Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se nga 19 mijë e 39 lekë aktualisht, pensioni mestar urban rritet në 19 mijë e 514 lekë. Edhe më pak rriten pensionet në fshat... me vetëm 225 lekë. Nga 8 mijë e 966 lekë aktualisht, pensioni mestar rural bëhet 9 mijë e 191 lekë.
Të njëjtat sasi parash më shumë do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit. .. 475 lekë në qytet dhe 225 lekë në fshat. Kjo për shkak se edhe pagës e këtyre kategorive është gati e njëjtë me masën mesatare të pensionit urban dhe atij rural.
Nga indeksimi me 2.5 për qind përfitojnë edhe kategoritë e tjera përfituese siç janë pensionistët familjarë. Ata që jetojnë në qytet do të marrin 230 lekë. Nga 9 mijë e 161 lekë aktualisht, pensioni mesatar familjar urban bëhet 9 mijë e 391 lekë. Ndërsa nga 1 mijë e 771 lekë aktualisht, pensioni mesatar familjar rural bëhet 1 mijë e 815 lekë.
Në një vit ku inflacioni erdhi duke u zbehur, por çmimet mbetën lart, pensionistët shqiptarë vazhduan të ecin në një fije peri mes nevojave dhe realitetit të ashpër të tregut. Qeveria e argumenton vendimin për indeksimin e pensioneve me vetëm 2.5 për qind me ecurinë e inflacionit. Mirëpo edhe këtu llogaritë nuk përputhen. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga tetori 2024 deri në gusht 2025 , inflacioni mesatar te ushqimet dhe pijet rezulton në nivelin 2.76 për qind.
Në një vend ku ekonomia rritet, por përfitimet nuk shpërndahen njësoj, mosha e tretë endet ende në kërkim të dinjitetit që u takon. Nga 46 mijë e 400 lekë që i duhen një çifti pensionistësh për të kaluar muajin, këta të fundit kanë në dispozicion vetëm 32 mijë e 464 lekë. Diferencën që ju mungon prej gati 14 mijë lekësh këtyre të fundit duhet t’ua mbulojnë fëmijët ose të afërmit në emigrim. (A2 Televizion)
Shteti grumbullon para dhe ben shperndarje jo te drejte njelloj si ne komunitet shteti kishte te ardhur dhe shperndarja ishte e gabuar njerezit quani por te pakten atehere nuk shperdoroheshin po sot ku shkojne???????!!!
Nje shembull i thjeshte nga padrejtesia e VKM: Nje pensionist si psh une qe marr 120 mije leke te vjetra me rritjen 2.5 % per shkak te inflacionit perfitoi nje rritje prej 300 leke te vjetra ndersa nje pensionist qe e ka pensionin 400 mije leke te vjetra me rritjen 2.5 % merr shtese 10 mije leke te vjetra pra 3.3 here me shume. Tani i bie qe inflacioni per keta paska qene 3.3 here me shume. Kjo eshte nje qeveri jo vetem e pandjeshme, jo vetem e pashpirt, jo vetem e [paskrupullt dhe shperdoruese e hajdute e taksave te qytetareve, por eshte nje qeveri qe nzjerr vendime haptazi te padrejta si rasti i mesiperm.Po leme menjane faktin se rritja prej 2.5% kur inflacioni eshte mbi 30 %eshte nje shume qesharake dhe krejtesisht e paperfillshme dhe bie ne kontrast te thelle me pagat e pushtetareve dhe pensionet e projektuara te tyre.
Ore pensionist, po e di ti qe ca pensioniste te tjere thone le te na lere Rama pa uje e pa buke dhe vetem ate mbeshtesim se ben foto nudo? Prandaj ai (km) sheh pa ben.
Mire na e ben palacua, se ne njeqind e ca parti qe ka vendi, ne zgjodhem ta votojme prape. Sikur s'e denim se c'mut ishte.
Fatkrqesi e madhe. Ky tallet me pensionistet. Mire tu behet. E vendosin fatin tone disa dominoxhinj, qe pa buke rrine dhe votojne kete piktor kryeminister.