelin më të lartë historik.

Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro në krahasim me gushtin e vitit 2024. Pjesa dërrmuese e saj janë letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro, pjesa tjetër janë depozita e monedha, si dhe 317 milionë euro shufra ari.

Ndërsa brenda një dekade, rezerva është më shumë se 3-fishuar, pasi në 2015-ën vlera e saj ishte vetëm 2.8 miliardë euro. Kjo rezervë aktivizohet në ditë të këqija, për të shlyer borxhin në valutë, për të mbuluar importet në rast krize si dhe për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit. Banka qendrore thotë se me rezervën e këtij viti mbulohen të paktën 7.3 muaj importe.

“Deri në fund të muajit qershor, rezerva valutore ishte e mjaftueshme për të mbuluar 7.3 muaj importe mallrash dhe shërbimesh”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar.
Një nga shkaqet kryesore të rritjes së shpejtë të rezervës është edhe shtimi i blerjeve të valutës në treg nga Banka e Shqipërisë me qëllim që të stabilizojë kursin e këmbimit dhe të frenojë një zhvlerësim më të fortë se kaq të euros apo dollarit. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit u blenë 72.7 milionë euro për të ndalur rënien e euros.

Por me gjithë këto ndërhyrje normalitet në kursin e këmbimit, duket se nuk do të ketë. Nëse në fund të 2024-ës diskutohej për ‘normalitetin e ri’ ku një euro këmbehej me 100-102 lekë, sot flasim për normalitetin e një euroje në vlerën 97 lekë, e në ditë të caktuara edhe më poshtë, në 96 lekë. shqiptarja.com

REZERVA VALUTORE
Gusht 2024        5,810 mln euro
Gusht 2025         7,091 mln euro
Diferenca        + 1,281 mln euro
REZERVA VALUTORE NË 2015-2025
Dhjetor 2015       2,880 mln euro
Gusht 2025         7,091 mln euro
Diferenca          +4,211 mln euro

5 Komente

  1. A
    Ana

    Oh kryeveper! Me paritetin 1 Euro = 100 leke te terhiqen te gjithe Leket nga qarkullimi dhe monedha kombetare te jete Euro. Integrim i plote!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Askushi

      Askushi Kryevepër do ishte 1euro =50 lek

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Se mos na falimentoni €uron dhe dollarin mor aman. Se keni ekonomi shumë të fortë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci qytetar

          Duke qene se jemi ne rrugen drejt BE euro te pranohet si mjet pagese paralel me lekun; njerezit fillojne e familjarizohen me shume me euron, jo se nuk eshte sepse shume gjera sot i blejme me euro por po te filloje edhe te gjerat e vogla qysh nga kafja ne lagje deri te paga mujore eshte akoma me mire; pra ana psikologjike e gjese te mesuarit me dicka te re hap pas hapi deri ne futjen e plote te saj; duke qene vend i vogel adoptohemi shpejt, e nese edhe bankat krijojne rezerva te medha ne euro nuk besohet te kete rritje cmimesh kur te futet tamam; shteti duhet te parashikoje qe pensionet te adaptohen direkt ne euro pa u zhvleresuar forca blerese e pensionisteve; Ka shume veprime e hallka qe mund te adaptohen nga shteti e privatet shpejt edhe hap pas hapi qe euro te behet natyrshem monedhe vendase ne nje kohe te shpejte; Leku eshte krenaria jone financiare dhe identifikuese nder vite e dekada por si cdo vend qe kerkon te jete pjese e BE duhet te bejme te njejten gje si vendet e tjera anetare te Unionit;

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celo

            Per çfarë e duam kete rezerven,Me mire me telricat Shteti te investoje direkt ne projekte ekonomike ne vend ose te Krijoje Fondin Sovran Shqiptar dhe keto ,Suficite te Euros,ne vend qe ti haje Miu neper bodrumet se na u dashka rezerva,ti investoje ne Kapitalin boterore ne projekte fitimprurese,ashtu si beri ne rastin e Mira Muratit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje