Paradoksi shqiptar: Të varfër, por me kursime rekord në banka

29 Shtator 2025, 21:50Ekonomia TEMA
Paradoksi shqiptar: Të varfër, por me kursime rekord në banka

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550 lekë për të shpenzuar në ditë, depozitat në banka kanë arritur në nivelet më të larta që prej viteve ‘90.

Në fund të gushtit, paratë e kursyera arritën në mbi 1.43 trilionë lekë, 30.7 miliardë lekë apo 2.2 për qind  më tepër se qershorin e një vit më parë.

Leons Hasani, ekspert për ekonominë, shprehet për A2: “Vitet e fundit kemi një rritje të pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerësohen të ardhurat e familjeve në veri të vendit, që presin më shumë dërgesa emigrantësh. Ndryshe ndodh në Korçë apo Durrës”.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se me gjithë zhvlerësimin, euro është valuta kryesore në të cilën shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. Në 11 bankat e nivelit të dytë në fund të qershorit pati mbi 8.2 miliardë euro të kursyera.

Xhonsila Hoxha, eksperte e ekonomisë, thekson: “Kjo pasi ka shumë të rinj veçanërisht që të ardhurat e tyre po i kanë në euro. Janë ata që kanë aftësinë më të madhe për të kursyer që punojnë në kompani të huaja”.

Por, situata nuk përputhet tërësisht me atë që shqiptarët thonë.

“Unë punoj dhe ha, nuk kam kursime. Nuk na del për të kursyer. Kurse sot e kurse nesër, nuk kemi ça bëjmë. Në këtë vend jemi. Nuk del dot jashtë kornizës. Nuk kemi ndonjë buxhet për të kursyer. Nuk na del”, thonë qytetarët.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të qershorit stoku i depozitave në monedhën kombëtare ishte pak më shumë se 671 miliardë lekë. Në raport me korrikun, kursimet në lekë rezultojnë të jenë zgjeruar me 0.9 për qind. 

4 Komente

  1. k
    k

    Hasoni qeka tytë.Popull i varfër që ka nevojë për ndihmë por që shton kursimet është pak kontradiktore. Jeni strucët ballkanikë që fshini kokën por ju mbetet gjithë bytha në diell. Vazhdoni pastroni paratë e pista , duke shkatërruar përfundimisht ekonominë e pastër.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lajm i mirë

      Ti or trap qënke edhe më keq se hasoni. A nuk e di ti mor debil se paraja nuk mban erë?!

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Për qelbësirat ,të korruptuarit dhe kriminelët ,jo. Shqiperia eshte shtet i mallkuar nga e keqja qe kultivon në shpirt.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuriu rrogtar

        Personalisht jam me rroge mesatare , kursej vetem se nuk kam besim tek shteti dhe institucionet shqiptare. Ketu po nuk pate lek vdes dhe shteti eshte inegzistent . shko pa lek tek mjeku dhe shiko ku do perfundosh . Shiko te jesh pa pune dhe shih ku perfundon . Tevarferit nuk kane c fare te kursejne , shtresa e mesme kursen nga e keqja , te pasurit pastrojne parate.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje