Rehabilitimi dhe elektrifikimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike gjatë diskutimit të marrëveshjes së grantit të BE-së prej 60,5 milionë euro për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një nyjë e rëndësishme kjo e Korridorit VIII që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Investimi kap vlerën e 120,5 milionë eurove dhe do të mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi në shumën 30 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe 30 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve.
Muçaj theksoi se investimi në segmentin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, 34 km i gjatë, përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri dhe konsolidimit të Korridorit VIII.
“Ky grant është mbështetje për Korridorin VIII, i cili lidh Italinë me bregun lindor të Bullgarisë dhe Detin e Zi”, tha ajo.
Po ashtu, është pjesë e planit për zhvillimin e infrastrukturës multimodale në vend.
Ky projekt, sipas saj, kryen lidhjen direkte midis Rrogozhinës, Lekajt, Kavajës, Golemit, Tiranës dhe Durrësit, si dhe integrimin me linjën hekurudhore Tiranë-Durrës dhe aeroportin.
Po ashtu, kryhet ndërlidhja me projektin Vorë-Hani i Hotit që është në fazë zbatimi dhe segmentit që lidh Rrogozhinën me Pogradecin, duke përfshirë edhe pjesën që lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe më pas me Bullgarinë.
“Kjo do të mundësojë një lidhje më të fortë midis Bashkimit Europian dhe Europës Lindore”, deklaroi Muçaj.
Përveç grantit, projekti shoqërohet edhe me një kredi prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve, që do të ndihmojë në modernizimin e linjës hekurudhore prej 34 kilometrash.
Gjithashtu, për realizimin e plotë të projektit do të akordohet edhe një kredi prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120,5 milionë euro.
Linja hekurudhore do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/orë.
Po ku ka 120 km ore kur stacionet jane ne cdo 7-8km?????
Qfare linje kjo orene shekullin 21 me llokomotiva me qymyr ja nafte hejjj,plus asaj nji linje veq ne nje drejtim dmth Dy here ne dite keni linjat andej kendej...
Shko or debil e meso te shkruash shqip e pastaj hajde bej te zgjuarin ketu. Ti nuk di akoma ABC-ne e kerkon te japesh mend. Qepe halen e shiko shpellat nga dole e ku u rrite para se te kesh “Toke e xanun” ne Shqiperine e Mesme.
Me ate cilesi punimesh qe une kam pare per hekurullat shinat nuk mbajne me shume se 50 km ora.
Po po
Astrit me ke sy i ke pare me ate me xham apo me ate pa xham ., keq me burre e keq pa burre , keq te mos martohesh kurre .Pìka