Ibrahimaj: Paga minimale do rritet nga viti 2026, taksat dhe kontributet nuk rriten për 18 muaj

30 Shtator 2025, 13:00Ekonomia TEMA
Ibrahimaj: Paga minimale do rritet nga viti 2026, taksat dhe kontributet nuk

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u ndal dhe tek tregu i punës, duke sqaruar se ka pasur ulje të normës së papunësisë, një tregues ky pozitiv për tregun e punës.

Po kështu, Ibrahimaj u shpreh se rritja e pagës minimale do të nisë nga viti 2026.

“Së fundmi tregu i punës ka vijuar të shfaqë shenja pozitive. Ne prej vitesh kemi parë normë papunësie në rënie, normë punësimi në rritje.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, ne kemi pasur një rritje gjithashtu të pjesëmarrjen në forcën e aftë për punë, me 0.6%, e cila është aktualisht në nivelin e 76.25.

Ndërkohë, që paga bruto është në nivelin e 83, 906 lekë ose e rritur në 11.4% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ne presim që dinamikat e tregut të punës të vijojnë të rriten në vitet në vijim, siç kemi paraqitur në programin tonë të qeverisjes, paga minimale do të rritet duke filluar nga viti 2026. Sot është në nivelin 40 mijë lekë, do të shkojë në nivelin 50 mijë lekë, duke garantuar një peshë më të ulët të kësaj rritjeje të shpenzimeve për bizneset shqiptare, pasi ne kemi marrë vendimin që për 18 muajit e parë, kostot për biznesin sa i përket taksave dhe kontributëve, nuk do të rriten për këtë periudhë 18 mujore”, tha ajo.

4 Komente

  1. x
    xhambazi

    IK moj gerdalle e rilindjes ,ministre e pa afte

    Përgjigjjuni
    1. s
      sam

      Ne cilin muaj ministre?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimonda H

        Po ti moj zonje ishje njehere ministre dhe te larguan(!!) Po tani per pune te dalluar je vendosur prape?!? Ti nuk perfaqeson asked dhe asgje. Me mire mos dil fare ne media...firmos ca urdhera qe ti vene perpara dhe kaq. Flet ti per pensionet..

        Përgjigjjuni
        1. i
          i lumturuari

          Kjo eshte ministrja qe doli dhe sqaroi pensionistet lidhur me indeksimin e pe sio eve 2.5 perqind. Po si nuk ju skuqe pak faqja.? Po KM e di qe nuk i skuqet faqja ndaj dhe nxorri ate te jepte kete sihariq te madh te qeverise!!! Pse nuk doli vete do lyesni ju? Po ka genjyer aq shume sa i ka konsumyar genjeshtrat. Eshte tallur se i digjet zemra per pensionistet, se mendon dite e nate per ta, se do krijinte fondin sovran me naften e shpiragut, me eleminimin e evazionit ne derdhjen e kontributeve, e sa e sa genjeshtra te tilla. Pa le me ate pensionin e 13 ne vitin 2030!!!!! Si puna e atyre sateliteve qe i ka derguar ne hapesire. Kjo eshte fatkeqesi. Por me e keqja eshte se per te na i krijuar keto fatkeqesi jane bere bashke me Berishen.. Priteni kur te nxjerri tellalet dhe vete ai dhe te flasin per bonusin e qelbur te fund vitit. Do fillojne tani e do vazhdojne deri nga fillimi muait mars 2026. Le ti perdori edhe bonuset per te pritur e sajdisur ca qylaxhij qe i duhen per te folur mire per te ne BE kse per ndertimin e ndonje kopshti tjeter Eden , po jo te kryeministria, tek parlamenti qe te pine kafe me Berishen dhe Gazin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje